Friday, June 03, 2005

 

Administrata ndërkombëtare zyrtarizon kodin e ri postar

Prishtinë, 3 qershor(asdrenOnline)
Administrata ndërkombëtare në vend ka aprovuar kodet e reja postare, të cilat Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) është përgjegjëse që ti zbatoj që nga 1 qershori i këtij viti, ka njoftuar të premten zyra për informim e UNMIK-ut. Kodi i ri postar është zhvilluar ne bashkëpunim me Unionin Universal Postar (UPU). Sipas UNMIK-ut me kërkesë të UPU-së, UNMIK-u ka konfirmuar se ka fuqi formale për të aprovuar kode postare për Kosovën dhe në fakt ai ka aprovuar kode të tilla postare. Në bazë të këtij konfirmimi nga ana e UNMIK-ut, UPU ka publikuar një qarkore duke njoftuar administratat postare rreth kodeve të reja, të cilat i janë shtuar bazës së të dhënave të Universal POST CODES. Me zyrtarizimin e kodit të ri postar nga UNMIK-u, çdo dërgesë e letrave apo pakove jashtë vendit do të bëhet nëpërmjet Kosovës, e jo nëpërmjet qendrave tranzite në Shqipëri apo Zvicrër, siç është bërë deri më tani. Marrja e kodit postar do të rrit edhe shpejtësinë dhe sigurinë e shkëmbimit të letrave dhe pakove brenda dhe jashtë Kosovës.
Kodi për Prishtinën është 10 000, Prizreni ka kodin 20 000, Peja 30 000, Mitrovica 40 000, Gjakova 50 000, Gjilani 60 000 dhe Ferizaj 70 000. Të gjitha qytetet kanë edhe nën kodet e tyre.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?