Tuesday, October 03, 2006

 

DISKURSI POLITIK i OKB-së DHE KOSOVA

Nën administrimin e z. Jesen Petersen ka ndryshuar pozicioni i KB-ve në Kosovë: nga një administratë e cila nuk e ka të qartë se çfarë kërkon në Kosovë, në një administratë përkrahëse për proceset politike në Kosovë. Faza finale po afron, edhe për vetë OKB-në në Kosovë.

Vehbi Miftari

Shtatë vjet më parë askush nga të huajt në Kosovë nuk fliste për pavarësinë. Qendrat e vendimarrjes në Evropë e përmendnin, ndonjëherë pothuajse përqartë, rezolutën 1244. Vetëm ndonjëri që ishte me pragamtik guxonte të fliste për një autonomi për shqiptarët e Kosovës, gjithnjë duke ua mbajtur para hundëve rezolutën 1244.
Vetëm kryetari i Kosovës, dr. Rugova, fliste hapur për atë që ishte e pashmangshme: pavarësinë e Kosovës, si vullnet i popullit të saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më të cilat lëvizjen politike të Kosovës e lidhte parimi i lirisë, ishin më të përmbajtura dhe vazhdimisht thërrisnin për progres, pa paragjykuar statusin përfundimtar të Kosovës. Diskursi i tyre i matur nuk ishte pasojë e dilemave rrëth së ardhmes politike të Kosovës, sepse ata e patën demonstruar në praktikë përkushtmin e tyre për përhapjen e lirisë në botë, duke përdorur për herë të parë në historinë e alenacës më të fuqishme, NATO-s, për mbrojtjen e të drejtës humanitare: mbrojtjen e një populli të pafajashëm nga spastrimi etnik.

Diskursi politik i administratës së presidentit Klinton ishte i matur për të amortizuar një pamaturi politike dhe një heterogjenitet në qëndrime të qendrave të ndryshme botërore, si dhe për të mbrojtur karakterin thellësisht të drejtë të sulmeve ajrore ndaj forcave jugosllave. Më vonë ky diskurs ka evoluar, deri në deklaratën e këshilltarit të presidentit Xhorxh Bush, Bruce Jackson, se duhet bërë hapin vendimtar për pavarësinë e Kosovës. Por, në ndërkohë, kanë kaluar gjashtë vjet përkushtim për Kosovën dhe frustrimi politik i disa vendeve u amortizua me një praktikë politike shumë pragmatike.

Kombet e Bashkuara – kombe të ndara

Diskursi elementar i Kombeve të Bashkuara, përmes administratës së instaluar në Kosovë, ishte i tejet heterogjen që nga fillimi. Ai varej nga lëvizjet emocionale (më shumë se politike) të populllatës joshumicë në Kosovë dhe, pse jo, nga pikëpamjet politike të administratorëve të saj këtu. E, Kosova e vazhdonte patrembshëm rrugën e saj drejt pavarësisë, sepse stabiliteti politik e determinonte kërkesën politike për zgjidhjen e statusit të saj në bazë të vullnetit të popullit të saj. Por, cili ka qenë ralisht diskursi politik i gjithë këtyre qednrave në këto pesë vite? Sa ka ndryshuar ai brenda më pak se një viti? Pse?

Administratori i parë i Kosovës, tashmë i ndjeri De Leilo, pothuajse nuk është dukur fare. Madje, shumica dërrmuese e popullit të Kosovës nuk e di se ka patur një administrator të KB-ve para humanistit të zhytur në politikë, Bernard Kushnerit. Ai ka përgatitur instalimin e një misioni të KB-ve në Kosovë dhe këtë e ka arritur, anipse në heshtje.

Kryeadministratori i dytë, z. Kushner, mjek me profesion, erdhi ta plasonte porosinë për “dashurinë mes njerëzve”, për ta larguar urejtjen. Mision paksa etik, por jo politik. Diskursi i tij politik është diksurs i priftit të veshur me petkun e gjykatësit. Veprimet politike të tij janë veprime kurative për një shoqri të postrtraumatizuar. Nuk them se ka qenë i panevojshëm ky diskurs.

Përkundrazi. Në mendjet e popullatës së Kosovës ai mbahet mend si administrator i urtë, i cili jep shenja të dashurisë mes njerëzve dhe është i gatshëm të gjendet kudo ku ka probleme. Por, një administrator është për t’i zgjidhur problemet, jo për t’i vajtuar ato. Ekonomia e vendit vazhdoi të jetonte në terr, si edhe popullata e saj. Ndërkohë nga ta kërkohej të ishin të urtë e paqedashës, një veti të cilën popullli i Kosovës e ka të trashëguar, sikur e ka dëshmuar historia dymijëvjeçare e tij. Por, le t’i kthehemi diskursit të tij politik.

Z. Kushner, njeriu i dashur i popullit të Kosovës (Universiteti i Prishtinës ia ka dhënë çmimin „Doctor honoris causa“) fliste pak për zjgidhjen politike të statusit të Kosovës. Ai e kishte biblën e vet: rezolutën 1244, të cilës i rrëfehej dhe nga e cila përpiqej të mësonte, e në të cilën, realisht, besonte shumë pak. Por, duket se e kishte gjetur gurin e çmuar: mjftonte t’i shtyje njerëzit në dashuri, që të zgjidhje pastaj problemin e tyre. Por, e humbi vetë atë, sepse ekonominë e vendit e çoi drejt shkatërrimit të përgjithshëm.

Administratori i tretë, njeriu ”i hekurt”, Hans Hakerup, ishte fytyra tjetër e KB-ve. Ai nuk diskutonte me askë, nuk ofronte zgjidhje për asgjë. La përshtypjen se nuk intersohej për asgjë. E megjithatë, dokumentet që i nënshkroi, dhe ato që mendonte t’i nënshkruante, vazhdojnë edhe sot të sjellin kokëqarje në mendjet e njerëzve të Kosovës. Duket se pas “infuzionit social” që dha z. Kushner në Kosovë, duhej njeriu që do „t’i mësonte“ të trajtuarit se si të jetojnë. Por, humbi në mjegullën e leksioneve për shkretëtirat e Saharasë në zemër të Evropës, në themelet e qytetërimit të saj, madje.

Z. Shtajner, njeriu i buzëqeshjeve të gjata e pa shkas ndonjëherë, sikur erdhi ta riparonte atë që ishte dëmtuar rëndë: imazhin e administratës ndërkombëtare në Kosovë. Ai ishte shumë i dashur, por harronte se përfaqësonte një administratë tejet divergjente. Kjo ndikoi në karrierën e tij. Diplomacia e vendit të tij, i dha një vend margjinal në KB në Gjenevë, duke ia ndaluar të jepte çfarëdo deklarate për Kosovën. Nuk bëri shumë, por u kujtua si njeri karizmatik, i cili është në gjendje të gjej një mes mesa asaj që quhet politikë përfaqësuese dhe politikës reale pragamtike. Ai kërkonte zgjidhje politike, por nuk e ofroi atë. Sidoqoftë, është i pari, mbase, që e ndjeu peshën e status - quo-së në Kosovë.

Z. Holkeri, pasardhësi i tij, bëri be se do t’i shtynte proceset përpara, duke mësuar nga përvoja e pararendësve të tyre. Ai ndërmorri hapa që janë vendimtar për zhvillimin jo vetëm politik në Kosovë, por edhe për të nisur një proces të zhvillimit, i bindur se pakënaqësitë e popullit të Kosovës me administratën e KB-ve janë para së gjithash të natyrës ekzistenciale. Në Kosovë nuk ka ekzistuar asnjëherë droja për zgjidhjen e çështjes së saj. Populli i saj, i mbrujtur me besim mahnitës në vetvete, ka qenë gjithnjë i bindur se zgjidhja e statusit do të mbetet në duart e tij.

Këtë formë politike e ka të trashëguar nga lëvizja politike e viteve ’90. Mënyra se si raportonte z. Holkeri në KS të OKB-ve dhe përmbajtja e këtyre raporteve e ngacmonte politikën e disa vendeve, duke e shdnërruar haptazi Kombet e Bashkuara, e më këtë edhe administratën e saj në Kosovë, në qendër të kombeve të ndara e të qëllimeve politike unilaterale.

Petersen, ose demokracia përtej bruokracisë

Z. Jesen Petersen erdhi për të gjetur zgjidhje për Kosovën, jo për të reflektuar unitetin që mungonte vazhdimisht. Ai u shndërrua shpejt në pjesë të proceseve plitike në Kosovë, jo në vëzhgues të tyre,. Aq më pak mund të identifikohet me kërkesat politike të KB-ve. Ai i njohu shpejt paradigmat që do ta përcaktonin profilin e tij politik në Kosovë, pradaj iu shtrua një kërkese themelore politike: të ndiqte vullnetin e popullit për zhvillim të përgjithshëm.

Diskursi i tij politik, ndryshoi nga paraardhësit: Kosova u njoh prej tij si entitet i pavarur politik, i cili i përcakton kahet e zhvillimit të vet. Ai e liroi administratën e KB-ve nga pengu politik: obskurantizmi serb. Për Kosovën, vendimet politike merren në Prishtinë, përsëriste ai. Kjo e ndryshoi rrënjësisht diskursin politik të KB-ve, e cila nuk kërkonte më ringjlljen e autonomisë, por zgjidhje politike për Kosovën. Ai ka mbrojtur një autoritet të KB-ve që ajo realisht nuk e kishte.

Ai doli përmbi burokracinë dhe i hapi shtigjet e demokracisë. Përfitues mund të jetë politika e Kosovës, por përfitues më i mad është vetë OKB-ja. Prandaj, them se ka ndryshuar pozicioni i KB-ve në Kosovë: nga një administratë e cila nuk e ka të qartë se çfarë kërkon në Kosovë, në një administratë përkrahëse për proceset politike në Kosovë. Faza finale po afron, edhe për vetë OKB-në në Kosovë. Z. Petersen me OKB-në e lidh kursi i punëdhënies, por jo edhe parimet themelore demokratike. Të tillat ai i gjen në dëmokracinë morale, më tepër se në programin politik (nëse ekziston) të administratës që përfaqëson.

Marrë nga libri i të njejtit autor: "Kosova, etika politike"


Monday, September 25, 2006

 

SINDROMI I KEK-UT DHE ESBI-JA

Esenca e problemit me ESBI-n nuk është niveli i pagave që marrin menaxherët e saj, por kontrata që Qeveria e Kosovës, në kohën kur kryeministër ka qenë Bajram Rexhepi ka nënshkruar një kontratë me ESBI-në, e cila nuk parasheh mekanizma të përcjelljes për shumë pika, por e cila lejon që të shumëfishohen shumat të cilat do të derdhen në emër të kësaj kontrate, ndërkohë që asnjë prej pikave që parashihen në kontratë nuk është e domosdoshme që të mos plotësohen për t’u shkëputur në mënyrë të njëanshme nga ana e qeverisë.

Koment nga Vehbi Miftari

1.

Kam përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në KEK, sidomos më ka interesuar mënyra se si plasohet një skandal potencial në media, se si ai përcillet nga njëri medium në tjetrin, se si stërzgjatet për shkak të inertësisë së institucioneve të drejtësisë dhe se si përfundon në fund vetëm si një re pluhuri për të cilën askush nuk dëshiron të rikujtohet, duke i lënë gazetarët edhe ata më profesionistët, në zhgënjim të thellë. Të gjithë këta elementë që u përmendën mendoj se janë pjesë e zinxhirit i cili e çrëndomtëson edhe rastin më të pazakontë, duke e kthyer rolin e mediave në një element të pafuqishëm karshi burokracisë së shtresuar dhe mungesës së mekanizmave për të rregulluar qoftë edhe një detaj nga fyerjet që u bëhen qytetarëve të Kosovës në emër të po këtyre qytetarëve.

2.

Nuk them se mediat nuk kanë pasur një faj në gjithë këtë fushatë. Madje, më duket e pasinqertë dhe investim i gabuar që të gjithë gazetarët të mblidhen në sallën për konferenca me gazetarë dhe të insistojnë të dinë se sa e paskësh rrogën akëcili menaxher në KEK, dhe këtë e bëjnë për një javë rresht, ndërkohë që asnjëri syresh nuk i hulumton shkaqet e vërteta që kanë sjellë në një gjendje të tillë, kur atyre që provojnë të zbulojnë një të vërtetë u mbyllen dyert me furi. Fundja, John Ashley është menaxher i KEK-ut, por që paguhet nga organizata që e ka sjellë këtu, dhe ai ka të drejtë të kërkojë pagën edhe 450.00 euro, nëse për këtë pajtohet punëdhënësi i tij. Esenca e problemit qëndron gjetiu: në kontratën që Qeveria e Kosovës, në kohën kur kryeministër ka qenë Bajram Rexhepi ka nënshkruar një kontratë me ESBI-në, e cila nuk parasheh mekanizma të përcjelljes për shumë pika, por e cila lejon që të shumëfishohen shumat të cilat do të derdhen në emër të kësaj kontrate, ndërkohë që asnjë prej pikave që parashihen në kontratë nuk është e domosdoshme që të mos plotësohen për t’u shkëputur në mënyrë të njëanshme nga ana e qeverisë. Ta zëmë, kompania menaxhuese duhet të garantojë rritje të inkasimit, por askund nuk përmendet pragu minimal dhe çfarëdo inkasimi mund të quhet sukses, prandaj më së paku mund të fajësohet kompania ESBI për mosinkasim të mjaftueshëm!! Ata mund të thonë: e rëndësishme është që ne e kemi rritur shkallën e inkasimit. Ose: furnizimi 24-orësh me energji elektrike për konsumatorët që e paguajnë atë. Nuk mbaj mend shkelje më të madhe të të drejtave të konsumatorëve në Kosovën e pasluftës sesa aplikimi i planit, ose i planeve të modifikuara të KEK-ut, të cili parasheh shkyçjen kolektive si instrument për rritjen e inkasimit. Furnizimi i rregullt me energji është kusht i domosdoshëm për ekzistimin e një kompanie. Mospagesa është legjitimim individual i shkyçjeve e cila mund të jetë vetëm individuale, por dënimi kolektiv në emër të së drejtës së kompanisë është i sanksionueshëm.

3.

Përgjegjësia më e madhe, prandaj, është përgjegjësia morale që institucionet e Kosovës kanë karshi qytetarëve të saj. Nëse ESBI-ja nuk e furnizon me rrymë 24 orë atë, është shenjë se ose kontrata nuk i ka përfshirë kushtet e domosdoshme, ose qeveria nuk është e fuqishme të bëjë presion mbi atë kompani që t’i përmbush detyrimet që dalin nga kontrata. Këto janë “mëkate” të mediave, por a mund të quhen mediat fajtore për nivelin e tmerrshëm të dallimeve në pagesë mes menaxherëve të kompanive publike, sikur është KEK-u, dhe, ta zëmë, shërbyesve civilë ose profesorëve të universitetit? A mund të quhen mediat fajtore nëse ministri Çeku nga kritikuesi më i madh i punës në KEK, përnjëherësh shndërrohet në anëtar të bordit të kësaj kompanie, duke e modifikuar skajshmërisht fjalorin e tij politik në raport me këtë kompani? Dhe, më tej, a mund të fajësohen gazetarët pse këmbëngulja e tyre për të dokumentuar çfarëdo shkeljeje në vend “shpaguhet” me heshtje”? KEK-u është kompani publike dhe si e tillë ajo duhet t’u nënshtrohet ligjeve aktuale në vend.


 

“Vala 900” ulë çmimin e sms-ve në 8 centë

Operatori i vetëm legal i telefonisë mobile në vend, “Vala 900”, njoftoi të premten se ka bërë zbritjen e çmimit të sms-ve prej 13 centë, në 8 centë, çmim ky i cili vlen vetëm për dërgesat brenda rrjetit të “Valës 900”.

Etrur Rrustemaj, drejtor menaxhues i PTK-së, theksoi më këtë rast se zbritja e çmimeve të sms-ve është vetëm një nga lehtësitë e reja që “Vala 900” i ofron konsumatorëve të saj.

“PTK përmes zbritjes së çmimit për shërbimet e ofruara dhe përmes ofrimit të shërbimeve të reja, të cilat ende nuk kanë përfunduar, flet për përkushtimin dhe fokusimin tonë drejt konsumatorit në përmbushjen e kërkesave të tyre”, theksoi ai.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra për informim e PTK-së, thuhet se zgjerimi i ofertës për konsumatorët është pjesë e planit të PTK-së dhe njësisë së saj “Vala 900”, për të orientuar biznesin në shërbim të konsumatorëve.

Deri më tash operatori i vetëm legal i telefonisë mobile “Vala 900” ka bërë zbritjen e çmimit të SIM kartelave prej 66 në 15 euro, si dhe ka zbritur çmimin e thirrjeve ndërkombëtare për 50 për qind.

Gjatë këtij viti “Vala 900”, po ashtu ka lansuar shërbimin SMS ndërkombëtar dhe shërbimin roaming për parapaguesit.

Ndërkohë deri në fund të vitit pritet të lansohen edhe shumë shërbime të reja ndër to edhe ai GPRS


 

“Komercijalna Banka” e Serbisë licencohet për operim në Kosovë

Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pohuan të premten në Prishtinë, së dega e bankës serbe “Komercijalna Banka- Beograd” në Kosovë, përveç raportimit që do të bëjë në BQK, ajo në të njëjtën kohë për veprimtarinë e vetë, do t’i raportojë edhe Bankës Popullore të Serbisë.
“Komercijalna Banka-Beograd” iu është aprovuar licenca për të hapur degët e veta në territorin e Kosovës.
Edhe pse licenca preliminare e degës së “Komercijalna Banka” është aprovuar nga Bordi drejtues i BPK-së, në takimin e mbajtur më 23 gusht 2006, zyrtarizimi i kësaj licence u bë pikërisht në ditën kur institucionet vendore së bashku me UNMIK-un Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK) edhe zyrtarisht e shndërruan në Bankë Qendrore të Kosovës.
Sipas BQK-së, dega e “Komercijalna Banka- Beograd” aktivitetet e veta të biznesit në Kosovë do t’i kryejë nëpërmjet degës kryesore në Mitrovicë dhe tetë zyrave tjera, të cilat kryesisht ndodhen nëpër vendbanimet serbe në Kosovë si: Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok, Ranilug, Zveçan, Graçanicë, Shillovë dhe Dragash.
Drejtori menaxhues i BQK-së, Michel Svetchine, theksoi se kjo bankë në pajtueshmëri me rregullativën në fuqi, do t’i raportojë BQK-së në lidhje me veprimtaritë e veta dhe në njëjtën kohë për aktivitetet e degës së kësaj banke, kjo bankë do t’i raportojë bankës amë dhe Bankës Popullore të Serbisë.
Sipas drejtuesve të BQK-së, Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e Serbisë kanë marrëdhënie të mira profesionale me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve dhe klientëve të bankave komerciale.
BPK-ja e ka mirëpritur rregullimin e aktiviteteve të “Komercijalna Bankës”, e cila, sipas tyre, nuk do të funksionojë si strukturë paralele, por si strukturë ligjore.
Qëllimi i bankës serbe është që të kenë një rritje modeste, duke kryer aktivitetet tradicionale bankare për individët dhe ndërmarrjet e vogla. Objektivat e biznesit të tyre janë pagesat për ekonominë shtëpiake, si dhe pagesat ndërkombëtare të cilat orientojnë zakonisht kompanitë që merren me tregti, bujqësi dhe ndërtimtari.

 

BPK edhe zyrtarisht bëhet Bankë Qendrore e Kosovës

UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës, të premten edhe zyrtarisht shpallën Autoritetin Bankar dhe të Pagesave (BPK) si Autoritet Bankar Qendror të Kosovës (BQK), më çka kjo bankë merr më shumë përgjegjësi në mbikëqyrjen dhe rregullimin e sektorit financiar në Kosovë.
Autoriteti Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK) u shndërrua në Bankë Qendrore të Kosovës, përmes një rregulloreje të nënshkruar nga shefi i administratës ndërkombëtar Joachim Ruecker.
Paul Acda, ushtrues detyre e shefit të Shtyllës IV të UNMIK-ut, tha me këtë rast, se hartimi i rregullores se re, përmes të cilës BPK-ja shndërrohet në BQK, është përgatitur në bashkëpunim më institucionet financiare ndërkombëtare, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe me komponentët e ndryshëm të UNMIK-ut.
“Transferimi i Autoritetit Bankar të Pagesave në Autoritetin Qendror të Pagesave të Kosovës është edhe një përpjekje e administratës se UNMIK-ut për bartjen e kompetencave tek institucionet vendore”, tha Acda.
Rregullorja e re, sipas Acda-s, ia bën të qartë BQK-së fushat e mbikëqyrjes financiare, sistemeve të pagesave, studimeve ekonomike si dhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin në institucionet financiare ndërkombëtare.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Haki Shatri, tha ndërkaq së pret nga Banka Qendrore e Kosovës që të ndihmojë dhe përkrah zhvillimin e politikave zhvillimore të vendit.
Sipas drejtorit menaxhues të BPK-së, tashmë BQK, Michel Svetchine, tash e tutje Banka Qendrore e Kosovës do të kujdeset për funksionimin e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të sistemit financiar, të bazuar në treg të qëndrueshëm.
Banka Qendrore, sipas Svetchine, përmes rolit të saj të mbrojtësit të stabilitetit financiar do të kontribuojë në stabilitetin monetar.
Ajri Begu, kryetar i Bordi të BPK-së, tha se shndërrimi i BPK-së në BQK i përgjigjet realitetit të ri të krijuar në Kosovë.
Edhe pse BQK-ja, nuk do të këtë të drejtën e bërjes se politikave monetare, emetimit të parasë, kryetari i Bordit, tha se BQK-ja do të mundohet që t’i gjejë mënyrat për t’i zëvendësuar këto politika.
Me transformimin e BPK-së në BQK, parashihet që Bordi i BQK-së të përbëhet nga 5 anëtarë, prej tyre 3 do të jenë vendorë, ndërsa 2 ndërkombëtarë.
Një përfaqësues i Bordit të ri do të jetë nga UNMIK-u, kurse nga tre anëtarët vendor të bordit, 2 do të emërohen nga Qeveria e Kosovës, kurse anëtari i tretë do të jetë drejtori i Departamentit të Thesarit. Për anëtarët e rinj të bordit duhet merret aprovimi edhe nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë.
Menaxhmenti i BQK-së do të përbëhet nga drejtori i përgjithshëm, i cili do të jetë edhe kryeshef ekzekutiv dhe dy zëvendësdrejtorë të përgjithshëm.
BQK-ja është i vetmi organ përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e bankave, kompanive të sigurimit dhe skemave private pensionale. Çdo bankë tjetër në Kosovë duhet të veprojë në përputhje me rregullat dhe urdhëresat e BPK-së.

Friday, September 22, 2006

 

Menaxherin e dështuar John Ashley KEK-u e paguan gjysmë milioni euro në vit

Sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), publikuan të mërkurën pagat e stafit ndërkombëtarë të KEK-ut, sipas të cilëve ato sillen prej 25 mijë deri në 40 mijë euro, ndërsa vetëm për menaxherin John Ashley, KEK-u paguan rreth 40 mijë euro në muaj, ose 480 mijë euro në vit, pa llogaritur të gjitha shpenzimet tjera të cilat ai i ka gratis.
John Ashley është konsideruar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave si i dështuar në menaxhim dhe i është kërkuar disa herë dorëheqja e tij, gjë të cilën e ka bërë në mbledhjen e fundit të Bordit të KEK-ut.
Gjatë udhëheqjes se Ashley-it në KEK, kjo kompani jo vetëm që nuk është bërë kompani e vetëqëndrueshme financiarisht, siç kishte premtuar ai, por përjetoi humbjet me të mëdha financiare në historinë e vet.
Sindikata “Elektrokosovës” e cila grumbullon rreth vetes një pjesë të punëtorëve të KEK-ut, gjatë mbledhjes së kryesisë, i publikoi të dhënat për pagat e stafit ndërkombëtar në korporatë.
“Drejtori menaxhues i KEK-ut, John Ashley, pagë mujore nga KEK-u merr 40 mijë euro, pa llogaritur këtu të gjitha shpenzimet që i bën gjatë udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit; zëvendësi i tij paguhet 35 mijë euro në muaj, kurse asistentët e tyre, pagë mujore nga KEK-u marrin nga 25 mijë euro”, deklaroi të mërkurën, Lazër Krasniqi, kryetari i sindikatës “Elektrokosova”.
Gjatë takimit të kryesisë se kësaj sindikate, që u mbajt sot para dyerve të ndërtesës se “Elektrokosovës”, pasi që strukturat udhëheqëse të KEK-ut kishin urdhëruar moslejimin e punëtorëve dhe krerëve të sindikatës që të hyjnë brenda ndërtesës, Krasniqi fajësoi menaxhmentin ndërkombëtar si përgjegjës të drejtpërdrejt për gjendjen e rëndë në KEK.
Sipas tij, ky menaxhment ka dështuar dhe po mundohet që të largohet nga Kosova.
“Ata, (menaxhmenti ndërkombëtar) po largohen nga Kosova duke marrë me vete 7 milionë euro të tatimpaguesve kosovarë, kinse për ngritjen e inkasimit, kurse KEK-un po e lënë në një gjendje edhe me të rëndë financiare se sa që ishte kur ata erdhën në krye të menaxhimit”, tha Krasniqi.
Ai tha se gjatë periudhës se menaxhimit të KEK-ut, borxhet e kësaj kompanie nga 169 milionë sa kishte, janë rritur në 300 milionë euro.
Jozyrtarisht përfaqësues të MEM-it thanë se që nga ardhja e John Ashley në krye të KEK-ut, korporata ka pasur rreth 10 milionë humbje mujore.
Një ndër dështimet e menaxhmentit ndërkombëtar në këtë kompani ishte edhe mosarritja e ndryshimit të proporcionit të humbjeve teknike.
Gjatë kësaj periudhe kjo kompani, nga energjia e tërësishme e prodhuar ka arritur që të inkasojë vetëm 30 për qind të energjisë së prodhuar, pjesa tjetër e energjisë nga menaxhmenti ndërkombëtar është cilësuar si humbje teknike.

 

Tatimorët thonë se kanë tejkaluar planin për 1.7 mil. €

Drejtues të Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), të mërkurën theksuan së gjatë periudhës nëntëmujore, kjo administratë ka arritur që të grumbullojë për buxhetin e Kosovës rreth 127.9 milionë €, që sipas tyre, paraqet tejkalim të planit për 1.7 milion euro.
Drejtuesit e ATK-së, në të njëjtën kohë, pranuan së vlera e borxheve që subjektet e ndryshme biznesore i kanë ATK-së, arrin vlerat e 160 milionë euro, kurset vlera e atyre borxheve, të cilat ATK-ja i konsideron si të pambledhshme kapin shumën e 11 milionë euro.
Januz Krasniqi, drejtor i ATK-së, gjatë një konference për gazetarë tha se plani i vitit 2006, ishte në vlerën 126.2 milionë euro. Ky plan sipas tij, është tejkaluar tre muaj përpara përfundimit të nëntë mujorit, që do të thotë se deri në atë kohë nga ATK-ja janë mbledhur rreth 127.9 milionë euro.
Gjatë kësaj periudhe, nga tatimi në të ardhurat personale, ATK-ja ka arritur që të grumbullojë 34.5 milionë euro, nga tatimit në vlerën e shtuar 32 milionë euro, nga të ardhurat e korporatave 50 milionë euro, si dhe nga tatimi fitim dhe tatimi i paragjykuar ka grumbulluar rreth 11.4 milionë euro.
ATK-ja, sipas Krasniqit, ka edhe probleme me evazionin fiskal dhe në mbledhjen e borxheve, që janë në vlerë afro 160 milionë euro.
Për shkak të evazioni fiskal (ikjes nga pagesa e tatimit) ATK gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur që të grumbullojë rreth 70.4 milionë euro.
Kur është fjala te mbledhja e borxheve, sipas drejtuesve të ATK-së, problemi më i theksuar është tek mbledhja e borxheve të ish-ndërmarrjeve shoqërore, tashme të privatizuara, të cilat ATK-së i kanë borxh rreth 33.5 milionë euro.
Ndryshe, që nga themelimi i saj, në janar të vitit 2000, në Administratën Tatimore të Kosovës e deklarojnë dhe e paguajnë tatimin rreth 42 mijë biznese të shpërndara në tërë territorin e Kosovës.

 

BPK bëhet bankë qendrore e Kosovës

Shefi i administratës ndërkombëtar në vend (UNMIK) Joachim Ruecker, të mërkurën ka nënshkruar rregulloren e re, përmes të cilës Autoriteti Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK) shndërrohet në Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës.
Kjo gjë u bë e ditur sot gjatë konferencës se rregullt të UNMIK-ut më gazetarë ku u tha se nxjerrja e rregullores së re është bërë me qëllim që të rritet autoriteti institucional BPK-së, sa i përket mbikëqyrjes, rregullimit dhe licencimin e institucioneve financiare në Kosovë.
Qeveria dhe UNMIK-u, në muajin maj të viti të kaluar janë pajtuar për transferimin e BPK-së në BQK dhe atëbotë është thënë se kanë mbetur vetëm formalitetet teknike, të cilat do të përfundojnë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.
Rregullorja e BPK-së është hartuar më 15 nëntor të vitit 1999 dhe ajo në mungesë të statusit të pazgjidhur të vendit, është deleguar që të kryejë pjesën dërmuese të punëve të një Banke Qendrore.
Me transformimin e BPK-së në BQK, parashihet që Bordi i BQK-së të përbëhet nga 7 anëtarë, prej tyre 5 do të jenë vendorë, ndërsa 2 ndërkombëtarë.
Një përfaqësues i Bordit të ri do të jetë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, një nga Shtylla IV e UNMIK-ut, kurse 5 përfaqësues të tjerë do të jenë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave apo Qeveria, të cilët do të zgjidhen në parlament. Për anëtarët e rinj të bordit duhet merret aprovimi edhe nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë.
BPK-ja është i vetmi organ përgjegjës për licencimin e bankave në Kosovë dhe për mbikëqyrjen dhe rregullimin e tyre dhe punës së kompanive të sigurimeve dhe skemave private pensionale. Çdo bankë tjetër në Kosovë duhet të veprojë në përputhje me rregullat dhe urdhëresat e BPK-së.

 

Ministria e Financave e pakënaqur me nivelin e inkasimit të tatimit në pronë

Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), edhe pse pranon se Kuvendet komunale gjatë kësaj periudhe të vitit kanë rritur inkasimin e tatimit në pronë për 7 për qind, ajo është e pakënaqur më angazhimin e tyre dhe njëkohësisht u kërkon që të përmirësojnë edhe me shumë arkëtimin e tatimit në pronë.
Këtë shqetësim, MEF-i e ka paraqitur gjatë publikimit të të dhënave për arkëtimet nga tatimi në pronë për periudhën janar-gusht të këtij viti.
Të dhënat e publikuara nga MEF-i tregojnë se inkasimi i tatimit në pronë gjatë kësaj periudhe nga Kuvendet Komunale (KK) ka shënuar një rritje prej 7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
MEF-i, rritjen e inkasimit prej 7 për qind e konsideron një rritje të vogël dhe u bënë thirrje komunave që të përmirësojnë arkëtimet e tyre nga tatimi në pronë, me qëllim të arritjes së objektivave të tyre.
Gjatë kësaj periudhe, sipas MEF-it, disa komuna kanë arritur më pak se 60 për qind të objektivave të tyre. Në grupin e komunave që nuk kanë arritur pragun prej 60 për qind hyjnë komuna e Novobërdës më 2 për qind të nivelit të inkasimit; komuna e Shtërpcës me 35 për qind; komuna e Vitisë më 37 për qind etj.
Po ashtu, pragun prej 60 për qind në inkasimin tatimit në pronë nuk ka arritur ta kalojë as komuna e Gjakovës, e cila ka arkëtuar vetëm 40 për qind, ajo e Pejës me 43 për qind, Skenderajt me 45 për qind, Istogut me 53 për qind, Gjilanit më 53 për qind; Prizrenit 56 për qind; Fushë Kosovës me 57 për qind, Ferizajt me 57 për qind, si dhe komuna e Deçanit me 58 për qind.
Sipas MEF-it, Kuvendi Komunal i Lipjanit ka arritur objektivat e grantit nxitës të tatimit në pronë qysh në fund të muajit korrik dhe kjo është arritur duke ndërmarrë disa masa të thjeshta detyruese për arkëtimin e tatimit në pronë.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave fuqishëm i inkurajon të gjitha komunat e Kosovës që të zbatojnë masat e ngjashme të inkasimit të detyruar dhe të shfrytëzojnë autoritetin e dhënë me ligj për arkëtimin e tatimit në pronë.
Komunat tjera janë, duke përfshirë Obiliqin, Kamenicën, Kaçanikun, Gllogocin, Vushtrrinë, Mitrovicën, Prishtinën, Rahovecin, Klinën, Dragashin dhe Suharekën, sipas MEF-it janë në rrugë të mirë për të përmbushur objektivin e inkasimit të tatimit në pronë. Megjithatë, këto komuna akoma duhet të mbajnë përqindjet aktuale të inkasimit me qëllim të arritjes së objektivave të tyre.
Granti nxitës i Tatimit në Pronë ishte themeluar për të adresuar problemin e rritjes joadekuate të të hyrave komunale. Tatimi në pronë, në mënyrë mjaft domethënëse ndihmon për të kompensuar nevojat e komunave për shpenzime për shumat e parave që qeveria qendrore është në gjendje të ofroj.
Çdo euro e të hyrave nga tatimi në pronë, e arkëtuar nga komunat mbetet brenda komunës, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve komunale.
Nëse komunat duan të kualifikohen për marrjen e alokimeve të tyre nga granti nxitës, atëherë ato duhet të arrijnë objektivin e tyre të përcaktuar

 

Shtylla IV: ESBI paguhet nga donatorët

Shtylla e katërt e UNMIK-ut potencoi të enjten se Bordi Ndërkombëtar për Furnizim me Energji (ESBI), i cili aktualisht menaxhon me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), paguhet me paratë e donatorëve, ndërkohë që nuk deshi të komentojë nivelin e pagave që ata marrin në KEK.
Ky reagim i Shtyllës IV të UNMIK-ut erdhi një ditë pasi sindikalistët e KEK-ut, publikuan pagat e stafit ndërkombëtar të KEK-ut, sipas të cilëve, ato sillen prej 25 mijë deri në 40 mijë euro në muaj, ndërsa vetëm për menaxherin John Ashley, KEK-u paguan rreth 40 mijë euro në muaj, ose 480 mijë euro në vit, pa llogaritur të gjitha shpenzimet tjera të cilat ai i ka gratis.
Mechthild Henneke, zëdhënëse e Shtyllës IV, gjatë një konferencë më gazetarë në Prishtinë, tha se ESBI ka kontratë dyvjeçare për ta menaxhuar KEK-un dhe për këtë punë ata nuk paguhen as nga buxheti i KEK-ut, e as nga Qeveria e Kosovës, por nga donatorët.
Ajo tha se është Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), ka bërë vlerësimin e punës së ESBI-së në Kosovë, e cila ka rezultuar të jetë pozitive, por Henneke nuk dha asnjë fakt lidhur me këtë konstatim.
Duke u përgjigjur në interesimin e gazetarëve, rreth të arriturave që kompania ESBI i ka pasur gjatë menaxhimit me KEK-un, zëdhënësja e Shtyllës IV tha se ekspertët e USAID-it i kanë bërë një vlerësim të punës se kësaj kompanie, dhe rezultati i këtij vlerësimi ka dalë të jetë më se pozitiv.
Ndërkaq zëdhënësja e KEK-ut, Donika Kada-Bujupi, theksoi se edhe pas dy vjet të menaxhimit të KEK-ut nga ESBI, kjo korporatë vazhdon të përballët më borxhe të mëdha, mirëpo këtë fakt zëdhënësja e KEK-ut, nuk e konsideroi si dështim të menaxherëve të ESBI-së në KEK.
Ndryshe, sipas shifrave që ka publikuar sindikata “Elektrokosova”, del se gjatë periudhës se menaxhimit të KEK-ut nga ESBI, borxhet e kësaj kompanie nga 169 milionë sa kishte, janë rritur në 300 milionë euro.
Një ndër dështimet e menaxhmentit ndërkombëtar në këtë kompani ishte edhe mosarritja e ndryshimit të proporcionit të humbjeve teknike.
Gjatë kësaj periudhe, kjo kompani, nga energjia e tërësishme e prodhuar ka arritur që të inkasojë vetëm 30 për qind të energjisë së prodhuar, ndërsa pjesa tjetër e energjisë nga menaxhmenti ndërkombëtar është cilësuar si humbje teknike.
Zyrtarë të KEK-ut, ndonëse prapë i quajtën të pavërteta listat e publikuara nga sindikalistët e KEK-ut, sipas të cilëve menaxherët vendorë të korporatës marrin paga astronomike deri në 4.200 € në muaj, nuk paraqitën ndonjë kundërargument, përveç kundërshtimeve deklarative.
Zëdhënësja e KEK-u, Kada-Bujupi, ripohoi se shifrat e publikuara ditë më parë për pagat dhe përfitimet tjera të menaxherëve të KEK-ut, janë plotësisht të paqëndrueshme, të pasakta, të hiper-ekzagjeruara dhe ofenduese.
Ajo tha se mospublikimi i listës së pagave nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, po bëhet konform kontratës që kompania ka nënshkruar me punëtorët e cila, sipas Kada-Bujupit, nivelin e pagave e konsideron çështje konfidenciale.

 

Brezovica privatizohet pas definimit të statusit të Kosovës

Bordi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), më kërkesë të përfaqësuesve të pushtetit lokal të Shtërpcës dhe pa pëlqimin e anëtarëve vendor të bordit, të enjten, vendosi që procesin e privatizimit të kompleksit turistik “Brezovica”, ta shtyjë deri pas definimit të statusit politik të vendit.

Këtë qëndrim të Bordit të AKM-së, e bëri publik shefi i ri i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Paul Acda, i cili pohoi se pro shtyrjes së procesit të privatizimit të këtij kompleksi janë edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të Shtërpcës.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e negociatave për statusin e Kosovës, dhe procesit momental që po zhvillohet në Nju Jork, kemi vendosur që privatizimi i ‘Brezovicë’ mos të bëhet derisa komuniteti lokal e refuzon këtë gjë, pra pas definimit të statusit politik”, tha Acda.

Ai tha se gjatë javës se kaluar ka pasur disa takime me krerët komunalë të Shtërpcës, të cilët sipas tij, do të ishin të lumtur me privatizimin e këtij kompleksi turistik, nëse një gjë e tillë do të bëhej pas zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

“Jemi në kontakt të përditshëm me menaxherët dhe problemi nuk qëndron rreth asaj se a duhet të bëhet privatizimi ose jo, por kur të bëhet ai”, theksoi Acda, i cili beson se çështjen e privatizimit të “Brezovicës” do ta trashëgojë institucioni i cili do ta trashëgojë AKM-në dhe UNMIK-un pas largimit të tyre nga Kosova.

Ndryshe, ish-shefi i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Joachim Ruecker, para një muaji në Shtërpcë, ia pati bërë të qartë udhëheqësisë se kësaj komune dhe kryesuesit të delegacionit të Serbisë për bisedime për çështje ekonomike, se privatizimi i kompleksit turistik “Brezovica” do të bëhet, edhe përkundër akuzave të rënda në mbarëvajtjen e tij dhe kërkesës së palës serbe që ky proces të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Nga ana e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bujar Dugolli, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Bordit të AKM-së, tha se ai nuk është pajtuar me shtyrjen e afatit të privatizimit të këtij kompleksi, pasi siç tha ai, menaxherët e kësaj ndërmarrjeje po i sakrifikojnë interesat e ndërmarrjes dhe punëtorëve për interesa të tyre personale.

“Prolongimi i privatizimit të këtij kompleksi është gabim, sepse ne tash po hyjmë në sezon, ndërsa gjendja në atë resor është e tmerrshme”, tha Dugolli, i cili shtoi se nuk ka alternative tjetër përveç privatizimit të këtij kompleksi.

Duke folur për çështjen e “Trepçës”, ministri Dugolli ka theksuar se kryeministri i Kosovës dhe PSSP-ja duhet të bisedojnë për këtë ndërmarrje strategjike, ku sipas tij, pasi që sipas tij lidhur me çështjen e “Trepçës” nuk duhet të merren vendime afatgjate.

Ministri Dugolli ka kërkuar nga PSSP-ja që të vazhdojë me mbrojten e “Trepçës” nga kreditorët e ndryshëm. Ndërsa Ministria e Energjisë dhe Minierave, sipas tij, duhet të dalë me strategjinë sa i për ketë kësaj ndërmarrjeje.

Ai ka bërë të ditur se përzgjedhja e administratorit ndërkombëtar të “Trepçës” është ndërprerë për momentin.

Bordi i AKM-së, gjithashtu ka vendosur që Bordi i drejtorëve të KEK-ut të rikompozohet, ndërsa i ka bërë thirrje Aeroportit të Prishtinës së para se të vendosë për marrjen e një kredie afatgjate prej BERZH-it, të bëjë një shqyrtim i detaj të kushteve të kredisë.

“Nëse kamatat tashmë janë më të larta për shkak të mosdefinimit të statusit final, atëherë është mirë që të presim edhe disa muaj deri në zgjedhjen e statusit përfundimtar, në mënyrë që atëherë të marrim një kredi me kushte me të volitshme nga BERZH-i”, ka pohuar Dugolli.

Në anën tjetër, Bordi i AKM-së ka konfirmuar marrëveshjen strategjike ndërmjet Postë Telekomit të Kosovës dhe kompanisë angleze “Cable and Wireless”.

Shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, Paul Acda, tha se Bordi është informuar rreth proceseve që po zhvillohen rreth hotelit “Grand”, dhe shtoi se AKM-ja tani është duke pritur vendimin e Odes Speciale të Gjykatës Supreme.

“Oda e Veçantë e Gjykatës Speciale ka kohë që deri më 4 tetor të marrë vendim lidhur me shitjen e hotelit ‘Grand’ në Prishtinë, por ka mundësi që një vendim i tillë të merret edhe më herët”, tha ai.

Ndërsa ministri Dugolli tha se i është kërkuar nga Odës Speciale që sa më shpejtë të marrë vendim rreth privatizimit të këtij hoteli.

Bordi gjithashtu sot ka vendosur që të shpallë edhe rrethin e 19 të privatizimit, në të cilin do të privatizohen 31 ndërmarrje, nga të cilat do të krijohen 45 ndërmarrje të reja.

Në këtë rreth të privatizimit, i cili nga AKM-ja cilësohet si më i madhi, vetëm një ndërmarrje do të privatizohet më “spin-off” special.


Monday, May 15, 2006

 

Punëtorët rrezikojnë të mbesin pa 20% të mjeteve derisa të zgjidhet statusi

(asdrenOnline)Punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore (NSH), rrezikohen të mbesin pa 20 përqindëshin e mjeteve të cilat ua garanton Rregullorja e AKM-së nga shitja e ndërmarrjeve të tyre, derisa të zgjidhet statusi politik i Kosovës, pohojnë burime të KosovaLive të afërta me Odën Speciale të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila merret me kontestet e privatizimit.
Burime të afërta me Odën Speciale thonë se ky institucion është duke neglizhuar shpërndarjen e parave të 28 ndërmarrjeve, të cilat iu takojnë punëtorëve, duke pritur në këtë mënyrë zgjidhjen e statusit politik të vendit.
Njëzet përqindëshi në bazë të rregullave në fuqi të AKM-së, iu ndahet punëtorëve nga shuma e përgjithshme e shitjes së ndërmarrjeve shoqërore, ndërkaq pjesa tjetër që është 80 për qind e shumës, ruhet nga AKM-ja në Fondin e Mirëbesimit, për t’i paguar kërkesat e kreditorëve eventual.
Aktualisht listat e 28 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara janë dorëzuar në Odën Speciale... nga ana e AKM-së, pasi që të gjitha procedurat e privatizimit kanë përfunduar, mirëpo listat janë duke pritur pa ndonjë arsye për nënshkrim nga ana e shefit të këtij institucioni.
Burime të sigurta në AKM, thanë se procesi i shpërndarjes se 20 përqindëshit për punëtorët është ngadalësuar që nga koha kur në krye të Odës Special është emëruar Pudor Pantiro, i cili sipas këtyre burimeve është duke hezituar që të nënshkruajë vendimin për shpërndarjen e 20 përqindëshit para sqarimit të statusit politik të Kosovës, për shkak të problemeve që po has Oda Speciale me ankesat e shumta që shkojnë në adresë të saj, nga ish-punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, e që i takojnë pakicës serbe, që jeton në Kosovë.
Kryesindikalisti Bahri Shabani, ndërkaq nuk pajtohen më atë që Oda Speciale..., është duke pritur sqarimin e statusit final të Kosovës për të paguar këto mjete, sepse sipas tij, në bazë të rregulloreve të AKM-së prej ditës së kur shpallen listat, brenda 60 ditëve ata janë të detyruar t’i paguajnë mjetet për punëtorët.
Sipas tij, Rregullorja 2003/12 i jep të drejtën edhe AKM-së, por edhe Odës se Speciale të Gjykatës Supreme që t’i pranojnë listat e punëtorëve.
“Problemi i shpërndarjes se 20 përqindëshit të punëtorëve nuk është vetëm çështje e Odës Speciale..., mirëpo kur AKM dëshiron që t’i zvarrit punët, atëherë listat e punëtorëve i dorëzon në gjykatë”, tha Shabani, i cili këmbëngulë se nëse ka vullnet AKM-ja, mund ta kryejë këtë punë edhe vetë.
Ai thotë se në çdo mbledhje të Bordit të AKM-së, është ngritur çështja e 20 përqindëshit të punëtorëve, mirëpo tha ai, AKM-ja arsyetohet se problemi qëndron tek Oda e Veçantë dhe anasjelltas.
Përfaqësues të Odës Speciale... nuk deshën të prononcohen për këtë problem, duke pohuar se këto përgjigje mund të gjenden në administratën e UNMIK-ut.
Ndërsa, zyrtarë të AKM-së thanë se në momentin e shitjes së NSH-ve, përpilohet lista e punëtorëve bashkërisht nga sindikata e pavarur e punëtorëve dhe ndërmarrja shoqërore.
Sipas Ekrem Tahirit, zyrtar në AKM, punëtorët të cilët nuk janë të përfshirë në listë, kanë të drejtë që brenda 20 ditëve të paraqesin ankesat/kërkesat e tyre në Oden Speciale të Gjykatës Supreme.
Oda Speciale... i shqyrton të gjitha kërkesat veç e veç dhe merr vendim.
“Vendimin e saj i dërgohet AKM-së, e cila këtë e zbaton”, tha Tahiri, i cili shtoi se pas shpërndarjes së parave në konton e BSPK-së, atëherë kjo e fundit është përgjegjëse për shpërndarjen e mëtejshëm, tek punëtorët.
Ndryshe, deri me tash AKM përmes dy metodave të privatizimit, “spin-off” të rregullt dhe atij special ka privatizuar gjithsejt 201 ndërmarrje shoqërore, nga privatizimi i të cilave në arkën e AKM-së janë mbledhur mbi 157 milionë euro, 20 për qind e të cilave iu takojnë punëtorëve të ish ndërmarrjeve. /asdren osaj-KSL/

 

Fondi i privatizimit nuk rrezikon të derdhet në buxhetin e Serbisë, thonë zyrtarët

(asdrenOnline) Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe krerët institucional të ekonomisë, në përgjigje ndaj disa zërave kohëve të fundit, përjashtojnë mundësinë që pjesa dërrmuese e mjeteve të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë të derdhet në buxhetin e Serbisë.
Nga shuma e tërësishme e shitjes se një ndërmarrjeje, sipas rregullave të AKM-së, që e ka marrë përsipër privatizimin në Kosovë, 20 për qind të mjeteve iu ndahet punëtorëve, ndërkaq pjesa tjetër prej 80 për qind, ruhet në Fondin e Mirëbesimit, me atë se destinimi i tij do të dihet vetëm pas përcaktimit të statusit final.
Një burim i KosovaLive, i afërt me AKM-në, që nuk deshi të identifikohej, tërheq vërejtjen se Fondi i privatizimit mund të derdhet në Serbi, e cila paraqitet si kreditor potencial i ndërmarrjeve kosovare ndonëse nuk precizon nëse mjetet e privatizimit do të shkonin në buxhetin e Serbisë, ose në Fondin për Zhvillimin e Serbisë.
Sipas po këtij burimi, “punëtorët vendor në AKM janë shumë të interesuar që ndërmarrjet kosovare të shiten me çmime sa më të lira duke e ditur se në fund ato para do t’i marrë Serbia”.
Zyrtarisht këto informata kundërshtohen nga AKM-ja dhe anëtarët vendorë në Bordin e AKM-së. Ata thonë se nga fondi i privatizimit do të paguhen vetëm kreditorët, siç i quajnë ata “realë”.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Haki Shatri, është kategorik në kundërshtimin e këtyre pohimeve. Sipas tij, ato para janë në Fondin e Mirëbesimit dhe ato mjete me përfundimin e mandatit të AKM-së, do t’i kalojnë qeverisë së Kosovës e cila do të administrojë më to.
“Paratë janë në Fondin e Mirëbesimit për arsye se në qoftë se brenda një periudhë të caktuar paraqitet ndonjë pronar potencial i ish-ndërmarrjeve shoqërore, e të cilin Oda e Veçantë e konsideron se ka të drejtë në kërkesën e tij, atëherë ai pronar kompensohet prej atij fondi”, u prononcua për KosovaLive Shatri.
Sipas tij, gjërat duhet të shikohen realisht kur është fjala te ndarja e këtyre mjeteve dhe nuk ka gjasa që të ndodh një gjë e tillë.
Shatri tha se janë duke insistuar që të mbrojnë “Trepçën” prej kërkesave të kreditorëve të ndryshëm, në mënyrë që të mos dobësohet ky kombinat gjatë kësaj periudhë.
“Kur të definohet statusi i Kosovës, qeveria do t’i shqyrtojë këto kërkesa. Nëse janë reale, mjetet do t’u paguhen kreditorëve, nëse nuk janë reale do të refuzohen nga Qeveria”, tha Shatri.
Për asociacionet kosovare që merren më mbrojtjen e bizneseve, bartja e mundshme e mjeteve të 80 përqindëshit të fondit të privatizimit në llogari të Serbisë do të ishte një precedent i rrezikshëm për krijimin e krizave jo vetëm ekonomike, por edhe politike dhe sociale.
Safet Gërxheliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) duke i quajtur këto pohime si spekulime që po bëhen kohëve të fundit rreth Fondit të Privatizimit, tha se Kosovës në këtë kohë më së shumti i duhen këto mjete materiale.
“Një menaxhim i mirëfilltë i një fondi të tillë, të paktën në një shumë të caktuar, kishte për të qenë një injeksion i mirëseardhur për rigjenerim të punësimit dhe për një zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Gërxheliu, për të cilin po të ishte një pohim i tillë i vërtetë, “atëherë Kosovës do t’i kanosej një krizë, jo vetëm ekonomike, por edhe politike dhe sociale.”
Deri me tash AKM përmes dy metodave të privatizimit, “spin-off” të rregullt dhe atij special ka privatizuar gjithsej 201 ndërmarrje shoqërore, nga privatizimi i të cilave në Fondin e Mirëbesimit janë mbledhur mbi 157 milionë euro, 20 për qind e të cilave duhet t’u takojnë punëtorëve të ish-ndërmarrjeve.
Në një prononcim për KosovaLive kryesindikalisti i Kosovës, Bahri Shabani, thotë se në bazë të rregulloreve dhe procedurave që tani janë në AKM, nuk krijohet hapësirë për të besuar se fondi prej 80 për qind i shitjes se NSH-vë do të shkojë në llogari të Beogradit.
“Gjykata ende nuk e ka bërë atë shpërndarje dhe ende nuk e dimë se kush janë kreditoret”, tha Shabani, sipas të cilit gjera të tilla edhe mund të ndodhin, sepse siç tha ai “prej AKM-së mund të pritet gjithçka”.
Shabani i cili bashkë më ministrin e Ekonomisë dhe Financave (MEF), Haki Shatri dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bujar Dugolli, janë anëtarë të Bordit të AKM-së thekson se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar në Bordin e AKM-së.
“Nuk ka pasur këso diskutimesh asnjëherë, përveç asaj që është thënë se për këtë fond do të vendosë Oda e Veçantë në Gjykatën Supreme të Kosovës”, tha ai, ndonëse nuk përjashtoi mundësinë që diskutime të tilla të ketë pasur brenda menaxhmentit të AKM-së./asdren osaj-KSL/

Monday, March 06, 2006

 

Rruga Prishtinë-Shkup rihapet për qarkullim, por vetëm për 12 orë në ditë

Në ditën e 50-të bllokimit, grupi i eksperteve dhe qeveria në dorëheqje vendosën të hënën që magjistralja Prishtinë-Shkup, të rihapet rreth orës 15:00 për qarkullim të automjeteve, por me orar të kufizuar si dhe vendosi për krijimin urgjent të një nëngrupi, i cili do ta vëzhgojë situatën.
Adem Salihaj, zëvendëskryeministër në qeverinë në dorëheqje tha se janë krijuar të gjitha kushtet për hapjen e rrugës Prishtinë-Shkup. “Janë shfaqur disa dilema dhe është kërkuar një formë e garancisë së shkruar se çdo gjë është në rregull dhe rruga mund të hapet. Ne do t’i kryejmë edhe këto punë brenda disa orëve, në mënyrë që rruga të hapët në orën 15:00”, tha Salihaj, i cili shtoi se javën e kaluar përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe të KFOR-it janë pajtuar që të hapet rruga.
Salihaj tha se grupet teknike që ka formuar qeveria për hapjen e kësaj rruge, si grupi për menaxhimin e trafikut dhe grupi teknik profesional kanë ardhur në përfundim se janë krijuar të gjitha kushtet që rruga Prishtinë-Shkup të hapet.
“Në mënyrë shumë urgjente ne do ta krijojmë edhe një nëngrup për monitorim të vazhdueshëm të kodrës, grup të cilin do të përbëjnë ekspert të ndryshëm”, tha Salihaj.
Salihaj bëri të ditur se grupi për menaxhimin e trafikut i ka përcaktuar kushtet se si do të funksionojë trafiku. “Qarkullim në atë pjesë të rrugës do të jetë prej orës 6:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 në mbrëmje. Gjatë këtij orari të qarkullimit nuk do të lejohet që të qarkullojë një kolonë e pandërprerë e automjeteve”, tha Salihaj, i cili tha se këtij rregulli do t’i nënshtrohen të gjithë.
Magjistralja Prishtinë-Shkup është mbyllur për qarkullim më 15 janar të këtij viti për shkak të rrëshqitjes të kodrës në vendin e quajtur “Guri i Shpuem”. Që nga ajo kohë sipas përllogaritjeve të Shërbimit Doganor të Kosovës, arka e Buxhetit të Kosovës ka humbur mbi 4 milionë euro.
Salihaj nuk deshi t’i komentojë humbjet që ka pasur Kosova nga bllokimi i kësaj rruge. Ai tha se nuk është obligim dhe detyrë e tij që t’i bëjë këto vlerësime.
“Janë organet, ministritë përkatëse dhe dogana që duhet t’i bëjë këto. Jemi të vetëdijshëm për humbjet që ka pasur Kosova, mirëpo edhe hapja e kësaj rruge pa i bërë mirë këto përllogaritje do të ishte katastrofale për trafikun dhe për jetërat e njerëzve,” tha Salihaj, i cili bëri po ashtu të ditur se qeveria, duke mos pasur zgjidhje tjetër ka qenë e detyruar që të blej një ngastër toke e cila është gati të shembet

Thursday, July 14, 2005

 

NË SHTATOR MUND TË KËTË TAKIM TË DONATOREVE PËR KOSOVËN

Prishtinë, 6 korrik(asdrenOnline)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri pas takimit më përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ka paralajmëruar se ne shtator i këtij mund të këtë një takim për Kosovën. Përveç tjerash teme e diskutimit ndërmjet ministrit Shatri dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian ka qene edhe Situata e tanishme në ekonomi dhe të arriturat në Kosovë. Ministri Shatri pas këtij takim tha se më takimi përfaqësuesit e KE-së është një takim i rregullt në mes të MEF-it dhe KE-së. Shatri tha se delegacioni nga Komisioni Evropian do të qëndroj disa ditë në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave ku me ekspertet vendas të ministrisë se Ekonomisë se Financave do të diskutojnë për situatën e tanishme ekonomike në Kosovë.
“ Nese gjithçka shkon ashtu siç është paraparë në muajin shtator mund të kemi një takim të donatoreve për Kosovën”-tha Shatri.

 

AKM-ja ka shtyer afatin e parakualifikimit për NSH “Printeks L.L.C

Prishtinë, 16 korrik(asdrenOnline)
Me qëllim që tu ofrohet më shumë kohë investitorëve të interesuar për të bërë hulumtime të mëtejme paraprake AKM-ja ka shtyer afatin e parakualifikimit dhe ka ndryshuar datat e ofertimit për ndërmarrjen “NewCo Printeks L.L.C, thuhet në një njoftim të lëshuar nga AKM-ja. Sipas këtij njoftimi afati u fundit për parakualifikim shtyhet për: 24 Gusht 2005. Dita e parë e ofertimit do të jetë: 31 Gusht 2005, dita e dytë e ofertimit do të jetë:7 Shtator 2005

 

“ALFERON” MPOSHTI “ADI NIKELIN”

Koncerziumi “ADI NIKELI” nuk ka qenë ai i njëjti i cili ka qenë me herët, kështu që komisioni relevant gjatë përzgjedhjes ka vendosur që të diskualifikon kompaninë Adi Nikel, dhe kështu ka vendosur që ofertuesi i dytë të jetë fitues i përkohshëm i tenderit për Feronikelin”- tha shefi i shtyllës IV-të tëUNMIK-ut Joakim Ryker

Prishtinë, 6 korrik(asdrenOnline)
Bordi i AKM-së në takimin e fundit ka vendosur që për fitues të përkohshem të tenderit për NSH Feronikeli të shpallë ofertuesin e dytë kompaninë “Alferon” duke ja hequr kështu të drejtën kompanisë shqiptare Adi Nikel e fituesit të përkohshem të tenderit për Feronikelin.
Joakim Ryker shefi i shtyllës se IV-të të UNMIK-ut duke e mbrojtur vendimin e bordit të AKM-së përkitazi më këtë çështje tha se ne kemi zgjedhur ofertuesin e dyte, për arsye se kemi vendosur që ofertuesi i parë me nuk ka koncerzium vlefshëm, kështu që ka qenë një zgjidhje logjike zgjedhja e ofertuesit të dytë.
“Konzorciumi nuk ka qenë ai i njëjti i cili ka qenë me herët, kështu që komisioni relevant gjatë përzgjedhjes është takuar disa here dhe ka vendosur që të diskualifikon kompaninë Adi Nikel”- tha Ryker
Me tutje Ryker tha se ofertuesi i dyte, njeri nga fitues nga tenderi i majit, dhe askush tëë mos ta keqkuptoj se edhe ky ofertues është fitues i përkohshme.
Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli duke folur rreth vendimit të bordit të AKM-së tha se këtë vendim bordi e ka në mënyrë shumë të kujdesshme.
“NE i kemi shikuar të gjitha mundësit dhe ne mënyrë unanime kemi marrë vendimi. Për shkake të epërsisë në letra që ka krijuar ofertuesi i parë ne kemi bërë një studim detal dhe kemi qene shumë të kujdesshëm dhe i kemi dhënë një afat shumë të gjatë që edhe pas prishjes se konzorciumit të parë ti krijojmë mundësin që ai prapë të krijojë një konzorcium të ri në bazë të cilit ndoshta do ta vlerësonim” – Dugolli
Dugolli po ashtu tha se ofertuesi i parë ka dështuar për herën e tret, ai, tha Dugolli ka pasur edhe me herët dështime ne procesin e privatizimit.
“ Vendimi i sotëm për të shpallur ofertuesin e dytë si fitues të përkohshme është vendim unanim dhe ne kemi kërkuar që të gjitha dilemat që mund të jene të shqyrtohen për një përudh prej një muajsh. Nëse ne vërejmë se diçka nuk është në rregull rreth kësaj kompanie, normalisht ne nuk do ta ratifikojmë kontratën”- tha ai, duke shtuar se nuk ka pas përkrahje nga as një anëtar i bordit ideja për ta ritenderuar Feronikelin pa ju dhëne shanca edhe ofertuesit të dytë
“Nga të gjithë anëtaret e bordit është konstatuar se nuk mund të ketë asnjë padi të suksesshëm për ta hedhur poshtë këtë vendim, por përkundër kësaj ne jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me çdo vendim të gjykatës”-pohoj ministri Dugolli.
Të gjitha informacionet që kemi për këtë kompani, tha me tej ministri Dugolli flasin që kjo kompani është një kompani ndërkombëtarë që ka aksione ne shume vende te botës e cila e ka selinë në Londër dhe pronari është Izraelit. Ndërkaq, sa i përkëte asaj se a ka goditur Buxhetin e Kosovës, zgjedhja e ofertuesit të dytë për fitues të përkohshem të Feronikelit.kur dihet se ky ofertues ka ofruar një shume për 17 milionë euro më pak së ofertuesi parë, Dugolli tha se ajo ofertë ka qene në ajër sepse nuk ka pasur diçka reale për tu realizua, prandaj duke e ditur faktin se për momentin fondi i privatizimit është një fond i mbyllur dhe nuk mund të shfrytëzohet nga buxheti i Kosovës nuk do të këtë ndonjë ndikim. “Për ne është me rëndësi që të filloj punën “Feronikeli” dhe kompania e ka kusht që në afatin e duhur të merrë punëtoret në punë”-përfundoj ministri Dugolli
Gjatë takimit të bordit të AKM-së janë diskutuar edhe shumë çështje të tjera që kanë të bejnë më shpalljen e rrethit të shtatë të privatizimit. Po ashtu bordi ka diskutuar edhe për ecurinë e korporatizimit të ndërmarrjeve publike në vend

Monday, July 11, 2005

 

BPK DHE BKSH INTENSIFIKOJNË BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN FINANCIARE

“Marrëveshja e sotme është një gurë themel i bashkëpunimit jo vetëm midis Bankës Qendrore të Shqipërisë dhe BPK-së por njëhkohesisht është edhe një eveniment mjaftë i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal”-tha Fullani


Prishtinë, 6 korrik(asdrenOnline)

Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave të Kosovës (BPK)dhe Banka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) të mërkurën në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit që sipas zyrtarëve të të dy institucioneve memorandumi i nënshkruar është një obligim dy palesh i dy institucioneve qendrore për shkëmbimin e informacionit për të pasur një standard sa me të lartë ne mbikëqyrjen bankar.
Ardian Fullani guvernator i Bankës Kombëtare të Shqipërisë më këtë rast tha se memorandumi i nënshkruar në mes të BPK-së dhe BKSH-së do të bëjë të mundur që dy institucionet të rrisin standardet e tyre operacionale por njëhëkohesishtë të hapin rrugën për një bashkëpunim në sferat tjera.
“Marrëveshja e sotme është një gurë themel i bashkëpunimit jo vetëm midis Bankës Qendrore të Shqipërisë dhe BPK-së por njëhkohesisht është edhe një eveniment mjaftë i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal”-tha Fullani. Guvernatori i Bankës Kombëtare Shqiptare ka shtuar më tutje se shkëmbimi i informacionit, pse jo edhe të elementeve të përbashkëta për mbarëvajtjen e financave dhe bankave do të bëjnë që të jemi të gatshëm të përballojmë sfidat e të ardhmes me një qellim mjaftë të rëndësishëm që është ruajtja e stabilitetit financiar jo vetëm në vendet ku ne jemi por edhe për terë rajonin ne përgjithësi.
Ndërkaq, kryetar i bordit udhëheqës i Autoritetit Bankar të Pagesave të Kosovës tha se të dy institucionet janë përgjegjëse për ndërtimin e një sistemi financiar të shendosh.
“Ne kemi nevojë për bashkëpunim të drejtepërdrejtë për shkak se të dy palet kemi intenca të përbashketa që një ditë të takohemi në Evropë dhe natyrisht në këtë fazë përgaditor ne duhet të përgatisim gjithë kuadrin ligjore ne mënyrë që të jemi kompatibil jo vetëm më njeri tjetrin por edhe me Evropen, prandaj bashkëpunimi si ne fushen e shkembimit të informacionve kundër larjes se parave, si dhe shkembimi i informacioneve në fushën e statistikave është mese i nevojshëm për shkak se paralajmërimet e hershme natyrisht se do ti sherbenin Bankës Qendrore për të luftuar inflacionin”-tha Begu.. Ne ekonomit globale, tha me tutje Begu, të gjitha ekonomit, sidomos ne qe jemi të drejtuara nga njëra tjetra, çdo indikator, çdo shkembim i informatave më kohë është i dobishem, prandaj në këtë kuader ne e shohim bashkëpunimin.
Përveq tij, marrëveshjen në fjalë e përshëndetën edhe drejtori i Përgjithshëm i BPK-së, Michel Svetchine, i cili tha se nënshkrimi i memorandumit në mes të dy bankave të dy vendeve është mjaftë i rëndësishëm për Kosovën. I pranishem në këtë ceremoni ishte edhe Joachim Rucker, shef i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut

 

RYKER: KJO ËSHTË NJË DITË E RËNDËSISHME PËR INDUSTRINË MINERALE NË KOSOVË

Prishtinë, 5 korrik(asdrenOnline)

Minierat e “Stantërgut”, “Hajvalisë”, “Artanës”, Feronikelit-Gllavica”, dhe ajo e Leposaviqit, janë minierat e para të cilat kanë fituar licenca për ushtrimin e punës nga Komisioni I Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM). Ndërkaq licencat për ushtrimin e industrisë ndërtimore i kanë fituar, ndërmarrjet “Graniti”, “Trasingu”, “Bejta-Commerc”, “Sharr-Beteilgungs Gmbh”, “7 Shtatori”, “Lepenci”, “KAG- Asfalt”, “Fasada”, “Fertaxi”, “Boksit e Kosovës”, “Te Aleni” dhe “Guri”.
Shefi i shtyllës së IV të UNMIK-ut, Joakim Ryker, në ceremoninë e ndarjes së licencave tha se kjo është një ditë e rëndësishme për industrinë minerale në Kosovë dhe sipas tij në kohën më të duhur janë lëshuar edhe licencat më të rëndësishme.
“Me lëshimin e licencave po bëjmë një hap përpara për rivitalizimin e tërë sektorit të minierave. Licencat janë shumë të rëndësishme për “Trepçën”, “Feronikelin”, dhe për shumë ndërmarrje tjera të industrisë ndërtimore. Në këtë proces kanë punuar bashkërisht si UNMIK-u ashtu edhe institucionet e Kosovës. Bashkëpunimi i ministrisë është një çështje thelbësore për zhvillimin e industrisë minerale.”, tha Ryker, duke shtuar se pesë licencat për hulumtime do ta çojnë “Trepçën” në fazën testuese të prodhimit.
Ndërkaq, Ethem Çeku, ministër i Energjisë dhe Minierave tha se licencimi i punëve në sektorët e “Trepçës” është një hapë i suksesshëm.
“Ne shpresojmë se energjetika dhe minierat do të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e vendit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe në integrimin e Kosovës në Evropë”, tha Çeku.
Bordi udhëheqës i Komisionit për Miniera dhe Minerale që nga fillimi i punës së tij ka aprovuar më shumë se 50 licenca për industrinë ndërtimore. Ndërkaq martën lëshoi edhe 18 leje pune, prej të cilave 5 për miniera dhe të tjerat për ndërmarrje të industrisë ndërtimore, vlera e të cilave në treg arrin deri në 6 miliard euro.

 

NËNSHKRUHEN LICENCAT E PARA PËR MINIERA

Prishtinë, 4 korrik(asdrenOnline)

Të martën shefi I shtyllës se IV-të të UNMIK-ut Joakim Ryker dhe Ministri i Energjetikës dhe Minierave Ethem Çeku do të nënshkruajnë licencat e para për kompanitë që merret me kryerjen e punëve në miniera dhe për operatoret gërmues. Më këtë rast licenca do të lëshohen edhe për kombinatin Trepça,NSH “Feronikeli”, “Sharrcememt” dhe NSH “ Trasingu”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim e shtyllës se IV-të të UNMIK-ut
Më këtë rast shefi bordit udhëheqës Nick Burkam dhe drejtori I komisionit të pavarur për miniera dhe minerale Konrad Wudtke do ti nënshkruajnë gjithsej 17 licenca sa janë paraparët behën gjatë këtij prezantimi

 

DY BLLOQE TË TC “KOSOVA A” REVITALIZOHEN SE SHPEJTI

Ministri Çeku ka bërë të ditur se rivitalizimi mund të zgjasë 10 vjet, ndërsa rivitalizimi i një blloku i cili do të prodhonte 200 mgv energji elektrike do të kushtonte 50 milionë euro.

Prishtinë, 4 korrik(asdrenOnline)

Dy blloqe të Termocentralit “Kosova A” mund të revitalizohen se shpejti, pasi që të dhënat nga studimi mbi arsyeshmerinë ekonomike dhe ekologjike të bërë nga Agjencioni Evropian japin dritën e gjelbër për një gjë të tillë. Ketë fakt e ka bërë të ditur ministri i Energjetikës dhe Minierave, Ethem Çeku gjatë një takimi që pati më drejtues të kompanisë se njohur turke“ Çalik Energy”
Sipas ministrit Çeku të dhënat e para të dala nga studimi i kryer mbi arsyeshmërin ekonomike dhe ekologjike të investimeve në blloqet e Termocentralit “ Kosova A” flasin se dy blloqe mund të rivitalizohen. Më tutje ministri Çeku beri të ditur se rivitalizimi mund të zgjasë 10 vjet, ndërsa rivitalizimi i një blloku i cili do të prodhonte 200 mgv energji elektrike do të kushtonte 50 milionë euro. Ndërkaq, duke folur për takimit që kishte më drejtues të kompanisë turke “Çalik Energy” ministri Çeku tha se drejtuesit e kompanisë turke i ka informuar për hapësirat e mundshme të investimeve në sektorin e energjisë në Kosovë. “Drejtuesit e kompanisë turke janë të interesuar për investime në sektorin e energjetikës në Kosovë”- pohoj ministri Çeku. Drejtuesit e kompanisë turke, ministri i Energjetikës i kanë informuar edhe për rregullativen ligjore të Kosovës dhe mundësitë për investime në vend, duke përfshirë këtu mundësinë e investimeve në fushën e gazit dhe derivateve të naftës.
“Nafta, Gazi, Energjetika, janë tri fusha, për të cilat ka shprehur interesimin kompania turke. Ne do të kemi një takimi midis ekspertëve të tanë dhe kompanisë turke, të cilët edhe do t’i vizitojnë një pjesë të minierave të Kosovës, duke përfshire këtu edhe TC “Kosovën A”, dhe TC ‘Kosovën B’”-theksoj ministri.
Problemet që kanë të bëjnë me investimet e Qeverisë në blloqet e “Kosovës A” tha me teje ministri Çeku presim që të hiqen një herë e përgjithmonë nga buxheti i Kosovës dhe ato të futen nën orbitën e investitorëve privat
“MEM-i ka pritur edhe disa kompani amerikane dhe të tjera deri më tash, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për investime në këtë sektor. Të gjitha analizat rezultojnë se Kosova është vendi më potencial për të investuar në fushën e energjetikës dhe miniera, prandaj do të jete detyrë e institucioneve vendore që të definojnë politika se si do ti qasemi këtij problemi”, ka përfunduar Çeku.
Pas takimit më drejtuesit e kompanisë turke “Çalik Energy”, zyrtarë të Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave kanë shprehur besimin e tyre se do të ketë investime private , sidomos në blloqet e TC “ Kosova A”, pasi që, sipas tyre Kosova në përgjithësi është një vend i përshtatshëm për investime. Ata po ashtu kanë bërë të ditur se studimi i AER-it mbi arsyeshmërinë ekonomike dhe ekologjike në blloqet e TC “ Kosova A” ka kushtuar rreth 200 mijë euro.

 

SHABANI:KONTRATA KOLEKTIVE ËSHTË NJË NGA PËRFITIMET MË TË MËDHA TË PUNËTORËVE

Bahri Shabani kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe njëherësh njeriu i cili me se shumti ka këmbëngul për një Kontratë të Përgjithshme Kolektive, për gazetën kombëtare “Bota sot” ka theksuar se nga implementimi i Kontratës se Përgjithshme Kolektive punëtoret e Kosovës përfitojnë identitetin e tyre prej punëtorit të denjë

Prishtinë, 3 korrik(asdrenOnline)

Kontrata Kolektive e nënshkruar nga ish qeveria Rexhepi më partneret social BSPK- OEK po thuajse që para 10 muajve, e cila nga palët nënshkruese ishte paralajmëruar që do të fillonte të zbatohej që nga 1 janari i këtij viti. Pikërisht pas gjashtë muaj vonesë kjo kontratë ka filluar të aplikohet nga një korrik i këtij viti, me disa ndryshime të vogla, por duke mos prekur kështu thelbin e asaj që ishte nënshkruar pikërisht para 10 muajve.
Shtrohet pyetja se pas gjithë këtyre peripecive rreth Kontratës Kolektive, çka do të përfitojnë punëtorët e Kosovës nga implementimi i saj?
Bahri Shabani kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe njëherësh njeriu i cili me se shumti ka këmbëngul për një Kontratë të Përgjithshme Kolektive për gazetën kombëtare “Bota sot” ka theksuar se nga implementimi i Kontratës se Përgjithshme Kolektive punëtoret e Kosovës përfitojnë identitetin e tyre prej punëtorit të denjë.
“Punëtorët më implementimin e Kontratës se Përgjithshme Kolektive përfitojnë një punësim më të qëndrueshëm se deri me tash, sepse të gjithë punëdhënësit janë të detyruar që të krijojnë marrëdhënie punë për punëtoret që deri më tash një pjesë shumë e madhe e punëtorëve nuk e kanë pas”- tha Shabani. Një përfitim tjetër për punëtorët është edhe fiksimi i orarit të punës që sipas Kontratës është tete orë punë në ditë.
“Ndërsa, për pjesën tjetër të punës jashtë orarit janë beneficionet që përfitojnë punëtoret duke përfshirë punën gjatë vikendeve, gjatë festave, punës gjatë natës, punën më shkallë të lartë të rrezikshmërisë dhe kanë një mbrojtje më madhe qoftë shëndetësore qoftë në format tjera nëpër vendet e tyre të punës”- deklaroj Shabani. Krye sindikalisti Shabani tha se Kontrata Kolektive është një plotësim i ligjit aktual të punës që i ka disa mungesa. Sipas tij, vetë implemtimi i Kontratës Kolektive është një nga përfitimet më të mëdha të punëtorëve. Më këtë rast krye sindikalisti Shabani ju ka bërë thirrje udhëheqësve të nivel sindikal që kontratat t’i bëjnë më të favorizuese sepse kjo është vetëm minimumi i të drejtave të punëtorëve. Ndryshe, Kontrata e Përgjithshme Kolektive do të fillojë se aplikuar që nga një korriku i këtij viti. Implementimi i Kontratës Kolektive nga një korriku është bërë e mundur vetëm pas dakordimit të partnereve social rreth disa çështjeve kontestuese që kanë të bëjnë më çështjet financiare të kësaj kontratë.
Pushimi i lehonisë sipas marrëveshjes se arritur ndërmjet partnereve do të fillojë të zbatohet prej datës 1 tetor 2005, ndërkaq shujta e ngrohtë dhe regresi ( paga e 13) mund të realizohen në ndërmarrjet dhe etnitet që kanë mundësi ta bëjnë këtë.
Krye sindikalisti i Kosovës Bahri Shabani ka shprehur besimin e ti se kësaj radhë do të zbatohet në tërësi ashtu siç është paraparë në marrëveshje. Por ai po ashtu ka paralajmëruar se BSPK-ja në të ardhmen do të jetë shumë më e kujdesshme në këtë marrëveshje

 

KONTRATA KOLEKTIVE FILLON SE APLIKUARI

Me implementimin e Kontratës Kolektive Pushimi i lehonisë do të fillojë të zbatohet prej datës 1 tetor 2005, ndërkaq shujtja e ngrohtë dhe regresi ( paga e 13) mund të realizohen në ndermarrjet dhe etnitet që kanë mundesi ta bejnë këtë

Prishtinë, 1 korrik(asdrenOnline)

Kontrata e Përgjithshme Kolektive do të fillojë se aplikuar që nga një korriku i këtij viti. Implementimi i Kontrates Kolektive nga një korriku është berë e mundur vetëm pas dakordimit të partnereve social rreth disa çështjeve kontestuese që kanë të bejnë më çështjet financiare të kësaj kontrat. Si rezultat i gjithë kësaj partneret social kanë nënshkruar një anëks të Kontratës se Përgjithshme Kolektive ku specifikohen mënyrat dhe afatet e zbatimit të Kontrates Kolektive (KK).
Adem Salihaj zëvendës kryeminister i Kosovës i cili njëhërësh është edhe drejtues i grupit punues për implementimin e Kontratës Kolektive pas takimit tha se qendrimet e tre partnereve social që e kanë nënshkruar KK-në është se ajo do të fillojë të zbatohet prej 1 korrikut dhe nuk përjashtohet asnje nën i KK-së
“Jemi marrë vesh që në faza ,në proces të zbatohen të gjitha nenët që janë përfshirë aty”-tha Salihaj. Zv/kryeministri Salihaj tha se marrëveshja e Qeverisë dhe e BSPK-së e bërë më herët nuk ka ndryshuar por ajo është plotësuar edhe më pelqimin e OEK-së.
“Pushimi i lehonisë do të fillojë të zbatohet prej datës 1 tetor 2005. Qeveria e Kosovës në marrëveshje më partneret social do të fillojë përgaditjet në mënyrë që deri në fillim të vitit 2006 ta krijojmë Fondin Social të Kosovës për të filluar më zbatimin e dispozitave të parapara më nenin 40 të Kontratës Kolektive”- bëri të ditur Salihaj. Në marrëveshjen e arritur të enjten në mes të partnëreve socila po ashtu është specifikuar edhe çështja e të drejtës se shujtjes se grohte dhe regresit ( pagës se 13), dhe sipas dakordimit të partnereve social shujtja e grohte dhe regresi ( paga e 13) mund të realizohen në ndermarrjet dhe etnitet që kanë mundesi ta bejnë këtë.
Përkitazi më këtë zv/kryeministri Salihaj tha se partneret social do të ulën edhe njeherë dhe do ta rishqyrtojnë këtë çështjë. Ndërkaq sa i përkët pagës minimale zv/kryeministri Adem Salihaj bëri të ditur se paga minimale për këtë vit sipas marrëveshjes se tre partnereve social do të jetë 120 euro, por tha Salihaj kjo do të shqyrtohet në fund të çdo viti dhe do të merrët vendim për vitin tjetër që vjen.
Ndërkaq, krye sindikalisti i Kosovës Bahri Shabani duke e cilësuar nënshkrimin e aneksit për kontraten Kolektive si një nga kompromiset e mundshme për momentin tha se duke pas parasysh të kaluaren tonë për gjashte muaj e kaluar, BSPK-ja në të ardhmen do të jetë shumë më e kujdesshme në këtë marrëveshje që e kemi nenshkruar.
“Jemi pajtuar që Kontrata e Përgjithshme Kolektive të mos ndryshohet, mirëpo disa faza që kanë qenë kërkes e të gjitha paleve në biseda i kemi afatizuar dhe besoj se kjo marreveshje do të jete valide dhe të fuqizohet sipas nenshkrimit që kan berë të gjitha palet nënshkruase”- tha Salihaj, duke shtuar se BSPK-ja nga ana e vete do të bejë gjithë çka është e mundur që KK-ja të zbatohet më këto plotësime.
“Tash na presin punë shumë të medha neve, Qeverinë dhe në veçanti OEK-un që të kemi një kujdes në zbatimin e KK-së”-tha Salihaj. Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës arritjen e marrëveshjes për implementimin në terësi të Kontratës Kolektive e ka quajtur si një sukses i të gjithë partnereve social

 

KOSOVA KA TARIFAT MË TË LARTA TË ENERGJISË NË EVROPËN JUGLINDORE

Nick Frydas udhëheqës i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të premten në
prezantimin e raportit vjetor për vitin 2004 ka premtuar se ka mundësi që këtë ndryshime ne tarifat e energjisë duke lenë mundësin që ato të ulen.

Prishtinë, 1 korrik(asdrenOnline)
Kosova duhet të jetë e vetëmjaftueshme ne prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes dhe duhet të jetë një eksportues i rëndësishëm ne tregun rajonal duke pasur si prioritet shfrytëzimin e rezervave të linjiti, lendes djegëse me shpenzim të ulët. Po ashtu duhet të ekzistoj një konkurrencë e vërtet dhe jo diskriminuese. Kështu është thënë të premten nga zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë gjatë prezantimit të raportit vjetor të vitit 2004. Gjatë këtij prezantim po ashtu u tha se Kosova ka tarifat më të larta të energjisë në Evropën Juglindore.
Përkitazi më këtë çështje zyrtarë të Rregullatorit për energji nuk kanë mundur që të japin një përgjigje konkrete se a do të këtë ndryshim të këtyre tarifave në të ardhmen e afert.
Nick Frydas udhëheqës i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të premten në
prezantimin e raportit vjetor për vitin 2004 ka premtuar se ka mundësi që këtë ndryshime ne tarifat e energjisë duke lenë mundësin që ato të ulen.
"Përpara se të bëjmë një rishikim është e vështirë të them se do të këtë ulje të tarifave apo jo",-tha Frydas.
Udhëheqësi i Zyrës se Rregullatorit të Energjisë pohoj se është detyrim i rregullatori që të bëj barazim e kostove të tarifave të Kosovës më ato të rajonit. “Duhet ditur se çdo vend e ka koston e vet pasqyruese”-deklaroj Frydas.
Deri në vitin tjetër, tha Frydas subvencione të ndryshme do të eliminohen dhe çdo kategori konsumatorësh do të paguaj shpenzimet e veta dhe jo të mbështes shpenzimet e tjerëve. Ai tha është përcaktuar një tarifë afat gjatë për mbështetjen e të varfërve që do të thotë që familjet që dëshirojnë të kenë një konsum minimal ata do të paguajnë me pak për kilovat ore sesa pjesa tjetër.
Udhëheqësi i zyrës se rregullatorit të energjisë duke paralajmëruar se në këtë vit kjo zyre planifikon të miratoj tarifën e re për shitjen me pakicë të energjisë, tha se shpejti do të hapim procedura autorizuese për investitorët që dëshirojnë te vijnë ne Kosovë për ndërtimin e Termocentralit të ri. Mirëpo tha ai njëra nga synimet e këtij rregullatori është që ta arrihet marrëveshje për tregti të lirë të energjisë nëpër vendet e rajonit.
Ndërkaq, Meriat Kostari anëtare e bordit të Rregullatorit...., gjatë këtij prezantimi tha se në vitet e ardhshme të gjithë konsumatorëve duhet të ju mundësohet që të zgjedhin se prej nga duan që të furnizohen me energji
Ndryshe Rregullatori për energji është themeluar nga UNMIK-u vitin e kaluar. Bordi i Rregullatorit duhet të ketë pesë anëtare. Tre anëtar duhet të jenë ndërkombëtare përfshirë këtu kryesuesin e këtij rregullatori. Përfaqësues të bordit ë rregullatorit për energji janë Nick Frydas, kryesuesi i Rregullatorit, Merita Kostari dhe Naim Bejtullahu. Dy anëtaret: Dr.prof. Nusret Avdiu dhe Feranda Beqiri janë propozuar nga Qeveria.

 

KOSUMI: SHQIPTARET E MALIT TË ZI DO TË KENË PËRKRAHJEN E QEVERISË SE KOSOVËS

“Në demokracitë që jemi duke i krijuar në rajon, mënyra më e mirë për t’i realizuar aspiratave e grupeve etnike në të gjithë rajonin është bashkëpunimi dhe integrimi i grupeve etnike në shoqëritë në të cilat jetojnë”- tha kryeministri Kosumi.

Prishtinë, 29 qershor(asdrenOnline)

Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi të mërkurën i ka premtuar ministrit shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi, Gezim Hajdinaga, një proces të mirëfilltë të regjistrimit dhe pranimit të të rinjve shqiptarë të Malit të Zi në Universitetin e Prishtinës
Kryeministri Kosumi pas takimit më ministrin për Pakicat në Qeverinë e Malit të Zi tha se takimi më zyrtarë të Qeverive të vendeve të rajonit, e në veçanti takimet më ministrat shqiptarë të këtyre qeverive është kënaqësi veçante .
“Në demokracitë që jemi duke i krijuar në rajon, mënyra më e mirë për t’i realizuar aspiratave e grupeve etnike në të gjithë rajonin është mënyra e bashkëpunimit dhe integrimit të grupeve etnike në shoqëritë në të cilat jetojnë”- tha kryeministri Kosumi. Ne, tha kryeministri, bashkërisht jemi duke shkuar nga Unioni Evropian.
“Kufinjeve të cilët për njëqind vjet kanë qene pengesa me e madhe ne rajon është duke ju zbehur roli, kështu që nuk do të këtë pengesa të komunikimit dhe bashkëpunimit ne mes të shqiptareve në Mal të Zi dhe Kosovës ose mes gjithë neve dhe Shqipërisë, përkundrazi prezenca, bashkëpunimi politikat që bëjnë shqiptaret në këto vende do të jetë një mundësi më e madhe që ne të bashkëpunojmë më tepër si shtete dhe si kombe”- pohoj kryeministri Kosumi. Kryeministri Kosumi po ashtu tha se ministri shqiptarë e ka informuar edhe për progresin që bashkësia shqiptare në Mal të Zi është duke bërë .
“Partitë shqiptare që participojnë në Qeveri kanë arritur mjaftë sukses, vlen të përmendim fakultetin e mësuesisë ose Komunën e Tuzit e cila do të formohet se shpejti. Unë i shpreh përkrahjen e Qeverisë se Kosovës për këtë proces, për politikanet shqiptare në Mal të Zi që janë duke e arritur këtë progres”- papërfunduar kryeministri Kosumi.
Ndërkaq, ministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga tha se biseda me kryeministrin e Kosovës ishte një bisedë ishte mjaftë konstruktive.
“Jam munduar që kryeministrin ta informoj për të arriturat e shqiptareve në Mal të Zi. Këtu duhet përmendur edhe marrëdhëniet e mira ne mes të dy qeverive të cilat sigurojnë këtë qasje dhe aq me tepër japin hapësirë për avancimin e shqiptareve në Mal të Zi”- tha Hajdinaga. Ministri për Pakicat në Qeverinë e Malit të Zi po ashtu tha se kërkesat për avancimin e shqiptareve, siç është fakulteti, krijimi i Komunës se Tuzit, por edhe gjerat tjera tregojnë qartë se ka një frymë të re në Qeverinë e Malit të Zi.
Hajdinaga tha se interes tjetër që është këtu në Kosovë është edhe kontaktimi më ministrin e Arsimit, Agim Veliu, për të siguruar edhe këtë vit një lehtësim për të rinjtë nga Mali i Zi për tu regjistruar në vitin e ri akademik 2005/2006 në UP.
A. Osaj


KOSUMI: JAM I GATSHËM PËR INTERPELANCË NË KUVEND
Kryeministri Bajram Kosumi duke ju përgjigjur interesit të gazetareve rreth kërkesës se disa deputeve për interpelancë tha se është i gatshëm që sa here që Kuvendi i Kosovës kërkon interpelancë që të ju përgjigjët gjithmonë.
“Një gjë të tillë e bëjë më kënaqësi”- tha kryeministri
Ndërkaq sa i përket Forumit politik, Kosumi tha se ky Forum duhet që të harmonizoj qëndrimet rreth statusit final të Kosovës. Kosumi tha se Qeveria do të propozoj koordinatorin për grupet e eksperteve dhe kjo do të jetë detyre e partive politike dhe koordinatorit që ti harmonizojnë qëndrimet në mënyrë që pastaj të gjejnë emrat e duhur se kush duhet të jene ato grupe punuese.
“Grupet e eksperteve do të informojmë presidentin, Qeverinë dhe “Forumin... “për punët që janë tu i bërë”- tha Kosumi

 

HARMANIZOHEN QËNDRIMET-NËNSHKRIMI MARRËVESHJES BEHËT ME VONË

Zyrtare të dy vendeve harmonizimin e qëndrimeve rreth MTL-së e kanë quajtur si një hap të madhe drejt stabilizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit në fushën e tregtisë ndërmjet dy vendeve

Prishtinë, 28 qershor(asdrenOnline)
Pas mese tre orë bisedimesh të zhvilluara në Prishtinë ndërmjet zyrtareve të Qeverisë se Kosovës dhe asaj maqedonase më në fund është arritur pëlqimi që të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë se Lirë (MTL) në mes këtyre dy vendeve. Mirëpo edhe përkundër harmonizimit të qëndrimeve ndërmjet palëve, Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë nuk është nënshkruar ashtu siç ishte paralajmëruar me herët.
Zyrtare të dy vendeve harmonizimin e qëndrimeve sa i përket MTL-së e kanë quajtur si një hap të madhe drejt stabilizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit në fushën e tregtisë ndërmjet të të dy vendeve. Zëvendës shefi i UNMIK-ut Lary Rosin, pas takimit tha se negociatat përfunduan në mënyrë shumë suksesshme.
”Kemi përfunduar një bisedë të suksesshme për të finalizuar marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ne kemi arritur marrëveshje në të gjitha elementet e kësaj marrëveshje je të tregtisë”- tha Rosin. Ndërkaq ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës arritjen e harmonizimit të qëndrimeve për MTL-së në mes të Kosovës dhe Maqedonisë e vlerësoj si plotësim të standardeve për Kosovën.
“Ky është një hap përpara rreth ndërtimit të klimës së mirë me vendet të rajonit, ndërtimi I dialogut dhe miqësisë është pjesë e standardeve”- tha Dugolli duke shtuar se me këtë marrëveshje do të fitojë edhe Kosova edhe Maqedonia.
“Shpresojmë se kjo marrëveshje do të shndërrohet në një marrëveshje në liberalizim të plotë pas disa viteve mes vendeve tona.
Zëvendës kryeministri i Maqedonisë Mince Jordanov tha se nënshkrimi i Marrëveshjes se Lirë që do të behet se shpejti në mes të Kosovës dhe Maqedonisë do të jetë në interes të mbarë Ballkanit për stabilizim dhe asociim të proceseve.
“Ky është një hap I vogël por shumë I rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve politike, ekonomike ndërmjet të dy vendeve dhe kjo marrëveshje e tregtisë së lirë shpreh zhvillimin optimal të interesave
ekonomike të të dy vendeve”- tha Jordanov.
Ndryshe, Kosova deri me tash Marrëveshje të Tregtisë se Lirë ka nënshkruar vetëm me Shqipërinë. Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka shtuar intensitetin e punës rreth bisedimeve për nënshkrimin e MTL-ve edhe me përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Turqisë, Moldavisë

 

PRITET NËNSHKRIMI I MTL-SË NË MES TË KOSOVËS DHE MAQEDONISË

Prishtinë, 27 qershor(asdrenOnline)
Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë sipas paralajmërimeve nga zyrtaret e të dyja vendeve pritet që të nënshkruhet sot në Prishtinë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të paraprihet nga një takim dy palesh, ku nga pala maqedonase të pranishëm do të jetë zëvendëskryeministri i Maqedonisë. Vetë ministri i Tregtisë dhe Industrisë i cili njëherë ka qene edhe i kyçur në bisedimet për MTL-në ditë me parë pati deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes se lirë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë do të behët se shpejti. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe shefi i UNMIK-ut Soren JEsen-Petersen gjatë takimit që ka pasur me kryeministrin Bajram Kosumi. Gjatë këtij takimi shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen dhe kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, kanë theksuar se Marrëveshja e Tregtisë se Lirë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë do të finalizohet brenda dhjetë ditëve

 

DUGOLLI: “OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TASHME JANË PLOTËSUAR”

Prishtinë, 27 qershor(asdrenOnline)

Ndërtimi i mekanizmit “Objektivat strategjike për zhvillimin industrial në Kosovë për përudhen deri në vitin 2015” tashme është duke i korrur rezultatet e veta në shumë aspekte të zhvillimit ekonomik të vendit. Kështu u tha të hënën nga të pranishmit në takimin e dyte më radhe të “Tryezës për Industri”, takim ky i cili organizohet nga Ministrie e Tregtisë dhe Industrisë.
Bujar Dugolli, ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës tha se efektet e ndërtimit të kësaj tryeze kanë qenë shumë të frytshme. Sipas ministrit Dugolli objektivat e caktuara gjatë takimit të pare, e deri sot në mbledhjen e dytë kanë qenë shumë të dukshme.
“Rekomandimet e dala nga mbledhja e parë po thuajse të gjitha janë realizuar, ligji për akreditimin ka kaluar procedurat e Qeverisë dhe së shpejti do të del në diskutim në qeverinë e Kosovës”- tha ministri Dugolli.
Qeveria, tha Dugolli ka marrë vendim për të themeluar grupin ndërministror që do të punoj në hartimin e strategjisë për zhvillimin ekonomik, strategjinë afatmesme. Për këtë grupet qeveritare janë duke punuar.
“Hartimi i strategjisë nën sektoriale është një obligim shumë i rëndësishëm që i përket MTI-së ”,-pohoj ministri. Ministri i tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli po ashtu tha se llogarit shumë në ndihmën profesionale që i jepet ministrisë se Tregtisë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas, në mënyrë që siç tha ministri ne ta zhvillojmë sektorin prodhues të industrisë si faktorë i rëndësishëm që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Tryeza për industri është forum konsultativ për zhvillimin e industrisë së Kosovës. Kjo tryezë është në përputhje me vizionin e Qeverisë për vendosjen dhe zgjerimin e dialogut institucional midis aktorëve dhe faktorëve kryesor të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomikë e social në Kosovë. Përveç përfaqësuesve të ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë në përbërje të tryezës se Industrisë do të jene edhe përfaqësuesit e disa ministrive të Qeverisë se Kosovës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme joqeveritare, si dhe përfaqësues të donatoreve.

This page is powered by Blogger. Isn't yours?