Wednesday, June 15, 2005

 

ALKATEL DHE PTK NËNSHKRUAJNË KONTRATËN PËR ZGJERIMIN E KAPACITETEVE TRANSMETUESE

Prishtinë, 14 qershor(asdrenOnline)
Postë-Telekomuni i Kosovës ka nënshkruar kontratën për zgjerimin e kapaciteteve transmetuese SDH (hierarki digjitale sinkrone – “synchronous digital hierarchy”), ndërmjet nyjës telekomunikuese-Prishtinës dhe gjashtë qendrave rajonale të Kosovës, bëhët e ditur në një komunikat të lëshuar nga PTK-ja. Ndër të tjera në këtë komunikat thuhet se kontrata është nënshkruar me kompaninë ALCATEL, vlera e së cilës është 1.5 milion Euro. Kjo kontratë ka të bëjë me pajisje mikrovalore të cilat janë të domosdoshme për rritjen e kapacitetit të rrjetit nacional të transmetimit. Aktivitetet përgatitore për prodhimin e pajisjeve kanë filluar menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, ndërkohë implementimi i projektit planifikohet të përfundoj deri në muajin nëntor 2005. Kjo është edhe një hap më afër konsumatorit dhe rritjes së mundësive telekomunikuese. “Fillimi i punëve hap rrugën për ofrimin e shërbimeve të gjeneratës së re që do t’ju ofroj telefonia fikse konsumatorëve të sajë”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikat.
Me implementimin e këtij projekti, mundësitë për ndërlidhje me qendrat regjionale do të rriten dukshëm. Konsumatori, në kuptim të transmetimit, do të hetoj zgjerim të spektrit të shërbimeve multimediale që mund të ofrohen si dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve të ofruara. Ky projekt dhe projektet e tjera që janë duke u punuar janë pjesë e përpjekjeve për zgjerimin e rrjetit të telefonisë fikse në tërë Kosovën, që gradualisht hapin rrugën për shërbime të gjeneratës së re. Pa këtë investim prej 1.5 milion Euro PTK-ja nuk do të mund të kishte shtim të kapaciteteve për nevojat e komunikacionit në zgjerim e sipër të krijuar si rezultat i modernizimit dhe zgjerimit të Rrjetit Fiks, zgjerimit të VALA 900 dhe rrjetit të Darda Net-it.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?