Sunday, June 26, 2005

 

KEF-i NUK MIRATON TARIFAT BUXHETORE SEZONALE TË QEVERISË

Prishtinë, 16 qershor(asdrenOnline)

Këshilli ekonomik Fiskal në takimin e fundit nuk ka miratuar tarifat buxhetore sezonale të cilat ditë më parë i ka miratuara qeveria e Kosovës më arsyetim se marrëveshja për tregti të lirë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë është në prag të finalizimit. Ndër temat tjera që janë diskutuar në Takimin e Këshillit Ekonomik Fiskal i cili edhe kësaj, përshkake se rregullorja e re për KEF-in ende nuk është miratuar në Nju Jork është bashkë udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dhe zv/ shefi i UNMIK-ut Lari Rosi.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi pas takimit tha se janë diskutuar dy temat, dy prej tyre janë shumë të rëndësishëm, është çështja e Kornizës Afatmesme buxhetore është diskutuar edhe tarifat buxhetore sezonale. “Për herë të parë Qeveria e Kosovës bënë një kornizë afatmesme buxhetore për vitin 2006-07 dhe 2008 dhe kjo tregon përgatitjen e Qeverisë në aspektin fiskal dhe buxhetorë për vitet që e presin” tha kryeministri Kosumi
Më tutje kryeministri Kosumi pohoj se ajo që është thelbësore në këto vitet e ardhshme, është një rritje e vogël, por është një rritje në kontinuitet i të hyrave buxhetore dhe është një kursim i shpenzimeve. “Ky kursim që nga viti 2006 e tutje do të fillon të rritet. Këtë vit kemi pasur një prerje shumë të thellë buxhetore në krahasim me vitin e kaluar mbase me shume se 75 milionë euro këtë vit kemi më pak shpenzime buxhetore se sa ne vitin e kaluar por nga viti 2006 ne do të fillojmë që ti grisim kapak edhe shpenzimet” –tha kryeministri Kosumi, duke shtuar se të gjitha këto fakte janë tregues pozitive për ecjen përpara në çështjen e buxhetit të Kosovës. Po ashtu kryeministri tha se miratimi i tarifave buxhetore sezonale të cilat i ka miratuara Qeveria nuk janë miratuar nga KEF-i , duke e shtyer miratimin e tyre për një kohe, që siç tha kryeministri të mos i miratojmë për shkak së është në prag të finalizimit marrëveshja për tregti të lirë më Maqedoninë. “Marrëveshja për tregti është në përfundim e sipër. Unë besoj se do të arrihet marrëveshja për tregti të lirë më Maqëdoninë. Më zotin Buçkovskin në pikat kryesore kemi arritur pajtim, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje që do të bisedohen nga dy ministrat tonë më ministrat Maqedonë”, - tha ai. Kryeministri Kosumi përmendi faktin se të gjitha produktet të cilat nuk janë më origjinë nga Maqedonia do të paguajnë doganën ashtu siç janë paraparë më ligjet e Kosovës. Ndërkaq zv/ shefi i UNMIK-ut Lary Rosin tha se kryeministri dhe unë kishim një mbledhje te Këshillit Ekonomik dhe fiskal ku kemi diskutuar rreth tri çështjeve, rreth Kornizes afatmesme të bugjetit ku kemi arritur nje marrëveshje rreth shumes totale te buxhetit të arritur gjatë vitit 2005, ku kjo do të përpunohet gjatë rishikimit të buxhetit afatmesëm në muajin e ardhshëm dhe pastaj për vitin 2006, 2007dhe 2008. “Sa i përket viteve të ardhshme kjo është çështje për rishikim te mëtutjeshëm, por mendoj se këto janë gjera shume te rëndësishme. Unë I jap mirënjohje Qeverise se Kosovës, ne veçanti ministrisë se Ekonomisë dhe Financave lidhur me buxhetin e vitit 2006 por kjo ndërlidhët me tere ushtrimin”- Rosin,
Rosin tha se gjatë këtij takim është diskutuar edhe rreth temave tjera si ndryshimit teknik të rregullores për TVSH-në në OJQ dhe rreth çështjes së tarifave sezonale të perimeve. “ Ishte mbledhje shumë e suksesshme dhe unë personalisht jam shumë I kënaqur” përfundoj Rosin

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?