Sunday, June 26, 2005

 

KOSOVA NË VITIN 2020 DO TË KETË 4200 MEGAVAT KAPACITET TË REJA GJENERUESE

Ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, gjatë prezentimit të këtij dokumenti tha se Kosova duhet ta zhvillojë tregun e brendshme në përputhje me kërkesat nga reformat në sektorin e energjisë në gjithë Evropën

Prishtinë, 22 qershor(Bota sot-asdrenOnline)

Gjatë prezantimit të dokumentit “Kosova në Zhvillimet Rajonale të Energjisë”, zyrtarë të ministrisë se Energjisë dhe Minierave, thanë se deri në vitin 2020 parashihet që Kosova të ketë 4200 megavat kapacitet të reja gjeneruese. Ministri i Energjisë dhe Minierave Ethem Çeku gjatë prezantimit të këtij dokumenti tha se Kosova nuk ka ngecur në zhvillimet e sektorit energjetik.
“Ministria në dokumentin e saj për strategjinë e zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, pos tjerash paraqet dhe parasheh ndërrimet ligjore, organizative, institucionale, pronësore dhe ekonomike si dhe ndryshime te tjera në këtë fushë shumë të rëndësishme”tha ministri Çeku. Të planifikimi i strategjisë, tha me tutje ministri Çeku kemi pasur parasysh ruajtjen e interesave kombëtare dhe zhvillimin e tregut të energjisë në botë.
“Kosova duhet ta zhvillojë tregun e brendshme në përputhje me kërkesat nga reformat në sektorin e energjisë në gjithë Evropën” tha ministri Çeku duke shtuar se zhvillimi i energjetikës në Kosovë nuk mund të jetë një zhvillim i mbyllur dhe vetëm vendorë. Krijimi i shtetit shtoj ministri kërkon një sistem energjetik optimal, funksional, të pranueshëm nga mjedisi dhe i integruar në rajon dhe në Evropë.
“Kosova ofron një mundësi të shkëlqyeshme për investime të Kompanive Ndërkombëtare për Energji dhe Miniera të cilat janë shumë të dobishme për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë”- përfundoji ministri.
Ndërkaq, drejtoresha e departamentit të energjisë në ministrin e Energjetikës dhe Minierave, Mimoza Kusari-Lila duke bërë prezantimin e konkluzioneve të studimit rajonal për investimet në gjenerim dhe bartje për periudhën 2005- 2020 tha se studimi mbulon si kërkesën për energji ashtu edhe gjenerimin e saj.ajo tha se ky studim i Bankës Botërore (GIS) i jep Kosovës një vend të rëndësishëm në perspektivën e zhvillimit të energjisë elektrike në rajon. Drejtoresha e departamentit për energji, Mimoza Kusari Lila po ashtu tha se rekomandim i përgjithshem të këtij studimi janë: Ndërtimi i 300 MW ose 500 MW në Kosovë që konsiderohet mjaft atraktiv për investim nga pikëpamja rajonale. “Rajoni ka kapacitete të tepërta gjeneruese, kështu që nuk kërkohet futja në punë e gjeneruesve të rinj deri në vitin 2010, si dhe konsiderohet prioritet i shpejtë fillimi i studimit për projekte të reja gjeneruese dhe në veçanti propozohet studimi i kapaciteteve të reja të linjitit në Kosovë” pohoj ajo
Gjatë këtyre studimeve tha Kusari janë propozuar që të ndërtohen shtatë linja rajonale, sebashku me nënstacione përkatës deri në vitin 2010 më kosto që arrin deri në 241 milionë euro, ndërkaq tha ajo deri në vitin 2015 janë propozuar që të ndërtohen linjat Zemlak-Bitola, Kashar- TC Kosova B dhe linja Shkup-Vranje-Nish.
“Studimi parashikon që shtimi i rreth 1800megavateve gjenerim deri në vitin 2015, e të tjerat me vonë, do të këtë ndikim në rrjetin e brendëshem të Kosovës dhe sistemeve të tjera përreth. Këtu përmendet unaza 400 kilovoteshe për të lidhur gjeneratoret e rinjë më nënstacionin ekzistues në TC Kosova B dhe një trafostacion të ri në Prishtinë”- beri të ditur znj. Kusari –Lila. Kusari po ashtu beri të ditur se interkoneksioni Kosovë-Shqipëri nuk është përfshirë për përiudhen deri në vitin 2010, por për ndertimin e kesaj linjë Kusari tha se është duke u shikuar mundesia e bashkepunimit të dy vendeve për ndërtimit e përbashket të këtij interkoneksioni.
Në anën tjetër Gazmend Begolli, nga MEM ka prezantuar Traktatin për Themelimin e Bashkësisë së Energjisë, qëllimi i të cilit është organizimi i mardhënieve ndërmjet palëve dhe krijimi i një kornize ligjore dhe ekonomike në lidhje me Energjinë.
Ai bëri të ditur se Kosova është pjesëmarrëse e barabartë në shumë procese rajonale ndërkombëtare për energji dhe është nënshkruese e memorandumit të Athinës për energji i cili parasheh shumë zhvillime në energji dhe njëkohësisht kërkon ristrukturimin e sistemeve energjetike në vendet e rajonit, të cilat janë nënshkruese , siç është edhe krijimi i Operatorit të Pavarur të Sistemit të Bartjes dhe Tregut ndërkufitar të energjisë.
Palët nënshkruese të traktatit për themelimin e Bashkësisë së Energjisë janë Bashkësia Evropiane, me palët kontraktuese ku hyjnë Kosova e pëfaqësuar nga UNMIK-u vendet e Ballkanit Përendimor përfshire këtu edhe Turqin dhe Rumanin

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?