Thursday, June 09, 2005

 

KOSOVA PO E HUMB HAPIN E ZHVILLIMIT NË RAPORT MË VENDET E RAJONIT

Prishtinë, 9 qershor(asdrenOnline)

Regjioni po zhvillohet shumë më shpejt se sa Kosova, vendet e regjionit kanë norma më të larta të rritjes dhe bazë më të lartë fillestare. Kosova është duke u humbur hapin e zhvillimit në raport më vendet e rajonit të Ballkanit perëndimorë, u tha në seminari të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), me temën “Ekonomia e Kosovës dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Gjatë këtij seminari është bërë prezantim i lëvizjeve ekonomike në periudhën e parë të vitit 2005. Sipas analisteve makroekonomik trendët që kanë qenë aktuale gjatë vitit 2004 kanë vazhduar edhe ne tremujorin e parë të vitit 2005.
Naim Blakqorri, u. d. i drejtorit të departamentit të makroekonomisë në MEF tha s vendi është duke u përballuar me dy sfida themelore, njëra prej tyre është rritja e qëndrueshme ekonomike dhe niveli mjaftë i lartë i papunësisë.
“Kosova vazhdon të përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, andaj edhe po e humb hapin e saj të zhvillimit ekonomik në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat po zhvillohen shumë më shpejt”- tha Blakqori.
Sipas tij me qëllim Kosova të ecë përpara me zhvillimin ekonomik, duhet përmirësuar masat e politikës ekonomike dhe në përgjithësi duhet ndërtuar sistemin ekonomik dhe financiare. “Rajoni po zhvillohet shumë më shpejt se sa Kosova. Vendet e rajonit kanë norma më të larta të rritjes dhe bazë më të lartë fillestare, kurse Kosova përballohet me këto dy probleme”, potencoj ai.
Gjatë këtij seminar analistet e makroekonomisë prezentuan një numër të të dhënash lidhur me lëvizjet ekonomike që janë bërë në tremujorin e parë të këtij viti. Ata vlerësuan se gjatë tremujori të parë të këtij viti numri i punëkërkuesve ka arritur mbi 308 mijë persona apo 6 për qind më shumë se vitin e kaluar. Numrin më të madh të punëkërkuesve e përbëjnë ata me arsim të ulët apo 63.7 për qind.
Sipas të dhënave të tyre, në Kosovë, niveli i çmimeve në këtë tremujor kishte rënie të ndjeshme për 3.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Sa i përket importit dhe eksportit, ekspertët e makroekonomisë gjatë studimit të tyre kishin vlerësuar se importi i mallrave në tremujorin e parë ishte 231 milionë euro, apo ka shënuar rritje për 21 për qind, derisa eksporti i mallrave në vlerë prej 12 milionë euro, ka shënuar rritje për 35 për qind.
Në anën tjetër është vlerësuar se arka e Kosovës në këtë tremujor ka mbledhur më shumë të hyra se sa ka shpenzuar. Të hyrat e përgjithshme buxhetore për tremujorin e parë të këtij viti ishin 144 milionë euro. Analiste të departamentit të makroekonomisë paraqitet të dhena që sipas tyre rritja e Bruto Produktit Vendorë pritet që gjatë vitit 2005 të jetë shumë modeste.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?