Wednesday, June 15, 2005
KOSUMI: AIDE DO TA KETË MBESHTETJEN E QEVERISË NË PUNËN E TIJ
Prishtinë, 14 qershor(asdrenOnline)
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi gjatë takimit të parë që pati më të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Aide, këtij të fundit i ka shprehur përkrahjen dhe mbështetjen e Qeverisë se Kosovë në punën e tij për vlerësimin e drejt të të arriturave në Kosovë
“Standardet për Kosovë nuk janë disa çështje teknike. Janë më shumë së çështje teknike. Standardet paraqesin shkallën e zhvillimit të demokracisë dhe lirive njerëzore në Kosovë dhe sa me tepër që qeveria ti realizoj bashke me popullin standardet shkalla e demokracisë do të jete me e madhe” tha Kosumi pas këtij takim. Synim i ynë, tha kryeministri Kosumi është që të rrisim shkallen e demokracisë dhe lirive njerëzve ne Kosovë, që të bëjmë një shoqëri me te vërtet demokratike dhe ti krijojmë mundësi popullit te Kosovës që të zhvillohet i lirë. Kryeministri Kosumi tha se nga ambasadori Kai Aide pret që të vlerësoj realisht të arriturat dhe zhvillimet në Kosovë , të vlerësoj në mënyrë të pavarur zhvillimet demokratike dhe zhvillimet e lirive njerëzore ne Kosovë. “Kjo pavarësi e raportit të ambasadorit Aide, mendoj se është ne të mirë të procesit në Kosovë. Besoj se ky proces do të ec pozitivisht dhe të gjitha informacionet që ika qeveria jam i gatshme te ja ofroj ambasadorit Aide” përfundoj kryeministri Kosumi. Ndërkaq i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve Kai Aide duke e falënderuar kryeministrin për pritjen e bërë tha se tani e tutje do të punojmë se bashku lidhur me vlerësimin që duhet të bere përparimeve ne Kosovë.
“Gjatë takimit unë i përmenda kryeministrit Kosumi se qëllimet tona për të ecure përpara, detyrat që na presin dhe unë i kërkova këshillat e tij se si mund të koordinonim bashkëpunimin tonë dhe mund të them se mora këshilla të vlefshme të cilat unë megjithatë nuk do t’ua them juve” tha Aide. Por, tha ai ne radhen tjetër pas disa javësh dhe pas vizitave që do ti beje në disa vende të Kosovës ku do të marrim informacione të dorës se pare do të mund të bisedojmë për shume qeshtje të cilat sot i kemi prekur përciptazi . Besoj se kjo do të ndodhe rreth fillimit të muajit korrik. “ Sot nuk mund të ju jap shume informacion, por ne do të jemi ne Kosova, do ta hulumtojmë gjendjen dhe pastaj do të mund te jepnin informacione me te plota. Kështu kur të kthehemi herave të tjera do të mund të ju jap me shume informacion” tha ai. Ndërkaq, lidhur me përberjen e ekipit i cili do ti ndihmoj ambasadorit Aide për vlëresimin e të arriturave në Kosovës, ai tha se janë kryesisht njerëz nga selia e OKB-së, njerëz që kanë punuar në këtë mision që kanë punuar në Kosovë dhe për Kosovën ne shume vite me radhë