Sunday, June 26, 2005

 

NDRYSHOHET TENDERI PËR “TRASING-un”

Prishtinë 20 qershor(asdrenOnline)

Agjencia e Kosovës për Mirëbesimit (AKM) ka ndryshuar tenderin për ndërmarrjen shoqërore “Trasing” që është tenderuar në valën e gjashtë të privatizimit. Ky hap sipas AKM-së është ndërmarrë pasi që pajisjet për ndërtimin e rrugëve, të cilat fillimisht ishin pjesë e ndërmarrjes e re Trasing Mekanizimi L.L.C.”, janë transferuar në ndërmarrjen e rë “Korrotica L.L.C.”. Sipas AKM-së ndërmarrja e re ( NewCos) vijuese janë në dispozicion për investitorët e interesuar. Ndërmarrja e re Korrotica L.L.C u ofron ofertuesve mundësi të blejnë një gurore prej 453,335m2 që përbëhet prej 5 milionë metrash kub të rezervave të gurit, impiantit, makinerisë për ndërtimin e rrugëve. Gurëthyesi ka katër linja të prodhimit që përbëhen nga baza e asfaltit, baza e betonit, zhavorrit dhe rërës. Ndërkaq, ndërmarrja e re Trasing Mekanizimi L.L.C u ofron ofertuesve të interesuar mundësinë të blejnë pronë që përbëhet prej 5,626 m2 bashkë më depon dhe zyret afër qendrës së Prishtinës. Data e dorëzimit të ofertave në AKM për këto NewCo mbetet e njëjtë, e mërkurë 31 gusht. Afati i fundit për parakualifikim është dita e mërkurë me 24 gusht.
Ndryshe punëtorët e ndërmarrjet shoqërore “Trasing” që një kohë të gjatë janë duke protestuar kundër keqpërdorimeve që sipas tyre janë duke u bërë në këtë ndërmarrje
Ismet Lahu, kryetar i tubimit të punëtorëve të “Trasingut” disa here ka theksuar se gjendja në NSH “Trasingu” është e mjerueshme. Ai thot se punëtoret në këtë ndërmarrje ka që 14 muaj që nuk kanë marrë pagat e tyre.
Kryetari i tubimit të punëtorëve thotë se një ndër shkeljet që janë bërë nga AKM-ja është edhe ajo se ndërmarrja e jonë nuk është privatizuar ashtu siç ishte paralajmëruar, për këtë gjë para disa ditëve këta patën protestuar para dyerve të AKM-së më të vetmen kërkesë që ndërmarrja e tyre të privatizohet ashtu siç ju ishte premtuar me herët nga drejtuesit e AKM-së.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?