Sunday, June 26, 2005

 

PAGUANI KESTIN E PARË TË OBLIGIMIT MBI PRONËN PARA 30 QERSHORIT

Prishtinë, 23 qershor(asdrenOnline)
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka bërë të ditur se deri më 30 qershor të gjithë tatimpagues duhet të paguan kestin e parë të obligimit për pronën për këtë vit tatimor në mënyrë që t’ju ikni aplikimit të ndëshkimeve dhe kamatës. Nëse deri më këtë datë sipas Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave nuk bëhët pagësa e këstit të parë të borxhit për vitin tatimor 2005, atëhërë pas një korrik çdo tatimpaguesi do ti shtohet një dënim prej 5 për qind të përgjegjësisë tatimore, kurse me 2 korrik do të aplikohet kamata mujore e cila do të jetë në lartësin prej 1 për qind. Gjithashtu të gjithë tatimpaguesit duhet të paguan edhe borxhet e papaguara për vitet tatimore 2002, 2003 dhe 2004.
Për borxhet e pashlyera për këto vite tatimore komuna do të regjistrojë të drejtën e pengut në regjistrin e të drejtave mbi pronën tuaj të palujtshme. Një e drejtë e tillë e pengut do të ketë përparësi mbi të gjitha të drejtat tjera të pengmarrjes të dorëzuara më vonë.
Sipas MEF-it nëse tatimpaguesit nuk e kryen pagesën e duhur, atëhërë tatimvjelësit komunal do të lëshojnë vërejtjen e fundit me shkrim me anë të së cilës shprehet qëllimi për të konfiskuar pronën personale e cila i takon personit që ka borxhin e papaguar.
“Një vërejtje e tillë do t’ju dërgohet juve dhe do të konsiderohet e vlefshme madje edhe në rastet kur ju e refuzoni dokumentin, kjo verejtje do të shpallet në vendbanimin apo lokalet e punës tuaj dhe do të ju dërgohet me postë në adresen tuaj të fundit të ditur” thuhet në një njoftim të lëshuar nga MEF-i.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave po ashtu ka paralajmëruar që do të mërren edhe masa shtesë ndaj tatimpaguesve të pandërgjegjshem të cilët nuk kryjnë obligimin tatimore. Sipas MEF-i nëse edhe pas pranimit të vërejtjes së fundit nuk behët pagesa në
shumën e plotë të tatimit të papaguar brenda 10 ditësh, atëhërë në bazë të ligjit do të aplikohet procedura për inkasim të detyrueshëm duke përfshirë: kushtëzimin e kryerjes së shërbimeve komunale që lidhen me pronën tuaj; konfiskimin e detyrimeve që personat tjerë kan ndaj jush si: pagë, qira ose borxh tjetër, bllokimin e llogarive bankare si dhe konfiskimi dhe shitja e pronës tuaj personale. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ja benë më dije të gjithë tatimpaguesve se mjetet që grumbullohen nga tatimi mbesin në buxhetin e komunës suaj.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?