Thursday, June 16, 2005

 

PTK NUK OFRON SHËRBIME PËR SIM KARTELAT E “VALËS 900” TË BLERA NË TREGUN E ZI

Prishtinë, 15 qershor(asdrenOnline)
Përmes një shkresë të lëshuar për media nga Zyra për informim e PTK-se bene të ditur se të gjithë konsumatorëve të GSM “Vala 900”, të cilët tash e tutje blejnë SIM kartelën e “Valës 900” në tregun e zi dhe të cilët nuk janë të identifikuar si konsumatorë të “Valës 900”, nuk do të kenë mundësi në ofrimin e shërbimeve të “Valës 900” në rast të paraqitjes së ndonjë problemi apo pengese në shërbimet e saj. Të gjithë, thuhet më teje në këtë njoftim të PTK-së, konsumatorët mund të furnizohen me SIM kartela dhe kartela mbushëse të “Valës 900”, në të gjitha pikat shitëse të PTK-së, në vendin tonë. Prandaj synimi ynë është që të gjithë konsumatorët e rregullte dhe të evidentuar në shërbimet e “Valës 900” të cilët kanë problem me ndonjë shërbim të këtij operatori qoftë regjenerimin e kartelës, humbja e kartelës dhe marrja e numrit të njëjtë, apo shërbimet tjera shtesë, duhet të drejtohen në sportelet e “Valës 900” apo në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë në numrat pa pagesë 555 ose 211- 0 nga telefoni mobil, ose 038 500 555 dhe 038 53 53 53, dhe në kohën më të shkurtë të mundshme do t’u kryhet shërbimi me efikasitet të lartë. Në raste të kundërta kur konsumatori nuk është i evidentuar në shërbimet e “Valës 900”, shërbimet e lartpërmendura nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen ngase blerja e SIM kartelës së tyre është bërë në tregun e zi.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?