Wednesday, June 01, 2005

 

SIPAS FMN-SË: BUXHETI I VITIT TË ARDHSHËM DO TË KËTË 100 MILIONË EURO DEFICIT

Duke e pasur një deficit prej 150 milionë euro në vitin e kaluar, një deficit i planifikuar prej 130 milionë euro këtë vit, dhe me shumë deficit në vitin ardhshëm, atëherë kursimet e Qeverisë se Kosovës, suficiti i grumbulluar do të shpenzohet tërësisht diku kah mesi i vitit 2006

Prishtinë, 22 maj

Viti fiskal 2004 ka qenë viti i vetëm ku shpenzimet buxhetore kanë qenë më të larta se të hyrat. Ky ndryshim ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, sipas ministrisë se Ekonomisë dhe Financave ka krijuar deficit buxhetor, i cili deri në fund të dhjetorit ishte 141.6 milionë euro, derisa të ardhurat e marra ishin 171 milionë euro. Në raportin e fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtarë thuhet se shumica e shpenzimeve të Qeverisë janë krijuar si shpenzime strukturale që do të thotë janë pagesa për punëtorët e shërbimit civil, pastaj beneficione sociale, mallra dhe shërbime. Shefi i FMN-së në Prishtinë, Marc Auboin ditë më parë në një konferencë më gazetarë ka paralajmëruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë rreth 100 milionë euro deficit. “Nëse e shikojmë trendin duke e pasur një deficit prej 150 milionë euro në vitin e kaluar, një deficit i planifikuar prej 130 milionë euro këtë vit, dhe me shumë deficit në vitin ardhshëm, atëherë kursimet e Qeverisë se Kosovës, suficiti i grumbulluar do të shpenzohet tërësisht diku kah viti 2006,”- pati deklaruar shefi i FMN-së. Ndërkaq, në fillim të vitit 2005 balanci i Qeverisë i mbetur në Bankë ishte 180 milionë euro, kështu që nëse llogaritet që sivjet të kemi një deficit prej 130 milionëve atëherë duke e zbritur këtë shumë( 130 milionë euro) prej 180 milionë eurove, në fund të vitit në fondet e Qeverisë do të mbetën diku rreth 50 milionë euro dhe nëse i kemi edhe 100 milionë euro vitin e ardhshëm do të thotë se Qeveria në një nga fazat e saj do të shpenzojë këto mjetë dhe rrezikon të mbetët pa para vitin e ardhshëm. “Zgjerimi i madhe i shpenzimeve të Qeverisë në dy tre vitet e fundit ka qenë një breng edhe për Fondin Monetar Ndërkombëtare, sepse një zgjerim i mëtutjeshëm i Qeverisë do të thotë një zgjerim i mëtutjeshëm i këtyre shpenzimeve”-ka theksuar Auboin ditë më parë. Sipas FMN-së, nëse dëshirohet që të mënjanohet kriza e pagesave në vitin 2006 atëherë Qeveria duhet të bëjë kursime në buxhet. Shefi i FMN-së gjatë prezantimit të raportit të FMN-së për Kosovës pati theksuar se deri më tash Kosova asnjëherë nuk ka qene në një situatë që të mbetët pa të ardhura. “Kjo është një ndodhi e vështirë që të mund të imagjinohet”-pati thënë ai.
Mënyra në të cilën punon ekonomia e Kosovës duke e përdorur euron dhe duke mos pasur mundësi që të huazoj nga jashtë, kur ti shpenzohet suficitet që i ka pas deri më tash, Qeveria nuk do të këtë para për paga, për shërbime, si dhe kontratat e Qeverisë nuk do të jenë në gjendje që të përmbushën. Për ti ikur kësaj gjendje FMN-ja është duke e dizajnuar një planë për Qeverinë në mënyrë që të bëjë disa kursime të kufizuara në mënyrë që të paktën të jetë relativisht e sigurt në vitin 2005 e 2006. Ata që menaxhojnë më buxhetin e Kosovës duhet të krijojnë një bazë të shënimeve dhe një bazë të besueshmërisë në mënyrë që të jene në gjendje që në të ardhmen të marrin ndihma nga donatoret.
Masat apo rekomandimet që jepen nga Fondi Monetare Ndërkombëtare është që të vazhdohet të kontrollohen pagat e shërbyesve civil. Tash për tash pagat e shërbimit civil i shpenzojnë rreth 30 për qind të të hyrave të mbledhura që është një nga nivelet më të larta në Evropë. Nëse dëshirojmë që të paktën t’i kemi të sigurt vendet e punës të cilat janë krijuar duhet të kemi një kontroll strikte si në paga ashtu edhe në punësimin e punëtorëve të rijnë
A. Osaj

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?