Sunday, June 26, 2005

 

U PROTESTUA KUNDËR MONOPOLIT TË “VALËS 900”

Prishtinë, 21 qershor(asdrenOnline)

Ne nuk jemi kundër Postë-Telekomit të Kosovës por jemi kundër monopolit që i është dhënë operatorit të vetëm të telefonisë mobile në vend “Vala 900”, kështu u tha nga një grup i të rinjve të cilët protestuan sot para ndërtesës se Qeverisë së Kosovës
Protesta ishte organizuar nga Bashkësia e të rinjve në internet “Prishtina-Team”, ku një ndër kërkesat të cilat iu drejtoheshin Qeverisë së Kosovës, ishte që t’i hiqet monopoli në telefonin mobile “Valës 900”, që sipas që sipas tyre anulimin e tenderit dhe mbajtja pezull e çështjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile më së shumti po i dëmton qytetarët e Kosovës.
Krenar Gashi, udhëheqës në “Prishtina-Team”, tha se pas shumë debateve të ndryshme nëpërmes internetit, protesta ishte hapi i parë jashtë suazave të internetit dhe si hap të parë e shohin mjaft të suksesshëm.
“Kemi pasur një debat në internet, ku kemi debatuar rreth kësaj çështje dhe kemi ardhur në përfundim se fajtor kryesor për gjendjen e tanishme të telefonisë mobile në Kosovë është monopoli që i është garantuar operatorit publik Vala 900”, tha ai
Gashi shtoi se nuk ishin kundër Postë-Telekomit të Kosovës, por kundër monopolit që i është garantuar nga qeveria dhe shpresojnë se kjo protestë ka përmbushur qëllimin e vet.

Comments: Post a Comment

<< Home

This page is powered by Blogger. Isn't yours?