Sunday, June 26, 2005

 

PAGUANI KESTIN E PARË TË OBLIGIMIT MBI PRONËN PARA 30 QERSHORIT

Prishtinë, 23 qershor(asdrenOnline)
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka bërë të ditur se deri më 30 qershor të gjithë tatimpagues duhet të paguan kestin e parë të obligimit për pronën për këtë vit tatimor në mënyrë që t’ju ikni aplikimit të ndëshkimeve dhe kamatës. Nëse deri më këtë datë sipas Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave nuk bëhët pagësa e këstit të parë të borxhit për vitin tatimor 2005, atëhërë pas një korrik çdo tatimpaguesi do ti shtohet një dënim prej 5 për qind të përgjegjësisë tatimore, kurse me 2 korrik do të aplikohet kamata mujore e cila do të jetë në lartësin prej 1 për qind. Gjithashtu të gjithë tatimpaguesit duhet të paguan edhe borxhet e papaguara për vitet tatimore 2002, 2003 dhe 2004.
Për borxhet e pashlyera për këto vite tatimore komuna do të regjistrojë të drejtën e pengut në regjistrin e të drejtave mbi pronën tuaj të palujtshme. Një e drejtë e tillë e pengut do të ketë përparësi mbi të gjitha të drejtat tjera të pengmarrjes të dorëzuara më vonë.
Sipas MEF-it nëse tatimpaguesit nuk e kryen pagesën e duhur, atëhërë tatimvjelësit komunal do të lëshojnë vërejtjen e fundit me shkrim me anë të së cilës shprehet qëllimi për të konfiskuar pronën personale e cila i takon personit që ka borxhin e papaguar.
“Një vërejtje e tillë do t’ju dërgohet juve dhe do të konsiderohet e vlefshme madje edhe në rastet kur ju e refuzoni dokumentin, kjo verejtje do të shpallet në vendbanimin apo lokalet e punës tuaj dhe do të ju dërgohet me postë në adresen tuaj të fundit të ditur” thuhet në një njoftim të lëshuar nga MEF-i.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave po ashtu ka paralajmëruar që do të mërren edhe masa shtesë ndaj tatimpaguesve të pandërgjegjshem të cilët nuk kryjnë obligimin tatimore. Sipas MEF-i nëse edhe pas pranimit të vërejtjes së fundit nuk behët pagesa në
shumën e plotë të tatimit të papaguar brenda 10 ditësh, atëhërë në bazë të ligjit do të aplikohet procedura për inkasim të detyrueshëm duke përfshirë: kushtëzimin e kryerjes së shërbimeve komunale që lidhen me pronën tuaj; konfiskimin e detyrimeve që personat tjerë kan ndaj jush si: pagë, qira ose borxh tjetër, bllokimin e llogarive bankare si dhe konfiskimi dhe shitja e pronës tuaj personale. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ja benë më dije të gjithë tatimpaguesve se mjetet që grumbullohen nga tatimi mbesin në buxhetin e komunës suaj.

 

KOSOVA NË VITIN 2020 DO TË KETË 4200 MEGAVAT KAPACITET TË REJA GJENERUESE

Ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, gjatë prezentimit të këtij dokumenti tha se Kosova duhet ta zhvillojë tregun e brendshme në përputhje me kërkesat nga reformat në sektorin e energjisë në gjithë Evropën

Prishtinë, 22 qershor(Bota sot-asdrenOnline)

Gjatë prezantimit të dokumentit “Kosova në Zhvillimet Rajonale të Energjisë”, zyrtarë të ministrisë se Energjisë dhe Minierave, thanë se deri në vitin 2020 parashihet që Kosova të ketë 4200 megavat kapacitet të reja gjeneruese. Ministri i Energjisë dhe Minierave Ethem Çeku gjatë prezantimit të këtij dokumenti tha se Kosova nuk ka ngecur në zhvillimet e sektorit energjetik.
“Ministria në dokumentin e saj për strategjinë e zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, pos tjerash paraqet dhe parasheh ndërrimet ligjore, organizative, institucionale, pronësore dhe ekonomike si dhe ndryshime te tjera në këtë fushë shumë të rëndësishme”tha ministri Çeku. Të planifikimi i strategjisë, tha me tutje ministri Çeku kemi pasur parasysh ruajtjen e interesave kombëtare dhe zhvillimin e tregut të energjisë në botë.
“Kosova duhet ta zhvillojë tregun e brendshme në përputhje me kërkesat nga reformat në sektorin e energjisë në gjithë Evropën” tha ministri Çeku duke shtuar se zhvillimi i energjetikës në Kosovë nuk mund të jetë një zhvillim i mbyllur dhe vetëm vendorë. Krijimi i shtetit shtoj ministri kërkon një sistem energjetik optimal, funksional, të pranueshëm nga mjedisi dhe i integruar në rajon dhe në Evropë.
“Kosova ofron një mundësi të shkëlqyeshme për investime të Kompanive Ndërkombëtare për Energji dhe Miniera të cilat janë shumë të dobishme për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë”- përfundoji ministri.
Ndërkaq, drejtoresha e departamentit të energjisë në ministrin e Energjetikës dhe Minierave, Mimoza Kusari-Lila duke bërë prezantimin e konkluzioneve të studimit rajonal për investimet në gjenerim dhe bartje për periudhën 2005- 2020 tha se studimi mbulon si kërkesën për energji ashtu edhe gjenerimin e saj.ajo tha se ky studim i Bankës Botërore (GIS) i jep Kosovës një vend të rëndësishëm në perspektivën e zhvillimit të energjisë elektrike në rajon. Drejtoresha e departamentit për energji, Mimoza Kusari Lila po ashtu tha se rekomandim i përgjithshem të këtij studimi janë: Ndërtimi i 300 MW ose 500 MW në Kosovë që konsiderohet mjaft atraktiv për investim nga pikëpamja rajonale. “Rajoni ka kapacitete të tepërta gjeneruese, kështu që nuk kërkohet futja në punë e gjeneruesve të rinj deri në vitin 2010, si dhe konsiderohet prioritet i shpejtë fillimi i studimit për projekte të reja gjeneruese dhe në veçanti propozohet studimi i kapaciteteve të reja të linjitit në Kosovë” pohoj ajo
Gjatë këtyre studimeve tha Kusari janë propozuar që të ndërtohen shtatë linja rajonale, sebashku me nënstacione përkatës deri në vitin 2010 më kosto që arrin deri në 241 milionë euro, ndërkaq tha ajo deri në vitin 2015 janë propozuar që të ndërtohen linjat Zemlak-Bitola, Kashar- TC Kosova B dhe linja Shkup-Vranje-Nish.
“Studimi parashikon që shtimi i rreth 1800megavateve gjenerim deri në vitin 2015, e të tjerat me vonë, do të këtë ndikim në rrjetin e brendëshem të Kosovës dhe sistemeve të tjera përreth. Këtu përmendet unaza 400 kilovoteshe për të lidhur gjeneratoret e rinjë më nënstacionin ekzistues në TC Kosova B dhe një trafostacion të ri në Prishtinë”- beri të ditur znj. Kusari –Lila. Kusari po ashtu beri të ditur se interkoneksioni Kosovë-Shqipëri nuk është përfshirë për përiudhen deri në vitin 2010, por për ndertimin e kesaj linjë Kusari tha se është duke u shikuar mundesia e bashkepunimit të dy vendeve për ndërtimit e përbashket të këtij interkoneksioni.
Në anën tjetër Gazmend Begolli, nga MEM ka prezantuar Traktatin për Themelimin e Bashkësisë së Energjisë, qëllimi i të cilit është organizimi i mardhënieve ndërmjet palëve dhe krijimi i një kornize ligjore dhe ekonomike në lidhje me Energjinë.
Ai bëri të ditur se Kosova është pjesëmarrëse e barabartë në shumë procese rajonale ndërkombëtare për energji dhe është nënshkruese e memorandumit të Athinës për energji i cili parasheh shumë zhvillime në energji dhe njëkohësisht kërkon ristrukturimin e sistemeve energjetike në vendet e rajonit, të cilat janë nënshkruese , siç është edhe krijimi i Operatorit të Pavarur të Sistemit të Bartjes dhe Tregut ndërkufitar të energjisë.
Palët nënshkruese të traktatit për themelimin e Bashkësisë së Energjisë janë Bashkësia Evropiane, me palët kontraktuese ku hyjnë Kosova e pëfaqësuar nga UNMIK-u vendet e Ballkanit Përendimor përfshire këtu edhe Turqin dhe Rumanin

 

AER-I PËR AMBIENTIN NË KOSOVË KA INVESTUAR RRETH 30 MILIONË EURO

Prishtinë, 22 qershor( asdrenOnline)

Bashkësia Evropiane permes Agjensionit Evropian për Rindërtim, deri më tash krijimi e një ambienti më të pastër në Kosovë ka investuar diku rreth 30 milion euro. AER-i në bashkëpunim me Agjensionin e Kosovës për Mirëbesim dhe Ministrinë për Mjedis dhe Planifikim Hapsinor, kanë ndërtuar katër deponi në katër pikat strategjike nëpër Kosovë dhe tri të tjera janë në ndërtim e sipër, është bërë e ditur nga zyra për informin AKM-së përmes një komunikate për media. Këto deponi, sipas këtij njoftimi, për dallim nga vendet e hudhjeve që gjindeshin më parë kudo nëpër Kosovë, janë ndërtuar në përputhje me standardet Evropiane dhe në këto deponi shfrytëzohen metoda bashkëkohore dhe të përgjegjshme për deponimin përfundimtar të hedhurinave.
Në Kosovë momentalisht çmimi për deponimin e hedhurinave nëpër deponitë e re është 10 euro për ton. Ky çmim prej 10 euro për ton që ngarkohet në deponi reflekton në ngritjen e çmimit për konsumatorët për rreth 2.5 euro në muaj. Prandaj në vend se konsumatori (familjari) të paguajë tarifën prej 2.4 Euro në muaj, tani çmimi i ri do të jetë 5 euro në muaj gjatë kësaj periudhe fillestare, në mënyrë që menaxhimi i deponisë të jetë i qendrueshëm. Megjithate, tarifa prej 10 euro për ton është më se e pranueshme në krahasim me tarifat që aplikohen në rajon dhe në pjesën tjetër të Evropës ku tarifat sillen përafërsisht prej 45 euro deri në 110 euro për ton.

 

U PROTESTUA KUNDËR MONOPOLIT TË “VALËS 900”

Prishtinë, 21 qershor(asdrenOnline)

Ne nuk jemi kundër Postë-Telekomit të Kosovës por jemi kundër monopolit që i është dhënë operatorit të vetëm të telefonisë mobile në vend “Vala 900”, kështu u tha nga një grup i të rinjve të cilët protestuan sot para ndërtesës se Qeverisë së Kosovës
Protesta ishte organizuar nga Bashkësia e të rinjve në internet “Prishtina-Team”, ku një ndër kërkesat të cilat iu drejtoheshin Qeverisë së Kosovës, ishte që t’i hiqet monopoli në telefonin mobile “Valës 900”, që sipas që sipas tyre anulimin e tenderit dhe mbajtja pezull e çështjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile më së shumti po i dëmton qytetarët e Kosovës.
Krenar Gashi, udhëheqës në “Prishtina-Team”, tha se pas shumë debateve të ndryshme nëpërmes internetit, protesta ishte hapi i parë jashtë suazave të internetit dhe si hap të parë e shohin mjaft të suksesshëm.
“Kemi pasur një debat në internet, ku kemi debatuar rreth kësaj çështje dhe kemi ardhur në përfundim se fajtor kryesor për gjendjen e tanishme të telefonisë mobile në Kosovë është monopoli që i është garantuar operatorit publik Vala 900”, tha ai
Gashi shtoi se nuk ishin kundër Postë-Telekomit të Kosovës, por kundër monopolit që i është garantuar nga qeveria dhe shpresojnë se kjo protestë ka përmbushur qëllimin e vet.

 

NDRYSHOHET TENDERI PËR “TRASING-un”

Prishtinë 20 qershor(asdrenOnline)

Agjencia e Kosovës për Mirëbesimit (AKM) ka ndryshuar tenderin për ndërmarrjen shoqërore “Trasing” që është tenderuar në valën e gjashtë të privatizimit. Ky hap sipas AKM-së është ndërmarrë pasi që pajisjet për ndërtimin e rrugëve, të cilat fillimisht ishin pjesë e ndërmarrjes e re Trasing Mekanizimi L.L.C.”, janë transferuar në ndërmarrjen e rë “Korrotica L.L.C.”. Sipas AKM-së ndërmarrja e re ( NewCos) vijuese janë në dispozicion për investitorët e interesuar. Ndërmarrja e re Korrotica L.L.C u ofron ofertuesve mundësi të blejnë një gurore prej 453,335m2 që përbëhet prej 5 milionë metrash kub të rezervave të gurit, impiantit, makinerisë për ndërtimin e rrugëve. Gurëthyesi ka katër linja të prodhimit që përbëhen nga baza e asfaltit, baza e betonit, zhavorrit dhe rërës. Ndërkaq, ndërmarrja e re Trasing Mekanizimi L.L.C u ofron ofertuesve të interesuar mundësinë të blejnë pronë që përbëhet prej 5,626 m2 bashkë më depon dhe zyret afër qendrës së Prishtinës. Data e dorëzimit të ofertave në AKM për këto NewCo mbetet e njëjtë, e mërkurë 31 gusht. Afati i fundit për parakualifikim është dita e mërkurë me 24 gusht.
Ndryshe punëtorët e ndërmarrjet shoqërore “Trasing” që një kohë të gjatë janë duke protestuar kundër keqpërdorimeve që sipas tyre janë duke u bërë në këtë ndërmarrje
Ismet Lahu, kryetar i tubimit të punëtorëve të “Trasingut” disa here ka theksuar se gjendja në NSH “Trasingu” është e mjerueshme. Ai thot se punëtoret në këtë ndërmarrje ka që 14 muaj që nuk kanë marrë pagat e tyre.
Kryetari i tubimit të punëtorëve thotë se një ndër shkeljet që janë bërë nga AKM-ja është edhe ajo se ndërmarrja e jonë nuk është privatizuar ashtu siç ishte paralajmëruar, për këtë gjë para disa ditëve këta patën protestuar para dyerve të AKM-së më të vetmen kërkesë që ndërmarrja e tyre të privatizohet ashtu siç ju ishte premtuar me herët nga drejtuesit e AKM-së.

 

ÇEKU PARALAJMERON INVESTIME NGA INVESTITORËT PRIVAT NË FUSHËN E ENERGJETIKËS

Prishtinë, 17 qershor(asdrenOnline)
Gjatë prezantimit të draftit të parë të strategjisë energjetike, zyrtarë të ministrisë se Energjetikës, këtë strategji e kanë vlerësuar lartë duke e quajtur si vizion dhe politikë e Kosovës në zhvillimet dhe funksionimet e sektorit të energjisë në Kosovë me strukturë optimale për periudhën 2005-2020. Gjatë prezentimit të kësaj strategjie nga zyrtare të MEM-it është thënë se sivjet priten investime nga investitorët privat në fushën e energjetikës.
Ministri i Energjetikes dhe Minierave Ethem Çeku, ka theksuar se edhe përkundër punës se madhe që ka bërë ministria e Energjetikes, kjo ministri ka pasur mjaftë probleme ne ndërtimin e kapaciteteve me njerëz profesional. Ministri Çeku gjatë prezentimit të draftit të parë të strategjisë energjetike ka kërkuar që kompetencat në fushën e minierave të jenë pjesë e menaxhimit institucional të institucioneve të Kosovës.
“Duhet t’i jepet rëndësi sektorit të energjetikes, pasi që për pesë vjetet që lamë pas humbjet në sektorin e energjetikes arrin shifrën prej 400 milionë euro. Zhvillimet në rajon na bëjnë që ti japim një fokus të rëndësishëm të zhvillimit të energjetikës në Kosovë”- tha Çeku, duke shtuar se veshtirësitë në këtë drejtim janë tepër të mëdha. “Në 5 vitet e kaluara kemi mbi 400 milionë euro humbje në sektorin e energjetikës”, ka pohuar Çeku. Ministri i Energjetikës dhe Minierave Ethem Çeku po ashtu ka bërë të ditur se Agjencioni Evropian për Rindërtim është duke i kryer disa studime për arsyeshmërinë e investimeve në termocentralet e “ Kosova A”, kështu që, tha ministri, jemi në prag të përfundimit të studimit të lartëpërmendur. “Ndër projektet e mëdha është përgatitja për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Në këtë drejtim jemi duke debatuar shumë afër me AER-in, USAID-in dhe Bankën Botërore”, pohoj Çeku. Ministri Çeku beri të ditur se para disa ditësh në Shkup është prezantuar një studim i Bankës Botërre, i cili e vendos Kosovën në një shkallë shumë të lartë për nga aftësia prodhuese në fushën e termoelektranave. Deri më tash tha ministri Çeku se sipas studimeve të Bankës Botërore, Kosova është një ndër vendet më të preferuara për zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese, por energjia elektrike në rend të parë hynë në funksion të zhvillimit të ekonomisë vendase dhe pastaj do të shikojmë se çfarë politike do të ndjekim në fushën e eksportit. Sipas zyrtareve të MEM-it nga studimet e kryera për hapjen e minierës së re të Sibovcit kanë dalur rezultate të mira. “Projekt tjetër kapital është linja 400 kilovoltëshe, e studiuar dhe përkrahur nga Banka Botërore. Aktualisht jemi në prag të definimit të trasës dhe mundësinë për gjetjen e mjeteve financiare. Banka Botërore ka mundësi të investoj në këtë projekt, për këtë qëllim jemi duke biseduar me BB-në”, -theksoj Çeku. Ai tha se të gjitha këto projekte do të involvohen në strategjinë e MEM-it.
Problemi më i rëndësishëm për ministrin Çeku janë financat ngase Buxheti i Kosovës është shumë i vogël, prandaj mundësia e vetme është përfshirja e investitorëve privat në fushën e energjetikës” shtoi ai.
Çeku bëri me dije se janë në bisedime me një grup investitorësh privat për t’iu ofruar hapësirën rreth investimeve të tyre në fushën e energjetikës, “ por gjithsesi me këto zhvillime do të merren parasysh interesi i qytetarëve të Kosovës, i shtetit dhe njëkohësisht edhe e investitorit privat”, shtoi ai. Sipas tij, këtë vit priten investitorët privat në fushën e energjetikës, kështu që nese studimi për Termocentralet e “ Kosova A” tregon rezultate të mira, atëherë në bashkëpunim me AKM-në jemi duke shikuar mundësinë që të hapet tenderi i parë për blloqet e “Kosovës A”. “ Pra kushtimisht po them,nëse jipen vlerësime positive për blloqet e “Kosovës A” në dy komponente, ekologjike dhe ekonomike sa I përket qëndrueshmërisë së këtyre projektev,atëherë do të shpallet tenderi”, ka përfunduar ministri Çeku.
Ndërkaq, Sabri Limari, këshilltar në MEM tha se hartimi i krijimit të strategjisë, është një ndër aktivitetet kryesore në kuadër të ministrisë. “Qëllimi i hartimit të kësaj strategjie është të krijon një sektor që do të jetë optimal i cili do të ofrojë shërbime me çmime adekuate, të jetë konkurrent dhe të siguron një zhvillim të jetës normale”, tha ai

 

AKM MERRE DOKUMENTE SHTESË PËR “FERONIKELIN”

Prishtinë, 17 qershor(asdrenOnline)
Agjencia e Kosovës për mirëbesim ka bërë të ditur se dje më 16 qershor, AKM ka pranuar dokumente të mëtejme nga një ofertues që ka marrë pjesë në tenderin për shitjen e Kompleksit “Ferronikeli”. Sipas AKM-së ekspertët e saj do të shqyrtojnë dhe analizojnë këto dokumente dhe Bordi i AKM-së në fund të këtij muaji përsëri do ta diskutojë këtë tender

 

KEF-i NUK MIRATON TARIFAT BUXHETORE SEZONALE TË QEVERISË

Prishtinë, 16 qershor(asdrenOnline)

Këshilli ekonomik Fiskal në takimin e fundit nuk ka miratuar tarifat buxhetore sezonale të cilat ditë më parë i ka miratuara qeveria e Kosovës më arsyetim se marrëveshja për tregti të lirë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë është në prag të finalizimit. Ndër temat tjera që janë diskutuar në Takimin e Këshillit Ekonomik Fiskal i cili edhe kësaj, përshkake se rregullorja e re për KEF-in ende nuk është miratuar në Nju Jork është bashkë udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dhe zv/ shefi i UNMIK-ut Lari Rosi.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi pas takimit tha se janë diskutuar dy temat, dy prej tyre janë shumë të rëndësishëm, është çështja e Kornizës Afatmesme buxhetore është diskutuar edhe tarifat buxhetore sezonale. “Për herë të parë Qeveria e Kosovës bënë një kornizë afatmesme buxhetore për vitin 2006-07 dhe 2008 dhe kjo tregon përgatitjen e Qeverisë në aspektin fiskal dhe buxhetorë për vitet që e presin” tha kryeministri Kosumi
Më tutje kryeministri Kosumi pohoj se ajo që është thelbësore në këto vitet e ardhshme, është një rritje e vogël, por është një rritje në kontinuitet i të hyrave buxhetore dhe është një kursim i shpenzimeve. “Ky kursim që nga viti 2006 e tutje do të fillon të rritet. Këtë vit kemi pasur një prerje shumë të thellë buxhetore në krahasim me vitin e kaluar mbase me shume se 75 milionë euro këtë vit kemi më pak shpenzime buxhetore se sa ne vitin e kaluar por nga viti 2006 ne do të fillojmë që ti grisim kapak edhe shpenzimet” –tha kryeministri Kosumi, duke shtuar se të gjitha këto fakte janë tregues pozitive për ecjen përpara në çështjen e buxhetit të Kosovës. Po ashtu kryeministri tha se miratimi i tarifave buxhetore sezonale të cilat i ka miratuara Qeveria nuk janë miratuar nga KEF-i , duke e shtyer miratimin e tyre për një kohe, që siç tha kryeministri të mos i miratojmë për shkak së është në prag të finalizimit marrëveshja për tregti të lirë më Maqedoninë. “Marrëveshja për tregti është në përfundim e sipër. Unë besoj se do të arrihet marrëveshja për tregti të lirë më Maqëdoninë. Më zotin Buçkovskin në pikat kryesore kemi arritur pajtim, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje që do të bisedohen nga dy ministrat tonë më ministrat Maqedonë”, - tha ai. Kryeministri Kosumi përmendi faktin se të gjitha produktet të cilat nuk janë më origjinë nga Maqedonia do të paguajnë doganën ashtu siç janë paraparë më ligjet e Kosovës. Ndërkaq zv/ shefi i UNMIK-ut Lary Rosin tha se kryeministri dhe unë kishim një mbledhje te Këshillit Ekonomik dhe fiskal ku kemi diskutuar rreth tri çështjeve, rreth Kornizes afatmesme të bugjetit ku kemi arritur nje marrëveshje rreth shumes totale te buxhetit të arritur gjatë vitit 2005, ku kjo do të përpunohet gjatë rishikimit të buxhetit afatmesëm në muajin e ardhshëm dhe pastaj për vitin 2006, 2007dhe 2008. “Sa i përket viteve të ardhshme kjo është çështje për rishikim te mëtutjeshëm, por mendoj se këto janë gjera shume te rëndësishme. Unë I jap mirënjohje Qeverise se Kosovës, ne veçanti ministrisë se Ekonomisë dhe Financave lidhur me buxhetin e vitit 2006 por kjo ndërlidhët me tere ushtrimin”- Rosin,
Rosin tha se gjatë këtij takim është diskutuar edhe rreth temave tjera si ndryshimit teknik të rregullores për TVSH-në në OJQ dhe rreth çështjes së tarifave sezonale të perimeve. “ Ishte mbledhje shumë e suksesshme dhe unë personalisht jam shumë I kënaqur” përfundoj Rosin

Thursday, June 16, 2005

 

PTK NUK OFRON SHËRBIME PËR SIM KARTELAT E “VALËS 900” TË BLERA NË TREGUN E ZI

Prishtinë, 15 qershor(asdrenOnline)
Përmes një shkresë të lëshuar për media nga Zyra për informim e PTK-se bene të ditur se të gjithë konsumatorëve të GSM “Vala 900”, të cilët tash e tutje blejnë SIM kartelën e “Valës 900” në tregun e zi dhe të cilët nuk janë të identifikuar si konsumatorë të “Valës 900”, nuk do të kenë mundësi në ofrimin e shërbimeve të “Valës 900” në rast të paraqitjes së ndonjë problemi apo pengese në shërbimet e saj. Të gjithë, thuhet më teje në këtë njoftim të PTK-së, konsumatorët mund të furnizohen me SIM kartela dhe kartela mbushëse të “Valës 900”, në të gjitha pikat shitëse të PTK-së, në vendin tonë. Prandaj synimi ynë është që të gjithë konsumatorët e rregullte dhe të evidentuar në shërbimet e “Valës 900” të cilët kanë problem me ndonjë shërbim të këtij operatori qoftë regjenerimin e kartelës, humbja e kartelës dhe marrja e numrit të njëjtë, apo shërbimet tjera shtesë, duhet të drejtohen në sportelet e “Valës 900” apo në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë në numrat pa pagesë 555 ose 211- 0 nga telefoni mobil, ose 038 500 555 dhe 038 53 53 53, dhe në kohën më të shkurtë të mundshme do t’u kryhet shërbimi me efikasitet të lartë. Në raste të kundërta kur konsumatori nuk është i evidentuar në shërbimet e “Valës 900”, shërbimet e lartpërmendura nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen ngase blerja e SIM kartelës së tyre është bërë në tregun e zi.

 

AKM-JA SE SHPEJTI FILLON ME LIKUIDIMIN E ASETEVE TË NSH-VE

Ahmet Shala, zëvendës drejtor për NSH-të në AKM tha se kah fundi i verës, apo edhe me herët, AKM-ja do të fillojë me likuidimin e aseteve të cilat janë joaktive.

Prishtinë, 15 qershor(asdrenOnline)

Privatizimi është duke u zhvilluar sipas dinamikes së parapara. Çdo muaj do të shpallen rrathë të rinj të tenderëve të privatizimit. Agjencia e Kosovës për Mirëbesim, përmes metodës së likuidimit, se shpejti do të fillojë edhe privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore (NSH), ndërkaq për ato ndërmarrje që nuk kanë shans për sukses nuk mund të shiten përmes dy metodave tjera të “Spin-off”-it. Kanë deklaruar zyrtarët e AKM-së gjatë një seminari promovues për ndërmarrje shoqërore të tenderuara në valën e V dhe VI të privatizimit. Ahmet Shala zëvendës drejtor për NSH-të në AKM më këtë rast tha se kah fundi i verës, apo edhe me herët, AKM-ja do të fillojë me likuidimin e aseteve të cilat janë joaktive.
“Varësisht prej vlerësimit të zyrave rajonale dhe ne bashkëpunim me institucionet tjera ne Kosovë, do t’i kualifikojmë ato, do t’ia prezantojmë Bordit dhe pas një miratimi ne Bord ne do t’i hedhim ne shitje”- tha Shala. AKM bënë privatizimin e NSH-ve në Kosovë përmes metodës së “spin-off-it” të rregullt dhe atij special. Në rastet kur nëpërmes këtyre metodave nuk gjinden blerësit e ndërmarrjeve, atëherë shkohet me solucionin rezervë, shitjen e ndërmarrjes nëpërmes likuidimit. Zëvendës drejtori i AKM-së Ahmet Shala paralajmëroj së çdo muaj do të ketë raunde të privatizimit të NSH-ve.
“Kah fundi i verës, apo edhe më herët do të fillojnë edhe me likuidimin e aseteve të ndërmarrjeve të cilat janë joaktive. Mendojmë se shumica e NSH-ve janë në pikën kritike të aktivitetit të tyre kështu që varësisht nga vlerësimi i zyrave tona rajonale dhe në bashkëpunim me institucionet tjera në Kosovë ne do t’i kualifikojmë ato dhe do t’ia prezantojmë Bordit të AKM-së. Pas miratimit në bord do t’i hedhim në shitje”, tha Shala.
Ndërkaq, përfaqësues të kompanive të ndryshme që ishin të pranishëm në këtë seminarë thane se nga AKM-ja kanë qenë i informuar rreth procedurave të ofertave, por sipas tyre është me rëndësi çështja e likuidimit të aseteve, mënyrë kjo që do të shpejtojë procesin e privatizimit dhe do të krijonte lehtësi. Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit janë informuar për proceduarat dhe mënyrat e paraqitjes së ofertës për blerjen e ndonjë ndërmarrjeje, të paraqitur në tender

Wednesday, June 15, 2005

 

KOSOVA DE FAKTO ËSHTË E PAVARUR

Prishtinë, 14 qershor(asdrenOnline)

Në ditën e dytë dhe të fundit të konferencës Statusi i ardhshëm i Kosovës nga të pranishmit është thënë se Kosova de fakto është e pavarur dhe se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm pritet vetëm njohja formale saj. Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi duke bërë prezantimin e të arriturave në vend theksoji edhe njëherë faktin se Kosova dhe i tërë rajoni është para një momentit shume të rëndësishëm për integrimin evroatlantik .

Pas pak muajsh nis përcaktimi i statusit final të Kosovës

“Zgjidhja e statusit të Kosovës dhe definimi i fatit të Malit të Zi do t’ua vënë kapakun
problemeve integruese në Ballkanin Perëndimor dhe do të krijojnë shanse të reja për prosperitet”, – tha kryeministri Kosumi. Në të kundërtën, vijoi ai, moszgjidhja e statusit final të Kosovës është bërë pengesë jo vetëm për prosperitetin e Kosovës, por edhe për bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit në BE. Kryeministri Kosumi, gjithashtu, tha se Kosova është në proces të vlerësimit gjithëpërfshirës të standardeve, ashtu siç është parashikuar nga KS.
“Ne besojmë se ky vlerësim do të vërtetonte progres të vazhdueshëm dhe se do të fillohet diskutimi për fillimin e një procesi, që më në fund do të përcaktonte statusin final të Kosovës”, - theksoi Kosumi. Ai, po ashtu, veçoi edhe punën që po bën Qeveria për krijimin e marrëdhënieve të mira e miqësore me të gjitha vendet e rajonit.
“Brenda disa muajve populli dhe qeveria e Kosovës besojnë dhe presin fillimin e procesit të definimit të statusit final. Vullneti i popullatës shumicë në Kosovë është pavarësia dhe sovraniteti i plotë i Kosovës”, shtoi Kosumi.
Ndërkaq zëvendës shefi i administratës ndërkombëtare në vend, Lari Rosin, konferencën “Statusi i ardhshëm i Kosovës” e cilësoi si shumë të sinqertë dhe të hapur. “Mendoj që se kjo konferencë është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Është me rëndësi që njerëzit këtu të dinë se ka mendime të ndryshme dhe se nuk ka vetëm një mënyrë të mendimit që është përfshirë në këtë sfide të vështirë para nesh që e kemi në Kosovë, sepse qartë shihet se nga idetë e ndryshme mund të vijë zgjidhja kreative”, – pohoi Rosin. Sipas tij, Kosova ka mundësin e mirë sikurse edhe SMZ-ja për një progres të madh në periudhën vijuese.
“Mendoj se zgjidhja e statusit të Kosovës do të duhej të sillte stabilitet dhe përparime në tërë rajonin. Duhet lënë anash idenë se me zgjidhjen e statusit dikush del humbës e dikush fitues”, – tha Rosin duke shtuar se “ne nuk luajmë ndonjë rol në atë se çfarë do të jetë statusi i ardhshëm politik i Kosovës. Por, theksoi ai, ne duhet të krijojmë dhe hapim një proces ku do të punohej në dy a tri rrugë dhe ku zgjidhja do të ishte e mirë për të gjithë popullin e Kosovës dhe tërë rajonin, pasi që i tërë rajoni e sheh perspektivën drejt Evropës.

Të dy palët duhet ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë

Pjesëmarrësit në konferencën “Statusi i ardhshëm i Kosovës” kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Nga të dyja palët e përfshira ne zgjidhjen statusit final të Kosovës kërkohet që të respektohet realiteti i ri në Kosovë. Përmes kësaj deklarate pjesëmarrësit kërkojnë që të ketë një dialogë të ndërsjellë për bashkëpunim të plotë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Ne vazhdim të kësaj deklarate thuhet se kërkojmë nga akterët politik të të dyja palëve që ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë si pikënisje për negociata duke pasur gjithmonë parasysh interesat legjitime të serbëve, shqiptarëve dhe bashkësive tjera në Kosovë. Insistojmë në respektimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha dokumenteve dhe standardeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave njerëzore dhe minoritare; apelojmë tek pushteti në Beograd që të mos i pengoj përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që në mënyrëautonome të veprojnë në interesin më të mirë të realizimit të të drejtave njerëzore e qytetare të pakicës serbe në Kosovë; apelojmë të IPVQ-të që pikërisht në çështjet e mbrojtjes së të gjitha bashkësive etnike ta tregojnë pjekurinë e vetë për ndërtimin e njëKosove demokratike, prosperitare dhe evropiane; e përshëndesim zgjidhjen e statusit të Kosovës e cila mbështetet në multietnicitetin dhe respektimin e plotë të të drejtave njerëzore, përfshirë të drejtën e refugjatëve dhe të personave të zhvendosurqë të kthehen të sigurt në shtëpitë e veta; në sigurimin e garancive efikase kushtetuese për mbrojtjen e pakicave përfshirë edhe mekanizmat për pjesëmarrjen e tyre në pushtet; në formimin e qeverisë qendrore dhe strukturat e administratës lokale me anë tëprocesit të decentralizimit i cili do të kontribuonte në jetën e përbashkët të bashkësive; në përfshirjen e garancive të veçanta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike; dhe promovimin e mekanizmave efikas për luftën kundër kriminalitetit të organizuar

 

ALKATEL DHE PTK NËNSHKRUAJNË KONTRATËN PËR ZGJERIMIN E KAPACITETEVE TRANSMETUESE

Prishtinë, 14 qershor(asdrenOnline)
Postë-Telekomuni i Kosovës ka nënshkruar kontratën për zgjerimin e kapaciteteve transmetuese SDH (hierarki digjitale sinkrone – “synchronous digital hierarchy”), ndërmjet nyjës telekomunikuese-Prishtinës dhe gjashtë qendrave rajonale të Kosovës, bëhët e ditur në një komunikat të lëshuar nga PTK-ja. Ndër të tjera në këtë komunikat thuhet se kontrata është nënshkruar me kompaninë ALCATEL, vlera e së cilës është 1.5 milion Euro. Kjo kontratë ka të bëjë me pajisje mikrovalore të cilat janë të domosdoshme për rritjen e kapacitetit të rrjetit nacional të transmetimit. Aktivitetet përgatitore për prodhimin e pajisjeve kanë filluar menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, ndërkohë implementimi i projektit planifikohet të përfundoj deri në muajin nëntor 2005. Kjo është edhe një hap më afër konsumatorit dhe rritjes së mundësive telekomunikuese. “Fillimi i punëve hap rrugën për ofrimin e shërbimeve të gjeneratës së re që do t’ju ofroj telefonia fikse konsumatorëve të sajë”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikat.
Me implementimin e këtij projekti, mundësitë për ndërlidhje me qendrat regjionale do të rriten dukshëm. Konsumatori, në kuptim të transmetimit, do të hetoj zgjerim të spektrit të shërbimeve multimediale që mund të ofrohen si dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve të ofruara. Ky projekt dhe projektet e tjera që janë duke u punuar janë pjesë e përpjekjeve për zgjerimin e rrjetit të telefonisë fikse në tërë Kosovën, që gradualisht hapin rrugën për shërbime të gjeneratës së re. Pa këtë investim prej 1.5 milion Euro PTK-ja nuk do të mund të kishte shtim të kapaciteteve për nevojat e komunikacionit në zgjerim e sipër të krijuar si rezultat i modernizimit dhe zgjerimit të Rrjetit Fiks, zgjerimit të VALA 900 dhe rrjetit të Darda Net-it.

 

KOSUMI: AIDE DO TA KETË MBESHTETJEN E QEVERISË NË PUNËN E TIJ



Prishtinë, 14 qershor(asdrenOnline)
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi gjatë takimit të parë që pati më të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Aide, këtij të fundit i ka shprehur përkrahjen dhe mbështetjen e Qeverisë se Kosovë në punën e tij për vlerësimin e drejt të të arriturave në Kosovë
“Standardet për Kosovë nuk janë disa çështje teknike. Janë më shumë së çështje teknike. Standardet paraqesin shkallën e zhvillimit të demokracisë dhe lirive njerëzore në Kosovë dhe sa me tepër që qeveria ti realizoj bashke me popullin standardet shkalla e demokracisë do të jete me e madhe” tha Kosumi pas këtij takim. Synim i ynë, tha kryeministri Kosumi është që të rrisim shkallen e demokracisë dhe lirive njerëzve ne Kosovë, që të bëjmë një shoqëri me te vërtet demokratike dhe ti krijojmë mundësi popullit te Kosovës që të zhvillohet i lirë. Kryeministri Kosumi tha se nga ambasadori Kai Aide pret që të vlerësoj realisht të arriturat dhe zhvillimet në Kosovë , të vlerësoj në mënyrë të pavarur zhvillimet demokratike dhe zhvillimet e lirive njerëzore ne Kosovë. “Kjo pavarësi e raportit të ambasadorit Aide, mendoj se është ne të mirë të procesit në Kosovë. Besoj se ky proces do të ec pozitivisht dhe të gjitha informacionet që ika qeveria jam i gatshme te ja ofroj ambasadorit Aide” përfundoj kryeministri Kosumi. Ndërkaq i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve Kai Aide duke e falënderuar kryeministrin për pritjen e bërë tha se tani e tutje do të punojmë se bashku lidhur me vlerësimin që duhet të bere përparimeve ne Kosovë.
“Gjatë takimit unë i përmenda kryeministrit Kosumi se qëllimet tona për të ecure përpara, detyrat që na presin dhe unë i kërkova këshillat e tij se si mund të koordinonim bashkëpunimin tonë dhe mund të them se mora këshilla të vlefshme të cilat unë megjithatë nuk do t’ua them juve” tha Aide. Por, tha ai ne radhen tjetër pas disa javësh dhe pas vizitave që do ti beje në disa vende të Kosovës ku do të marrim informacione të dorës se pare do të mund të bisedojmë për shume qeshtje të cilat sot i kemi prekur përciptazi . Besoj se kjo do të ndodhe rreth fillimit të muajit korrik. “ Sot nuk mund të ju jap shume informacion, por ne do të jemi ne Kosova, do ta hulumtojmë gjendjen dhe pastaj do të mund te jepnin informacione me te plota. Kështu kur të kthehemi herave të tjera do të mund të ju jap me shume informacion” tha ai. Ndërkaq, lidhur me përberjen e ekipit i cili do ti ndihmoj ambasadorit Aide për vlëresimin e të arriturave në Kosovës, ai tha se janë kryesisht njerëz nga selia e OKB-së, njerëz që kanë punuar në këtë mision që kanë punuar në Kosovë dhe për Kosovën ne shume vite me radhë

Monday, June 13, 2005

 

JESEN-PETERSEN: STATUS- KUOJA E KOSOVËS ËSHTË E PAQËNDRUESHME

Prishtinë, 13 qershor(asdrenOnline)

Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet, sepse zgjidhja e kësaj çështjeje do t’i hapë rrugë integrimit të Kosovës dhe vendeve të rajonit në Evropë. Kështu është thënë në konferencën që po mbahet në Prishtinë më temën “Statusi i ardhshëm i Kosovës”
Shefi i administrates ndërkombëtare në vend, Soren Jessen Petersen tha se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por ende mbetet e ndjeshme dhe për këtë pohoi se liderët e Kosovës duhet jo vetëm të flasin, por të jenë më kompetent dhe më të përkushtuar për të krijuar gjendje të qetë për të gjithë në Kosovë.
“Në Kosova po bëhet përparim. Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, për çështje teknike, po jep rezultate të mira”- tha kryeadministratori Petersen.
Duke folur për gjendjen e minoriteteve në vend, kryeadministratori I Kosovës Soren Jesen Petersen ka shprehur këqardhjen që autoritetet serbe ne Beograd ende nuk po ua jap serbëve të Kosovës dritën e gjelbër që t’i bashkëngjiten dhe të ushtrojnë funksionin e tyre në institucionet e Kosovës. Petersen tha se liderët e Kosovë kanë mundësi ta bëjnë pjesën e vet, por gjithsesi edhe Beogradi duhet ta luaj rolin e vet. Nga liderët e Kosovës, tha Petersen është serioze të mundësohet liria e lëvizjes, kthimit, por e njëjta gjë vlen edhe për zyrtarët e Beogradit të cilët duhet t’u ndihmojnë pakicës serbe inkuadrimin në institucione.
Ndërkaq, për hapat që I ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për integrimine pakicave, Petersen tha se ka përparime. Sipas tij një numër i madh i vendeve të punës për minoritete është hapur në ministritë e Kosovës.
“Ka përparime edhe në rindërtimin e objekteve fetare. Përparime po ashtu ka edhe në përfshirjen e minoritetve në Shërbimin Policor të Kosovës, që me shifra e përbëjnë 10 për qind të SHPK-së”, tha Jessen-Petersen.
Kryeadministratori Soren Jessen-Petersen tha se përkunder të arriturave në Kosovë, për bashkësinë ndërkombëtare është e paqëndrueshme mbajtja e status “quos” në Kosovë. “Ndërkombëtaret e kanë bërë të qartë se bisedat për status do të fillojnë gjatë këtij viti dhe tash varet nga liderët politikë dhe institucionet që të tregojnë se ata janë duke vepruar në ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë”- tha në fund të fjalës se ti Soren Jesen- Petersen.
Këshilltari politik i presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Sali Cacaj tha se institucionet e Kosovës po punojnë pa dallime etnike dhe fetare. Ai tha se tashme ne Kosovë janë krijuar institucione demokratike të cilat edhe pse janë të reja kanë treguar pjekuri të madhe politike në udhëheqjen e vendit.
Duke folur në temën “Rëndësia e forcës vendore të mbrojtjes për stabilitet në rajon”, komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), gjeneral lejtënant Agim Çeku, tha se çështjet e segmentit të sigurisë janë dashur të shqyrtohen edhe më herët. Sipas gjeneral Çekut Kosova tashme ka bërë disa hapa në krijimin e strukturave adekuate të sigurisë. “Kosova, ka TMK-në, e cila në opinionin vendas shihet si forcë e ardhshme e mbrojtjes dhe ka një strukturë pothuajse ushtarake, duket si ushtri, mendon si ushtri, jeton si ushtri dhe ka vizion për të ndërtuar këtë ushtri”, tha Çeku
Sipas gjeneral lejtënant Agim Çekut Kosova ka nevojë për kapacitete të mirëfillta të mbrojtjes. “Pashmangshëm shtrohet nevoja e transformimit të TMK-së në një forcë vendore të mbrojtjes, sepse është vështirë të imagjinohet shteti i Kosovës pa forcë të vetë mbrojtëse. Me një fjalë, Kosovës i duhet forca e vet mbrojtëse për një varg arsyesh. Forca e tillë do të hiqte rreziqet e paternalizmit e të krijimit të vartësisë, që me vete sjell mospërfshirja e kosovarëve në çështjet thelbësore të jetës së tyre”, Çeku.
Natasa Miçiç, anëtare e Kuvendit të Serbisë dhe ish-kryetare e këtij kuvendi tha se askush nuk mund ta ndryshojë të kaluarën, por tha ajo, të gjithë ne duhet të mundohen që të punojnë për të ardhmen. Aja tha se shqiptarët tash shumicë në Kosovë duhet të mësojnë nga serbët shumicë që kanë qenë në ish-Jugosllavi dhe të kujdesën më shumë për pakicat. “Atëherë ekstremizmi i elitës politike të Beogradit na ka sjellë deri te pasojat e rënda të cilat i kanë paguar edhe vet serbët”, tha Miçiç.
Konferenca "Statusi i ardhshëm i Kosovës", i vazhdon punimet edhe neser.

Thursday, June 09, 2005

 

MINISTRI DUGOLLI MERR PJESË NË TAKIMIN MINISTROR TË EVROPËS JUGLINDORE

Prishtinë, 9 qershor(asdrenOnline)

Në Bullgari për një vizitë dy ditor do të qendroj një delegacion nga Kosova i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli dhe përfaqësuesi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, Andrea Wittkowsky ku do të marrin pjesë në takimin ministror të Evropës Juglindore për Investime dhe Tregti, që do të mbahet më datën 10-11.06.2005, në Sofje të Bullgarisë

 

POLICIA DHE KFOR-I SA ME SHPEJTË TË GJEJNË DORËN VRASTARE

Prishtinë, 9 qershor (asdrenOnline)
Në mesin e shumë reagimeve që kanë ardhur nga drejtues të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për plagosjen e kolumnistit të gazetës kombëtarë “Bota sot” Bardhyl Ajeti, mllefin e vetë për këtë ngjarje të rend përmes një reagimi e ka shprehur edhe familja e Arif Krasniqit nga Prishtina. Në reagimin e kësaj familje thuhet me keqardhje morëm lajmin për plagosjen e gazetarit të kombëtares “Bota sot”. Duke i dëshiruar Bardhylit shërim sa më të shpejt kërkojmë nga Policia e UNMIK-ut, e SHPK-së dhe forcat e KFOR-it që sa me shpejtë të gjejnë dorën vrastare

 

KOSOVA PO E HUMB HAPIN E ZHVILLIMIT NË RAPORT MË VENDET E RAJONIT

Prishtinë, 9 qershor(asdrenOnline)

Regjioni po zhvillohet shumë më shpejt se sa Kosova, vendet e regjionit kanë norma më të larta të rritjes dhe bazë më të lartë fillestare. Kosova është duke u humbur hapin e zhvillimit në raport më vendet e rajonit të Ballkanit perëndimorë, u tha në seminari të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), me temën “Ekonomia e Kosovës dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Gjatë këtij seminari është bërë prezantim i lëvizjeve ekonomike në periudhën e parë të vitit 2005. Sipas analisteve makroekonomik trendët që kanë qenë aktuale gjatë vitit 2004 kanë vazhduar edhe ne tremujorin e parë të vitit 2005.
Naim Blakqorri, u. d. i drejtorit të departamentit të makroekonomisë në MEF tha s vendi është duke u përballuar me dy sfida themelore, njëra prej tyre është rritja e qëndrueshme ekonomike dhe niveli mjaftë i lartë i papunësisë.
“Kosova vazhdon të përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, andaj edhe po e humb hapin e saj të zhvillimit ekonomik në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat po zhvillohen shumë më shpejt”- tha Blakqori.
Sipas tij me qëllim Kosova të ecë përpara me zhvillimin ekonomik, duhet përmirësuar masat e politikës ekonomike dhe në përgjithësi duhet ndërtuar sistemin ekonomik dhe financiare. “Rajoni po zhvillohet shumë më shpejt se sa Kosova. Vendet e rajonit kanë norma më të larta të rritjes dhe bazë më të lartë fillestare, kurse Kosova përballohet me këto dy probleme”, potencoj ai.
Gjatë këtij seminar analistet e makroekonomisë prezentuan një numër të të dhënash lidhur me lëvizjet ekonomike që janë bërë në tremujorin e parë të këtij viti. Ata vlerësuan se gjatë tremujori të parë të këtij viti numri i punëkërkuesve ka arritur mbi 308 mijë persona apo 6 për qind më shumë se vitin e kaluar. Numrin më të madh të punëkërkuesve e përbëjnë ata me arsim të ulët apo 63.7 për qind.
Sipas të dhënave të tyre, në Kosovë, niveli i çmimeve në këtë tremujor kishte rënie të ndjeshme për 3.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Sa i përket importit dhe eksportit, ekspertët e makroekonomisë gjatë studimit të tyre kishin vlerësuar se importi i mallrave në tremujorin e parë ishte 231 milionë euro, apo ka shënuar rritje për 21 për qind, derisa eksporti i mallrave në vlerë prej 12 milionë euro, ka shënuar rritje për 35 për qind.
Në anën tjetër është vlerësuar se arka e Kosovës në këtë tremujor ka mbledhur më shumë të hyra se sa ka shpenzuar. Të hyrat e përgjithshme buxhetore për tremujorin e parë të këtij viti ishin 144 milionë euro. Analiste të departamentit të makroekonomisë paraqitet të dhena që sipas tyre rritja e Bruto Produktit Vendorë pritet që gjatë vitit 2005 të jetë shumë modeste.

 

Ramush Haradinaj arriti në Prishtinë

Prishtinë, 9 qershor (asdrenOnline)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ateroi në Aeroportin e Prishtinës pak para orës 16.00. Në aeroport kishin dalë për t’ia dëshiruar mirëseardhjen familjarët, zyrtarë të Qeverisë dhe shumë qytetarë. Mirëpo, derisa njerëzit prisnin takimin me të, përcjellja e sigurimit e nxori nga një dalje tjetër, kështu që gazetarët, fotoreporterët dhe qytetarët e tjerë nuk paten rastin ta shohin dhe t’i dëshirojnë mirëseardhje. Po ashtu thuhet se eskorta e tij shkoi rrugës së re nga Aeroporti i Prishtinës në qytet.Ramush Haradinaj është liruar me kusht ndërsa, sipas vendimit të Gjykatës së Hagës, ka të drejtë qëndrimi në Prishtinë, ose në Gllogjan

Wednesday, June 08, 2005

 

Vala 900” zbret çmimin e riaktivizimit të SIM kartelës

Prishtinë, 8 qershor(asdrenOnline)
Postë-Telekomi i Kosovës, konkretisht GSM “Vala 900”, ka zbritur çmimin e riaktivizimit (krijimi i llogarisë së re) të SIM kartelës së “Vala 900”, e cila vjen për shkak të skadimit të afatit të paraparë të validitetit të kredisë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim e PTK-së. Në qoftë se SIM kartela e Valës 900 kalon nga statusi in-aktiv në gjendje de-aktive, atëherë duhet të bëhet pagesa për riaktivizimin e kartelës e cila kushton 11.20 euro.
“Ulja e çmimit është edhe një hap drejt shërbimit efikas për konsumatorët e “Vala 900”. Me këtë veprim GSM “Vala 900” ofron shërbime në pajtim me trendët e shërbimeve të operatorëve të njohur ndërkombëtarë”, - thuhet në këtë njoftim.
Njëkohësisht ua bëjmë të ditur të gjithë konsumatorëve se kjo vlen vetëm për riaktivizimin e numrit deaktiv të SIM kartelës, ndërkaq në raste të humbjes apo vjedhjes së SIM kartelës, çmimi i ri-krijimit të kartelës së re me numër të vjetër mbetet 17.64€.
“Vala 900” është operatori i vetëm i licencuar për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile.

 

MEF-i nuk beson se do të këtë krizë financiar në vitin e ardhshëm

Prishtinë, 8 qershor(asdrenOnline)

Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk beson se në vitin 2006, ashtu siç kishte paralajmëruar Fondi Monetarë Ndërkombëtarë se do të këtë ketë një krizë financiare, ka bërë të ditur zëvendës ministri i Ekonomisë Muharrem Ibrahimi në një bisedë të zhvilluar enkas për gazetën kombëtare “Bota sot”. Zëvendës ministri tha se deklarimin se nuk beson se në vitin 2006 do të këtë krizë financiare e mbështet në atë se në vitin 2006 janë planifikuar që të bëhen shpenzime aq sa ka të hyra.
“Nuk do të këtë shpenzime më tepër se sa të hyra, sepse po që se ne mendojmë që të bëjmë shpenzime me tepër se sa ka të hyra, ne më të vërtet do të hyjmë në krizën financiare dhe ne krizën e likuiditetit. Ne gjithmonë duhet t’a kemi një rezervë të caktuar në llogarinë e buxhetit e cila do të përdorej për nevoja të jashtëzakonshme. Kjo rezervë llogaritet të jetë se paku 50 milionë” – tha zv/ ministri Muharrem Ibrahimi
Ne, ka vazhduar zëvendës ministri, të gjitha rekomandimet e FMN-së në njëfarë mënyrë i kemi pranuar si rekomandime, përveç rekomandimit rreth gradimit të punëtorëve të cilin pavarësisht nga rekomandim i FMN-së jemi të vendosur që ta aplikojmë
Sa i përket Kontratës Kolektive unë, tha zv/ ministri Ibrahimi kam thëne edhe me herët se në kuptimin e plotë të saj, të gjitha nenet e saj, të gjitha obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive, pajtohemi më rekomandimet e FMN-së. “Mirëpo sa përket çështjes se gradimit nuk kisha që të mos aplikohet, sepse mjetet janë të parapara më buxhet, janë të parapara 7.5 milionë euro në buxhet për të aplikuar gradimin”- pohoj zv/ ministri Ibrahimi. Sa i përket paralajmërimeve të Fondit Monetare Ndërkombëtare se në vitin e ardhshëm Buxheti i Kosovës mund të i këtë diku rreth 100 milionë euro deficit, zëvendës ministri Muharrem Ibrahim tha se nëse do të fillonte të aplikohej në tërësi sivjet Kontrata Kolektive dhe gradimi i punëtorëve është e vërtetë se do të kishim një deficit të këtillë. “Vetëm për nivelizimin e pagave të punëtorëve për vitin e ardhshëm janë në pyetje 15 milionë euro, sepse për gjysme viti janë 7.5 milionë euro, ndërsa për një viti janë 15 milionë dhe po të hyhet më aplikimin e plotë të Kontratës Kolektive, deficiti i buxhetit, po që se shkohet më këtë trend të të hyrave do të jetë i shtuar edhe për një 100 milionësh tjetër”- theksoj zv/ ministri Ibrahimi. Mirëpo, sipas zëvendës ministri të ekonomisë dhe Financave më një punë më të madhe dhe më angazhim dhe efikasitet me të madh të doganës dhe të Administratës Tatimore do të kishim të hyra me të mëdha ne vitin e ardhshëm se sa ne këtë vit.
“Mirëpo, më gjithë atë besoj se do të kemi vështirësi që të mbulojmë Kontratën Kolektive. Ne do të bëjmë përpjekje që edhe atë ta aplikojmë por ne faza. Në çështje të cilat në mundemi varësisht nga të hyrat buxhetore sepse po qe se ne nuk kemi të hyra buxhetore, ndërsa rezervat të cilat janë në llogarinë e buxhetit momentalisht janë duke u zbritur, apo do të zbriten në fund të vitit, tash nuk kemi zbritje, tash kemi rritje në llogari. Mirëpo duke pasur parasysh shpenzimet në këtë katër mujor të cilat kanë qenë më të vogla, ndërsa ne këtë pjesën tjetër do të kemi shpenzime me të mëdha atëherë edhe ajo llogari do të vjen duke renë, prandaj unë pajtohem me atë se po që se nuk ka ndonjë ngritje esenciale të hyrave buxhetore Kontrata Kolektive nuk mund të aplikohet e plotë”-deklaroji Ibrahimi. Ndërkaq, duke folur për raportin e fundit të katër mujorit fiskal për vitin 2005, zv/ ministri Ibrahimi tha se trendi i shpenzimeve në periudhën katër mujore ka qene më i vogël krahasuar më planifikimet buxhetore për arsye se gjatë kësaj periudhe aktivitetet ekonomike dhe investimet kapitale janë më të vogla se sa ne periudhën e ardhshme. Kjo tha zv/ ministri ndodh për shkake të kohës se pa përshtatshme ku nuk mund të bëhen aktivitete investuese apo aktivitete ekonomike.
“Prej këtyre arsyeve mund të jetë edhe ndonjë arsye tjetër, sepse edhe në aspektin tjetër të gjitha shpenzimet të cilat janë bart kanë qenë me vendim të përfaqësuesit special që një e 12-ta e shpenzimeve të bartet për këto dy vite. Këtu i kemi edhe disa çështje të tjera p.sh. kemi bërë përpjekje maksimale që ti zvogëlojmë shpenzimet aty ku ka mundësi dhe ku mund të behet kjo pa ndonjë dëmtim tjetër” –tha zv/ ministri Ibrahimi duke shtuar se këto janë disa nga arsyet kryesore se pse shpenzimet kanë qene me të vogla në krahasim me parashikimet buxhetore. Zëvendës ministri Ibrahim duke folur për punën që po behet në hartim e strategjisë afatmesme zhvillimore tha se në këtë drejtim është duke u punuar me një intesitet më të shtuar.

 

BPK-JA NË PERIUDHËN JANAR-PRILL KA SHPËRNDARË 492,500 MONEDHA

Prishtinë, 7 qershor (asdreOnline)

Në vazhimesinë e përmbushjes së nevojave të ekonomisë sikurse vitin e kaluar me monedha dhe kartmonedha të mjaftueshme, edhe ketë vit, përkatësisht gjatë muajve janar-prill-2005 , BPK-ja ka bërë furnizmin e ekonomisë me kartëmonedha dhe monedha përmes bankave Komerciale dhe Institucioneve tjera finaciare, ka bërë të ditur zyra për informin e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës.
BPK-ja poashtu bën edhe tërheqjen( eksportimin) e të gjitha kartmonedhave dhe monedhave të dëmtuara(vjetëruara) nga tregu monetar i Kosovës dhe poashtu në një afat sa më të shpejtë e bënë rifreskimin e tregut, (importimin) me bankënota dhe monedha të reja. Gjithashtu, BPK-ja ka bërë edhe tërheqjen nga tregu monetar i të gjitha atyre monedhave dhe bankënotave që kanë qënë të dëmtuara duke i rifreskuar të njejtat shuma me monedha dhe bankënota të reja. Sipas raportit të muajve janar-prill-2005 BPK-ja ka furnizuar ekonominë e Kosoves me: Bankënota 500 Euro: (të furnizuara nga BPK-ja )janë 27,000 bankënota; të reja 4100 bankënota, bankënota valide të furnizuar nga BPK-ja janë 22,900, Bankënota 200 Euro:( të furnizuara nga BPK-ja) 6700 bankënota; të reja 2700 bankënota, bankënota valide të furnizuara nga BPK-ja 400. Bankënota 100 Euro: ( të furnizuara nga BPK-ja) 274,200 bankënota; të reja 87,300 bankënota; bankënota valide të furnizuara nga BPK-ja 186,900, Bankënota 50 Euro: ( të furnizuara nga BPK-ja) 360600- prej tyre te reja 100,000 bankënota; bankënota valide të furnizuara nga BPK-ja 260,600 bankënota. Bankënota 20 Euro: ( të furnizuara nga BPK-ja) 275,700-prej tyre të reja 50,000 bankënota ;bankënota valide të furnizuara nga BPK-ja 225,700 bankënota.
Bankënota 10 Euro: ( të furnizuara nga BPK-ja) 182,200-prej tyre të reja 72,400 bankënota; bankënota valide të furnizuara nga BPK-ja 109,800 bankënota. Bankënota 5 Euro: ( të furnizuara nga BPK-ja) 95,600-prej tyre të reja 75,600 bankënota; bankënota valide të furnizuara nga BPK-ja 20,000 bankënota. Të gjitha bankënotat e reja të importuara në janar 2005 janë shpërndarë në banka, përveç një sasie(numri) të vogël të bankënotave 500,200 dhe 100 që janë në process të shpërndarjes nga BPK-ja për bankat komerciale. Monedhat prej 2 Euro: Nga Bpk-ja bankat komerciale janë furnizuar me 20.500 monedha në vlerë të përgjithshme :41.000 Euro. Monedhat prej 1 Euro: Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 31500 monedha në vlerë të përgjithshme 31.500 Euro. Monedha prej 0.5 Euro ( apo 50 cent) : Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 51,500 monedha në vlerë të përgjithshme 25,750 Euro.Monedhat 0.2 Euro ( apo 20 cent) : Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 108.000 monedha në vlerë të përgjithshme 21,600 Euro. Monedhat 0.1 Euro ( apo 10 cent): Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 116,000 monedha në vlerë të përgjithshme 11.600 Euro. Monedha 0.05 Euro ( apo 5 cent) : Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 75,000 monedha në vlerë të përgjithshme në 3,750 Euro. Monedha 0.02 Euro ( apo 2 cent) : Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 35,000.00 monedha në vlerë të përgjithshme në 700 Euro. Monedhat 0.001 Euro( apo 1 cent) : Nga BPK-ja bankat komerciale janë furnizuar me 55,000 monedha në vlerë të përgjithshme në 550 Euro
Sasia e përgjithshme në copë e monedhave që gjatë periudhës janar-prill, bankat komerciale kanë terhequr nga BPK-ja është: 492,500 monedha në vlerë të përgjithshme 136,450 Euro.Njera nga funksionet e BPK-së si Autoritet Bankar dhe i Pagesave është që te siguroj para të mjaftueshme më banknota dhe monedha për ekonominë e Kosovës. BPK-ja i permbush kërkesat e të gjitha bankave komerciale dhe Institucioneve tjera finaciare në vend për furnizimin e tyre me kartmonedha dhe monedha

Tuesday, June 07, 2005

 

BUXHETIT KA INKASUAR 30 PËR QIND TË TË HYRAVE TË PLANIFIKUARA

Prishtinë, 30 maj ( asdrenOnline)
Buxhetit të Kosovës në katër mujorin e parë të vitit 2005 ka inkasuar 30 për qind të të hyrave të planifikuara për këtë vit apo 193 milionë euro, që tregon një ngritje në grumbullimin e mjeteve për buxhet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq shpenzimet për katër mujorin e parë të vitit 2005 tregojnë se janë të realizuara 23.96 për qind të planit vjetor, që në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë më të vogla për 6.41 për qind. Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave Muharrem Ibrahim gjatë prezantimit të raportit të katër mujorit të partë të vitit fiskal 2005 tha se raporti i katër mujorit fiskal të vitit 2005 paraqet aktivitetin e institucioneve të Kosovës dhe të institucioneve nën kompetencat e UNMIK-ut në arkëtimin e të hyrave buxhetore në njërën anë e që përfshin aktivitetin e doganës, administratës tatimore, të komunave dhe të institucioneve të tjera të cilat sigurojnë të hyra nga veprimtarit e veta. “Është krijuar një bashkëpunim shumë i mirë në mes të ministrisë se Ekonomisë dhe Financave, doganës, Shërbimit Policore të Kosovës dhe të institucioneve të tjera në përpjekjet për të shtuar të hyrat buxhetore. Ministria e Ekonomisë dhe Financave është duke bërë çdo gjë që të shtoj disiplinën financiare në shfrytëzimin e mjeteve buxhetore” tha ai. Zilif Lufi zëvendës drejtor i thesarit gjatë tha se në krahasim më periudhën e njëjtë të viti të kaluar kemi rritje të të hyrave prej 5.91 për qind. “Të hyrat tatimore që janë në shumë prej 173.11 milionë euro tregojnë që janë realizuar 31.80 për qind të shumës vjetore të planifikuar. Gjegjësisht kemi një rritje prej 8.5 në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”- tha Lufi. Sipas tij të hyrat jo tatimore janë në shumë 13.83 milionë euro që paraqesin realizimin e planit vjetor, ndërsa janë më të vogla për 20.9 për qind të periudhës e njëjtë të vitit të kaluar. “Të hyrat nga tatimi vendor janë në shumë 47.90 milionë euro kjo tregon se janë të realizuar 38.10 për qind të planit vjetor ndërsa në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë më të mëdha për 12 për qind këtu përfshihen tatimi ne pagë, ne fitim, dhe i paragjykuar. Te hyrat e grumbulluar ne pikat kufitare kapin shumen 125.21 milionë euro që do të thotë 28.9 për qind të planit vjetor ndërsa në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 7.2 për qind më të mëdha ku përfshinë TVSH, akciza, importi doganat dhe kthimi i tatimeve” ka bërë të ditur zëvendës drejtori i thesarit. Ndërkaq për shpenzimet zv\ drejtori i thesarit tha se janë në shumë prej 166.10 milionë euro, që tregon se janë të realizuara 23.96 për qind të planit vjetor ndërsa në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë më të vogla për 6.41 për qind. “Shpenzimet kapitale në krahasim më planin vjetor janë realizuar 12.29 për qind kurse në krahasim më periudhën e njëjte të vit të kaluar 7.9 për qind janë më të mëdha” pohoj Lufi. Ai shtoj se në shpenzimet sipas klasifikimit funksional gati në gjitha kategoritë kemi me pak shpenzime në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për veç të kategoria rendi dhe siguria që anë më të mëdha për 17.95 për qind dhe të kategoria e mbrojtjes sociale për 34.63 për qind në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq drejtori i Buxhetit të konsoliduar të Kosovës Agim Krasniq tha se raporti i këtij katër mujori nëse e krahasojmë më vitin e kaluar mund të themi që nuk kemi diçka të papritur qoftë në realizimin e të hyrave, qoftë të shpenzimeve. “Raporti katër mujor është një raport cili është shpresë dhënës. Posaqerishte shpresë dhënës është muaji i fundit në aspektin e realizimit të të hyrave buxhetore” tha Krasniqi. Nëse e shikojmë dinamiken e shpenzimeve, Krasniqi tha se mund të shohim që është një ngecje. .Kjo ngecje ndodh për shkak se sivjet për here të parë kemi sistemin kesh të rrjedhës se parasë”-ka sqaruar Krasniqi. Ky është raporti i parë fiskal që është prezantuar nga MEF-i në vitin fiskal 2005

Monday, June 06, 2005

 

Zëvendësja e Ananit Luis Frishet arriti për një vizitë dyditëshe në Kosovë

Prishtinë, 6 qershor ( asdrenOnline)
Zëvendësja e Ananit Luit Frishet arrit sot për një vizitë dyditëshe në Kosovë për të promovuar politikën zero tolerance ndaj abuzimeve e shfrytëzimeve seksuale të misionit paqeruajtës.
Frishet me të arritur në aeroportin e Prishtinës tha se ndjehej e lumtur që ishte sërish në Kosovë, pasi ajo kishte qenë para disa vitesh këtu dhe ishte një rast për të marrë informacion për punën e Kombeve të Bashkuara këtu në Kosovë. Ajo tha se puna e saj këtu do të jetë për të pare nga afër masat që po merr UNMIK-ut për të parandaluar abuzimet seksuale këtu. Ajo da ta bisedojë këtë me lidershipin e UNMIK-ut, e poashtu edhe me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e Kosovës.“Ne do të marrim të gjitha masat për të parandaluar këto abuzime”,-tha ajo

 

Kosumi: Detyra jonë e parë, jetësimi i shtetit të Kosovës

Prishtinë, 5 qershor (asdrenOnline)

Kryeadministratori i Kosovës dhe kryeministri Bajram Kosumi u kthyen sot nga një vizitë disaditëshe në disa vende të rajonit. Jese Petereseni tha se ishte një rast i mirë për kryeministrin Kosumi që të paraqiste pikëpamjet e Kosovës në konferencën e Zagrebit e poashtu edhe gjatë takimeve që ai ka mbajtur në Slloveni e Kroaci.
Kryeministri Kosumi me të arritur në Aeroportin e Prishtinës tha se ideja themelore, që është diskutuar në konferencën e Zagrebit, kanë qenë mundësitë e integrimeve evropiane të shteteve të Ballkanit perëndimor. Kosumi shtoi se ka qenë një konferencë e mirë, në të cilën ka pasur shumë propozime të mira. “Fatkeqësisht kjo është bërë nën hijen e dështimit të referendumit për kushtetutën evropiane në Francë dhe Holandë, si për pjesëmarrësit që ishin prej kryeqyteteve evropiane, por edhe ata nga rajoni”,- deklaroi Kosumi. Qëndrimi i tij është se pavarësisht nga dështimi i referendumit të këtyre dy shteteve, procesi i integrimit evropian i Ballkanit perëndimor nuk duhet të stopohet. “BE është Union Evropian vetëm nëse integrohen të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor”,-u shpreh kryeministri i Kosovës. Duke folur për takimet që ai ka pasur në Slloveni e Kroaci, tha se ky është një hap përpara, jo vetëm për qeverinë e Kosovës, por është një hap përpara për Kosovën, sepse takimet e nivelit të tillë i hapin derën qeverisë së Kosovës dhe në përgjithësi popullit të Kosovës për të krijuar një strategji të përbashkët për të harmonizuar qëndrimet rreth statusit të ardhshëm të Kosovës.
“Zgjidhja e çështjes së statusit është çështje prioritare. Për ne tash çështja e formimit të shtetit të Kosovës është detyra e parë që do të bëhet. Ne duhet të punojmë për të përmbushur qëllimet tona, standardet dhe shumë norma demokratike”,-vuri në pah Kosumi. Ekziston një disponim pozitiv dhe një harmonizim i qëndrimit, sipas Kosumit, se pa integrimin e të gjitha vendeve të rajonit nuk është Evropa Evropë, që do të thotë edhe pa integrimin e Kosovës. Ne gjithashtu duhet të themi se nuk jemi shumë afër procesit të integrimit evropian”,-spikati ai.Sipas Kosumit, në konferencën e Zagrebit ekzistonte një bindje se zgjidhja e statusit final të Kosovës të fillojë sa më shpejt dhe nuk do të ketë prolongim të vendimeve themelore për Kosovën. “Në takimet që kam pasur me udhëheqësit e ndryshëm, qoftë të Sllovenisë, Kroacisë edhe udhëheqësit e tjerë ekziston bindja se në shtator duhet të fillojnë bisedat për statusin final”,-vlerësoi Kosumi. “Pra këto biseda nuk do të zgjasin. Duhet të përfundojë procesi i definimit të statusit final, por jo aq shpejt sa të rrezikohet procesi. Kosumi tha se ka pasur takime me 30 biznesmenë sllovenë, të cilët kanë investuar dhe duan të investojnë në Kosovë. “Unë kam biseduar hapur dy orë me ta. Jam shumë i kënaqur me bindjet e tyre se Kosova mund të jetë një vend interesant për ta. Mesazhi që unë kam dërguar te ta dhe atë që kam kërkuar edhe nga qeveria sllovene dhe kroate është që Kosovën ta shikojnë si partner strategjik dhe të mos e shikojnë vetëm si treg. Në të gjitha takimet që kam pasur qëllimet e mia kanë qenë dy: të krijojmë qëndrime sa më shumë të përbashkëta rreth zgjedhjes së statusit final të Kosovës dhe të gjejmë përkrahje e modele dhe mundësi bashkëpunimi rajonal në kuadër të integrimeve evropiane. Unë jam shumë optimist se në këto dy qëndrime tonat ekziston një përkrahje e gjerë për këto dy qëllime

Friday, June 03, 2005

 

Administrata ndërkombëtare zyrtarizon kodin e ri postar

Prishtinë, 3 qershor(asdrenOnline)
Administrata ndërkombëtare në vend ka aprovuar kodet e reja postare, të cilat Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) është përgjegjëse që ti zbatoj që nga 1 qershori i këtij viti, ka njoftuar të premten zyra për informim e UNMIK-ut. Kodi i ri postar është zhvilluar ne bashkëpunim me Unionin Universal Postar (UPU). Sipas UNMIK-ut me kërkesë të UPU-së, UNMIK-u ka konfirmuar se ka fuqi formale për të aprovuar kode postare për Kosovën dhe në fakt ai ka aprovuar kode të tilla postare. Në bazë të këtij konfirmimi nga ana e UNMIK-ut, UPU ka publikuar një qarkore duke njoftuar administratat postare rreth kodeve të reja, të cilat i janë shtuar bazës së të dhënave të Universal POST CODES. Me zyrtarizimin e kodit të ri postar nga UNMIK-u, çdo dërgesë e letrave apo pakove jashtë vendit do të bëhet nëpërmjet Kosovës, e jo nëpërmjet qendrave tranzite në Shqipëri apo Zvicrër, siç është bërë deri më tani. Marrja e kodit postar do të rrit edhe shpejtësinë dhe sigurinë e shkëmbimit të letrave dhe pakove brenda dhe jashtë Kosovës.
Kodi për Prishtinën është 10 000, Prizreni ka kodin 20 000, Peja 30 000, Mitrovica 40 000, Gjakova 50 000, Gjilani 60 000 dhe Ferizaj 70 000. Të gjitha qytetet kanë edhe nën kodet e tyre.

Thursday, June 02, 2005

 

MINIERA E KISHNICËS EDHE ZYRTARISHT FILLOJ PUNËN: FILLIMI I PUNËS NE TREPÇË BRENDA KËTIJ MUAJI

Prishtinë, 2 qershor (asdrenOnline)
Ministri i Energjetikes dhe minierave Ethem Çeku u ka kërkuar drejtuesve të minierave, që të rifillojnë punën në miniera, aty ku ka mundësi deri në vitin 2006 të rifillojnë punën në mënyrë që në vitin 2006 minierat të mos jenë barrë për buxhetin e Kosovës. Këtë kërkesë ministri Çeku ua ka bërë drejtuesve të minierave më rastin e rifillimit të pjesshme të punës në minierën e Kishnicës. Ministri Çeku më këtë rast tha se për Qeverinë është shumë e rëndësishme rifillimi i punës në miniera, në mënyrë që në vitin 2006 minierat dhe energjetika të mos jenë barrë për Buxhetin e Kosovës.
“Kjo është shumë esenciale. Çdo vit nga Buxheti i Kosovës për energjetik ndahen rreth 70-80 milionë euro” tha ministri Çeku. Zhvillimi ekonomik i vendit tonë, tha me teje Çeku do të vazhdon të bazohet në resurset e minierave.
“Energjetika, miniera, bujqësia dhe disa sektor do të jenë komponentët të cilat do të bazohet zhvillimi ekonomik. Ne si qeveri bashke më disa institucione te tjera ndërkombëtare kemi investuar diku rreth 50 milionë euro në resurset e minierave’- theksoj Çeku. Ministri i Energjetikës dhe Minierave tha se edhe përkundër se kompetencat në fushën e minierave ende nuk janë bartur tërësisht kjo ministri është duke u munduar që bashke më AKM-në që të hyjmë në një fazë tjetër të trajtimit të minierave. “Gjithë procesi jonë është të rifillojmë më punë në të gjitha minierat, aty ku mundet. Juve ju bjen një barrë shumë e rend, shumë e vështire që ti trajtoni këto çështje. Në takimin e fundit të bordit të AKM-së, ne kemi kërkuar që rifillimi i punës se minierave është emergjente për nevojat e zhvillimit ekonomik të Kosovës” pohoj ministri Çeku, duke shtuar se ne si ministri e kemi marrë një pjesë të përgjegjësive. Ne, shtoj ministri jemi të gatshëm të ju ndihmojmë dhe të ju mbështesim ne programet për aftësimin e kuadrove. “Ne qoftë se dëshirojmë zhvillim të minerave duhet të kemi aftësim të kuadrove”-tha si. Ministri Çeku i kërkoj drejtuesve të minierave që të mbajmë premtimin e dhënë që mesi qershorit të jetë fillimi i punës ne Trepçë. “Tërheqje nga ky pozicion nuk ka, dhe tash me nuk ka kthim mbrapa ne rifillim e Trepçës dhe rifillimi duhet të bëjë në kohen që e keni thenë ju vetë” u tha ministri Çeku drejtuesve të minierave të Kosovës. Ndërkaq drejtori i Trepçës Nazmi Mikullovci duke folur për fillimin e punës në minierat e Trepçës tha se sa i përket rifillimit të punëve në këto miniera në shumë hapa puna nuk po varet vetëm nga ne.
“Jemi informuar se do të marrim lejen për hulumtim dhe shpresojmë që të marrin edhe lejen për eksploatim. Të martën e ardhshëm punëtoret e Trepçës do të certifikohen për minandezës, minimumi i kësaj punë është koha prej dy javëve” ka bërë të ditur Mikullovci. Ne, tha Mikullovci po mundohemi që të koordinojmë një aktivitet për rifillimin e punëve në miniera, por tha ai, në shumë hapa gjithçka nuk është duke u varur vetëm nga ne.
Pas vizitës që i bëri minierës se Kishnicës, ministri i Energjetikës dhe Minierave Ethem Çeku ka vizituar edhe minierat e Artanës.

 

BELGJIKA PREMTON PËRKRAHJE TË VAZHDUESHME PËR KOSOVËN

Prishtinë, 31 maj

Kjo që po ndodh ne Kosovës është vepër e popullit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, është shprehur kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi pas takimit që pati më shefin e diplomacisë belge Karel de Gucht.
“Të arriturat e deritanishme ne Kosovës janë vepër e popullit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe ne dëshirojmë dhe jemi të përkushtuar që bashkërisht të vazhdojmë të punojmë”- tha kryeministri Kosumi. Ne, tha kryeministri Kosumi kemi një mirëkuptim shumë të madhe që bashkërisht të punojmë edhe për standardet, decentralizimin dhe të arriturat e tjera, deri të zgjidhja e statusit final të Kosovës. Kryeministri Kosumi pas këtij takimi shprehi bindjen se në një të ardhme Kosova sikurse edhe shtetet e tjera do të jetë anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, Karel de Gucht, ministër i jashtëm i Belgjikës tha se që nga janari i vitit të ardhshmen do ta këtë presidencën e radhës të OSBE-së, ky, tha shefi i diplomacisë belge, do të jete një shans që Kosovën ta vizitoj me shpesh. “Belgjika do të vazhdon edhe në ardhmen ta përkrah Kosovën. Ne i kemi trupat tona për shumë vjet këtu dhe i premtova kryeministrit se ne kohen kur të fillojnë pilot projektet rreth decentralizimit, qeveria belge është e gatshëm për të dhëne përkrahjen e vetë në të gjitha sferat e jetës duke përfshire edhe ndihmën financiare. Besoj se se bashku Bashkimi Evropian dhe institucionet e Kosovës do të veprojnë për statusin finale të kësaj krize”- theksoj de Gucht. De Gucht shprehi besimin e tij se brenda këtyre tre muajve do të punohet mjafte ne implementimin e standardeve. Shefi i diplomacisë belgë i ka premtuar kryeministrit Kosumi përkrahjen e fuqishme të shtetit të Belgjikës në ecjen përpara drejt zgjidhjes se statusit të vendit

Wednesday, June 01, 2005

 

NË PESË VJETORIN E PUNËS SE PAVARUR PTK-JA BEHËT MË KODIN E RI POSTAR NDËRKOMBËTARË

Prishtinë, 31 maj

Në 5 vjetorin e themelimit të saj Postë-Telekomi i Kosovës bëhet edhe me kodin e ri postar ndërkombëtarë, përmes së cilit do të rritet shpejtësia dhe siguria e shkëmbimit të letrave dhe pakove, brenda dhe jashtë Kosovës.
Rafet Jashari drejtor i Postave të Kosovës në prezantimin e jubileut tha se kodi ndërkombëtar postar është një avancim për punën e Postës se Kosovës, por është një ndihmës e jashtëzakonshme për të gjithë qytetaret që dëshirojnë të shkëmbejnë letra dhe paketa brenda dhe jashtë Kosovës. “ kodi postarë do të ndihmojë tëjë mase zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe tash njerëzit mund ta ndjekin shpejtësinë e lëvizjes se dergeses se tyre. Siguria rritet tejë mase, pra zvogëlohet mundësia e humbjes së dërgesave ne 99 për qind” –tha Jashari. Jashari tha se kodi i ri postarë është përcaktuar në bashkëpunimin të ngushtë më Unionin postar ndërkombëtar, i cili me pastaj është miratuar nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut.
Qemajl Ahmeti, ministri i Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës (MTPT) duke uruar PTK-në për kodin tha se MTPT është në fazën e ndërtimit të infrastrukturës ligjore që të mundësoj legalizimin e shërbimeve postare dhe telekomunikuese në Kosovë.
“Ne jemi në dijeni se në Kosovë operojnë shumë operatorë ilegal dhe të palicencuar, por angazhimi i MTPT-së do të jetë që sa më shpejtë të bëhet licencimi i të gjithë operatorëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara nga MTPT”, tha Ahmeti.

 

Nga Shërbimi Daganor i Kosovës JANË SEKUESTRUAR 152 AUTOMJETE

Prishtinë, 31 maj
Në Kosovë deri tash nga Shërbimi Doganor prej 902 ndalesave janë sekuestruar 152 automjete të cilat ishin në kundërshtim me dispozitat ligjore. Këto shifra janë berë publike nga drejtues të Sherbimit Doganore të Kosovës të cilet po ashtu kanë bërë të ditur se rreth 143.000 euro në targa dhe afro 22 mij euro gjoba administrative janë mbledhur vetëm nga automjetet e sekuestruara gjatë aksionit të ndërmarrë më qellim të ndalimit të qarkullimit të automjeteve më targa të huaja.
Ekrem Hajdari, u. d. i drejtorit për zbatimin e ligjit në Shërbimin Doganor tha se gjatë përiudhes se zhvillimit të këtij aksioni nëpër degë doganore janë zhdoganuar 2627 vetura, ku vlera e këtyre automjeteve arrin shumën rreth 25 milionë euro vlerë e mallit të importuar, vlerë kjo nga e cila Buxheti i Kosovës ka arkëtur afër 7.3 milionë euro tagra doganor. Hajdari tha se gjatë këtij aksioni nga oficeret e Shërbimit Doganore nuk është ropartuar për ndonjë incident serioz. U. d. i drejtorit për zbatimin e ligjit në Shërbimin Doganor tha se aksioni do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të shtrihet në terë teritorin e Kosovës më nëj intensitet edhe më të shtuar.
A. Osaj

 

SIPAS FMN-SË: BUXHETI I VITIT TË ARDHSHËM DO TË KËTË 100 MILIONË EURO DEFICIT

Duke e pasur një deficit prej 150 milionë euro në vitin e kaluar, një deficit i planifikuar prej 130 milionë euro këtë vit, dhe me shumë deficit në vitin ardhshëm, atëherë kursimet e Qeverisë se Kosovës, suficiti i grumbulluar do të shpenzohet tërësisht diku kah mesi i vitit 2006

Prishtinë, 22 maj

Viti fiskal 2004 ka qenë viti i vetëm ku shpenzimet buxhetore kanë qenë më të larta se të hyrat. Ky ndryshim ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, sipas ministrisë se Ekonomisë dhe Financave ka krijuar deficit buxhetor, i cili deri në fund të dhjetorit ishte 141.6 milionë euro, derisa të ardhurat e marra ishin 171 milionë euro. Në raportin e fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtarë thuhet se shumica e shpenzimeve të Qeverisë janë krijuar si shpenzime strukturale që do të thotë janë pagesa për punëtorët e shërbimit civil, pastaj beneficione sociale, mallra dhe shërbime. Shefi i FMN-së në Prishtinë, Marc Auboin ditë më parë në një konferencë më gazetarë ka paralajmëruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë rreth 100 milionë euro deficit. “Nëse e shikojmë trendin duke e pasur një deficit prej 150 milionë euro në vitin e kaluar, një deficit i planifikuar prej 130 milionë euro këtë vit, dhe me shumë deficit në vitin ardhshëm, atëherë kursimet e Qeverisë se Kosovës, suficiti i grumbulluar do të shpenzohet tërësisht diku kah viti 2006,”- pati deklaruar shefi i FMN-së. Ndërkaq, në fillim të vitit 2005 balanci i Qeverisë i mbetur në Bankë ishte 180 milionë euro, kështu që nëse llogaritet që sivjet të kemi një deficit prej 130 milionëve atëherë duke e zbritur këtë shumë( 130 milionë euro) prej 180 milionë eurove, në fund të vitit në fondet e Qeverisë do të mbetën diku rreth 50 milionë euro dhe nëse i kemi edhe 100 milionë euro vitin e ardhshëm do të thotë se Qeveria në një nga fazat e saj do të shpenzojë këto mjetë dhe rrezikon të mbetët pa para vitin e ardhshëm. “Zgjerimi i madhe i shpenzimeve të Qeverisë në dy tre vitet e fundit ka qenë një breng edhe për Fondin Monetar Ndërkombëtare, sepse një zgjerim i mëtutjeshëm i Qeverisë do të thotë një zgjerim i mëtutjeshëm i këtyre shpenzimeve”-ka theksuar Auboin ditë më parë. Sipas FMN-së, nëse dëshirohet që të mënjanohet kriza e pagesave në vitin 2006 atëherë Qeveria duhet të bëjë kursime në buxhet. Shefi i FMN-së gjatë prezantimit të raportit të FMN-së për Kosovës pati theksuar se deri më tash Kosova asnjëherë nuk ka qene në një situatë që të mbetët pa të ardhura. “Kjo është një ndodhi e vështirë që të mund të imagjinohet”-pati thënë ai.
Mënyra në të cilën punon ekonomia e Kosovës duke e përdorur euron dhe duke mos pasur mundësi që të huazoj nga jashtë, kur ti shpenzohet suficitet që i ka pas deri më tash, Qeveria nuk do të këtë para për paga, për shërbime, si dhe kontratat e Qeverisë nuk do të jenë në gjendje që të përmbushën. Për ti ikur kësaj gjendje FMN-ja është duke e dizajnuar një planë për Qeverinë në mënyrë që të bëjë disa kursime të kufizuara në mënyrë që të paktën të jetë relativisht e sigurt në vitin 2005 e 2006. Ata që menaxhojnë më buxhetin e Kosovës duhet të krijojnë një bazë të shënimeve dhe një bazë të besueshmërisë në mënyrë që të jene në gjendje që në të ardhmen të marrin ndihma nga donatoret.
Masat apo rekomandimet që jepen nga Fondi Monetare Ndërkombëtare është që të vazhdohet të kontrollohen pagat e shërbyesve civil. Tash për tash pagat e shërbimit civil i shpenzojnë rreth 30 për qind të të hyrave të mbledhura që është një nga nivelet më të larta në Evropë. Nëse dëshirojmë që të paktën t’i kemi të sigurt vendet e punës të cilat janë krijuar duhet të kemi një kontroll strikte si në paga ashtu edhe në punësimin e punëtorëve të rijnë
A. Osaj

This page is powered by Blogger. Isn't yours?